Fondi muzeal i Luigj Gurakuqi, që ruhet me shumë përkujdesje në Shkodër

 

Në përmbyllje të këtij viti, si edhe çdo fillim javë në portalin tonë do të postoj fondet muzeale të personaliteteve shqiptare filluar nga Veriu i Shqipërisë, me Luigj Gurakuqin, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë,por edhe poet, gjuhëtar, diplomat, deputet por edhe drejtor i parë i Normales së Elbasanit

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Të vizitosh Shkodrën e të mos vizitosh Muzeun Historik të këtij qyteti, perle të kulturës shqiptare, vërtetë do të ishte një mangësi. Sepse sa herë që kam shkua në këtë muze, aty krahas tjerave janë ekspozuar edhe fondet e personaliteteve të shquara të veriut shqiptar. Ndaj edhe kësaj radhe atë që pash e shkrepa me objektiv po ua ofroj kësaj radhe.

Fjala është për Heroi i popullit shqiptarë Luigj Gurakuqi, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklarataës së Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe poet, arsimtar, gjuhëtar, diplomat, deputet e të tjerë, padyshim është një nga personalitetet më të shquara të lëvizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e periudhës së Rilindjes Kombëtare, por edhe të fillimeve të Pavarësisë, duke qenë njëherësh edhe drejtori parë i Shkollës Normale të Elbasanit, prej nga u rekrutuan mësuesit e parë për mbarë nëngiellin shqiptar.

Ndaj edhe gjatë çdo vizite në Shkodër përpiqem të gjej diçka për këtë figurë madhore të kombit. Kur vizitova perlën e kulturës shqiptare, më 5 Maj 2016, mësova për hapjen e Fondit Luigj Gurakuqi në Muzeun Historik në Shkodër, ku edhe i shkrepa këto foto, pronë e dikurshme e Gurakuqit të ruajtura me shumë kujdes si vlerë më shumë se etnografike e historike të këtij personalitetit të madh të kombit tonë.

Do theksuar se Muzeu Historik i Shkodrës që gjendet në shtëpinë e Oso Kukes, herëpashere ndërron fondet muzeale , ndaj edhe është me interes që vizitori zakonisht ta viziton atë kur viziton edhe vet Shkodrës.