Fondi pensional: Kapital ose pension?

Shumë shqiptarë dhe jo shqiptarë vijnë para kohës së pensionit në zyrën time dhe me pyesin se cili variant është më mirë, tërheqja kapitalit apo shndrimi i kapitalit në pension.

Përgjigja është si shumë herë jo e lehtë, sepse varret nga situata dhe planet individuale. Me rëndësi është të shikohet njëherë rregullatorja e fondit ku jeni të siguruar dhe të shihni si funksionojnë kriteret e tërheqjes së kapitalit dhe si janë kriteret e shndërimit në pension. Tërheqja e kapital është shpesh here e rregulluar me një afat kohorë kurse shnëdrimi në pension kërkon edhe një tërheqje nga kontrata me punëdhënësin. Është gjithashtu me rëndësi të kuptohet që fondet pensionale (shtylla e dytë në piramidën e sigurimeve sociale në Zvicër) janë të regjistruara si fondacione pa qellim fitimprurëse.

Në këtë drejtim nuk qëndron argumenti që “fiton Pensionkasse” nëse bëni këtë ose atë veprim, fondi nuk përfiton sepse fitimi nuk është i paraparë që në krijim të sistemit, por as nuk është i lejuar ligjërisht. Për këtë arsye ju këshilloj që para pensionit të merrni kohë dhe të shkoni tek fondi juaj për një këshillim individual dhe të mos hezitoni, sepse këshilltari nuk mbron as interesa fitimprurëse por as nuk merre ndonjë provizion.

Të jemi të sinqertë, për stabilitetin financiar dhe në aspektin e teknikes së sigurimeve ekziston një variant i cili është për fondin më i lehtë dhe ai është tërheqja kapitalit. Ky variant është më i lehtë për fondet sepse me pagesën nga fondi bien automatikisht të gjitha kërkesat të juaja ndaj fondit, nuk duhet të administroheni si pensionist dhe probabiliteti që të jetoni më gjatë së vdekshmëria mesatare është e madhe. Pra nuk është fjala që fondi dëshiron që gjithë të tërheqin kapitalin, është thjesht e parëndësishme. Variantin e dytë, shnëdrimi kapitalit në pension duket shpesh herë jo shumë i mirë. Ndoshta në fillimi hiqni dorë nga një shumë e madhe të kapitalit, që besa disa herë mbërrin deri në disa qindra mija franga, por nëse shikohet në afat gjatë del që me kalimin e kohës përfitoni shpesh herë më shumë. Nëse jeni në një fond që detyrimet i kryen ne bazën minimal të ligjit (BVG minimum) atëherë kapital juaj me një përqindje prej 6.8 kthehet në pension, qe i bije pas 14 vite harxhohet kapitali. Fondi paguan deri në vdekje, do thotë nëse jetoni më shumë se 14 vite pas pensionit fitoni. Por edhe ne rast qe nuk i mbërrini ato vite, fondet janë te detyruara te paguajnë pension (shpesh here 60%) bashkëshortes apo bashkëshortit tuaj (BVG Art. 19).

 Edhe ne rastin ekstrem, kur asnjëra palë nuk përfiton, shumica e fondeve paguajnë kapitalin me rastrin e vdekjes (Todesfallkapital) ndaj të afërmit. Pse? Sepse fondi nuk është fitimprurës. Është me rëndësi të kuptohet qe plani individual është baza e zgjidhjes tuaj. A do jetoni në vendlindje dhe ju mjafton pensioni AHV dhe keni plane konkrete me kapitalin. Shumë shqiptarë kthehen në vendlindje dhe pas një kohë kthehen prapë në Zvicër, pasi fëmijët jetojnë këtu dhe shërbimet shëndetësore janë më të sofistikuara. Në këto raste është më mirë te keni të ardhura nga AHV dhe fondi pensional, pasi jeta në Zvicër – siç e dini vetë – është mjaftë e shtrenjtë. Dhe në fund, ai kapital që është ne fond është i juaji. Atë nuk e ka fituar punëdhënësi, as fondi pensional, as shteti dhe as dikush në familjen tuaj. Ai kapital është rezultati i punës tuaj gjatë jetës në mërgim, dhe vendosni mirë për atë. (prointegra.ch)