Në Kosovë mbështete themelimi i Fondacionit “ALBANA”

208

Dje në hotelin “Emerald” të Prishtinës u mbajt një takim me prani të përfaqësuesve nga Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës, por edhe nga diaspora, ku u bisedua rreth platformës kombëtare të  Fondacionit “Albana” që udhëhiqet nga Prof. As. Dr. Elena Kocaqi, një studiuese e shquar në fushën e historisë, e cila edhe e drejtoi këtë takim.

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Kryetarja e Fondacionit Albana , Elena Kocaqi, me këtë rast foli mbi parimet mbi të cilat mbështete kjo platformë, e që synon bashkimin e shqiptarëve në disa fusha me interes të përbashkët, duke veçuar të drejtën e shtetësisë shqiptare apo të votës edhe të shqiptarëve jashtë gjeografisë së Shqipërisë së sotme, përfshi edhe shqiptarët në mërgatë.

Në fund të këtij takimi, ku pati edhe figura eminente nga fusha e shkencës dhe kulturës, pasi u përkrah kjo platformë me disa vërejtje dhe plotësime u zgjodh një Këshill nismëtar i Fondacionit ALBANA për Kosovë, rreth avancimit të më Të më tejmë të këtij projekti me karakter gjithëkombëtar.

Grupi në krye me zonjën Kocaqi udhëtoj dje edhe në Shkup, ku po ashtu synohet të themelohet edhe një këshill nismëtarë nga radhët e shqiptarëve të Maqedonisë. Më 22 gusht 2019, në mjediset e Qendrës për integrim në Luzern të Zvicrës po ashtu është mbajt një takim i kësaj natyre me shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, si dhe nga Shqipëria. Edhe ai takim pati për qëllim themelimin e Fondacionit ALBANA për Zvicrën.

Synimet e dhe qëllimet e Fondacionit “Albana”

“Fondacioni Albana, ka si qellim që të studiojë, shquajë, nxisë, mbështesë, ndihmojë dhe promovojë traditën, kulturën dhe identitetin shqiptar.” Këto qëllime synohen të arrihen,
a) Duke promovuar nisma kulturore e sociale, simpoziume, seminare, debate publike, prezantime librash, kurse formimi, çmime e bursa studimi.
b) Duke kryer studime e kërkime, në bashkëpunim me subjekte të tjera, në lidhje me kulturën, ekonominë, politikën.
c) Duke eksperimentuar forma te reja te pjesëmarrjes ne jetën publike, zhvillimet sociale e politike.
d) Duke realizuar e përhapur publikime e produkte te shtypit tradicional, elektronik e multimedial etj.
Këto qëllime dhe objektiva synojnë të arrihen me burimet njerëzore më të mira të fushave të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Intelektualë të fushave të ndryshme, do të ftohen të japin kontributin tyre në këto çështje jetike për vendin.

Kush është Prof. asoc. dr. Elena Kocaqi ?!

Prof. asoc. dr. Elena Kocaqi ka mbaruar tri fakultete – histori-filologji, juridik dhe shkenca politike dhe ka doktoruar në fushën e historisë. Është pedagoge në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Ka botuar disa vepra historike e publicistike, si dhe shumë artikuj shkencorë brenda e jashtë vendit. Flet disa gjuhë të huaja.

Elena Kocaqi botuar librin “Albanët me famë në mijëvjeçar” që flet për shqiptarët me famë botërore, të cilët kanë themeluar dhe udhëhequr dinasti dhe shtete të famshme gjatë gjithë historisë së njerëzimit; librin “Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane”, që është libri i dytë i autores e që  flet për kontributin Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane antike dhe moderne. Ajo po asht ka shkruar edhe libra te tjerë për rolin e Austro-Hungarisë për krijimin e shtetit shqiptar, misionin e Princ Vidit ne Shqipëri ne vitet 1913-14, etj.