Fillimi

Dy fjalë për projektin “Pro Integra”

Si vazhdimësi për zbatimin praktik të zgjerimit të njohurive tona edhe arsimore, profesionale dhe jetësore, nga viti 2001 deri në vitin 2003 kemi realizuar një varg projektesh me bashkëkombësit tanë në Schaffhausen me rrethinë, projekte të vogla këto të Bashkësisë Shqiptare të Schaffhausen-it të drejtuara vullnetarisht nga Faton Topalli dhe Osman Osmani, mandatar të Bashkësisë Shqiptare të Kantonit Schaffhausen me rrethinë dhe që janë mbështetur financiarisht  edhe nga entet për integrim të kantonit dhe federatës.

Nga viti 2003 i kemi hy sfidës për ndërtimin e një enti profesional për çështje të migracionit dhe kjo tani është “Pro Integra” si shërbim profesional për çështje migracioni, një lloj qendre e kompetencës sa përket çështjes së shqiptarëve në Zvicër.

Disa nga aktivtete dhe shërbimet e ofertat e deitashme:

  • Këshillim i migrantëve dhe i profesionistëve në të gjitha lëmit jetësore
  • Shoqërim dhe mbështetje psiko-sociale të migrantëve
  • Puna dhe shoqërim socio-pedagogjik të familjeve me nevoja
  • Ndërmjetësim mes migrantëve dhe vendasve
  • Punë informative e parandaluese shëndetësore e sociale
  • Triazhim në mes të gjithë pjesëmarrësve (të të përfshirëve në një rast/situatë)
  • Rrjetëzim dhe bashkëpunim me shërbime dhe ente profesionale në lëmin shëndetësore, arsimore dhe sociale
  • Seminare trajnimi, aftësimi dhe arsimimi të mëtejmë nga tema e migracionit
  • Punë mediale (publike)
  • Arsimim për të rriturit
  • Punë në lëmin e zhvillim-bashkëpunimit vend nikoqir – vend amë
  • Punë dhe menaxhim projektesh
  • Punë shoqërore me komunitete
  • Manifestime kulturore
  • Shkëmbim kulturor dhe udhëtime studimore
  • Punë studimore e hulumtuese
  • Angazhim politik
  • Shëbime tjera