Në kuadër të eksplorimeve të vendeve të veçanta nëpër tërë Zvicrën, kësaj radhe me iniciativën e fotografit Afrim Nevzadi vizituam një fshat tejet karakteristik dhe të bukur thotë Shenasi Aliu, për ProIntegra.ch.
Fshati quhet FILZBACH, gjendet në Kanton-in Glarus, mu buzë liqenit Walensee por me një dallim prej afër 300 metra lartësi mbidetare. Lartësia mbidetare e liqenit është 428 metra, kurse fshati Filzbach është i vendosur në një plato me lartësi mbidetare 690 metra, pra dallimi nga liqeni deri te fshati është afërsisht 300 m. nga ku i tërë liqeni duket si në pëllëmbë të dorës.
Sipas statistikës së vitit 2011, fshati numëron 509 banor, është fshat i qetë pa qarkullim makinash, makinat mund të parkohen jashtë fshatit dhe fshati përshkohet këmbë.
Sipas Institutit meteorologjik dhe matjeve të ndotjes së ajrit, ajri në këtë fshat është më i pastërti në tërë Kanton-in Glarus, pikërisht kësaj vetie karakteristike njerëzit nga tërë Zvicra vijnë për shërim të rrugëve të frymëmarrjes dhe kanë sukses në këtë drejtim.
Është fshat me florë dhe faunë të pasur nga ku mund të takoni, ketrin, drejtë, dhelpër, dhi të egra dhe shpend të llojeve të ndryshme, kjo për faktin se ajri është shumë i pastër.
Fjala e fshatit vjen nga gjuha Reto-romane që ka kuptimin “gewunder Weg” ose “udhët e mahnitshme (mrekullueshme)”, që vërtetë janë rrugë të mrekullueshme. ProIntegra.ch/
Huazuar nga Shenasi Aliu.