Filmi “Nënë Tereza dhe Unë” në kinematë e Zvicrrës

Filmi “Mother Teresa & Me”, një prodhim zvicerano-indiano-anglez që tregon fillimet e Nënë Terezës në lagjet e varfra, po shfaqet në kinematë zvicerane. Produksioni është unik sepse është financuar ekskluzivisht me donacione dhe të gjitha të ardhurat e filmit mbështesin fëmijët e varfër në edukimin dhe shëndetin e tyre.

Filmi “Nëna Terezë dhe Unë”, nga dita e premierës në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës me 24 tetor, është duke ngjallur interesim të jashtëzakonshëm tek audienca në Zvicër.

FiImi është realizuar nga një produksion zvicerano-indian, ku përkatësia shqiptare dhe prejardhja nga Shkupi e Nënës Terezë përbëjnë elemente të theksuara gjatë filmit.

Nga data 7 dhjetor 2022, filmi do të shfaqet në kinematë në pjesën frankofolëse të Zvicrës.

Për më shumë informacione mbi filmin ndiq linkun:

https://www.mother-teresa-and-me.film/

#NenaTereze #MotherTeresa #MotherTeresaAndMe