Ferma apo Firmo, katundi arbëresh, ku Skënderbeu të pret në shesh! 

 

Gjatë shtegtimeve nëpër katundet arbëreshe në mars të vitit 2019 isha në Ferma ( it. Firmo), një bashki kjo në provincën e Kozencës me rreth 2 mijë banorë, që ngrihet 369 mbi nivelin e detit në një kodër në rrafshinën Sibari, përgjatë vargmalit të Pollinos. Ajo që të tërheq në të hyrë në qendër të tij është busti i kryetrimit tonë, Gjergj Kastriotit të Skënderbeut, një bibliotekë e pasur, bashkë me të folurit e gjuhës së etërve (arbërisht), si dhe në toponimet dy gjuhësore-. Edhe Firmo ka ruajtur ritin bizantin dhe i përket Eparkisë së Lungros, qendrës më të madhe arbëreshe në Kalabri

Teksti dhe fotot : Rexhep Rifati

Mbrëmjen e 2 Marsit 201, në shoqërim të tre mërgimtarëve nga Zvicra, kryesisht krijues arti, por edhe veprimtarë të dalluar: Bajrush Zeka, Gjergj Prenkoçaj dhe Ilir Gjeladini, në lëshim të muzgut, me të lëshuar të autostradës në drejtim të Ungros, sapo vërejtëm dritat e një vendbanimi, jo edhe shumë larg nga rruga, ndërsa që një tabelë na bënte me dije se ishim në afërsi të një katundi: “ MIRË SE NA ERDHËT FERMË -PROVINÇA E KOZENCËS”.

Pa menduar gjatë vendosëm të hyjmë në këtë fshat, ku në qendër të tij ngrihej krenarisht busti i kryetrimit tonë Gjergj Kastriotit Skënderbeu, e ku në mbishkrimin (që mezi lexohej pasi ishin shlyer shkronjat) thuhej se ishte dhuratë e kryetarit të Bashkisë së Lushnjes. Pasi bëmë ca foto dhe një lëvizje rrugëve të boshatisura të fshatit hymë me një kafe të përmbushur me të ri, ku na ra në sy sesi disa nga ta flisnin arbërisht por vështirë se e kuptonim komunikimin. Aty më ra në sy një foto e një gripi të ri me një mbishkrim Radio Ferma dhe pandeha se mund të ishin pjesë e stafit të kësaj radioje apo edhe sportistë të thirrur për ndonjë bisedë.

Katundi që ka një arkitekturë të vjetër e të ruajtur mirë është vetëm 6 km larg kryqëzimit autostradës, që kryqëzon rrugët kryesore në këtë regjion. Përndryshe, Fermo është një qytezë arbëreshe në provincën e Kosencës përgjatë kodrave me pamje nga fusha e Sibari, me Pollino-in madhështor dhe luginën e ftohtë të lumit Tyre si mbrojtje. Jo larg nga këtu mund të shihni detin Jon, ndërkaq që vet natyra kodrinore e territorit, bashkë me luginën pjellore i japin ambientit një pamje mjaft tërheqëse. Pos bustit të Skënderbeut, krenaria e këtij katundi është edhe biblioteka me disa mijëra libra, ndërsa që vet arkivi i këtushëm ruan regjistrat që nga themelimi në fillim të shek. XVI. Në mesin e botimeve të bibliotekës janë edhe veprat e shkrimtarit të mirënjohur Vorea Ujko, që ka lind në Frasnita, por që ka qenë prift dhe ka studiuar edhe për letërsi dhe si i tillë ka punuar mësues i letërsisë në Firmo. Para se të nsesha kësaj radhe për Kalabri, kisha shënuar emrine  fermos dhe një figurë bukur të njohur të këtij katundi, artist e poet, Franco Vaston, të cilin e takova në Ungra e që me 4 Mars 2019 na shoqëroi edhe në Çifti/ Qivita e Frasnitë, meqë rast të gjithë së bashku i bëmë një vizitë At Antonio Belluscit (Belushit), që na priti shumë përzemërsisht me të motrën e tij Rinën.

Së voni përmes “Gazeta Diaspora Shqiptare”, mësojmë se edhe gazeta italiane “La Ctv” i ka kushtuar një artikull komunitetit arbëresh në Kalabri, ku: “mes qendrave të ndryshme që u formuan është fshati i vogël Firmo, një prej vendeve që ka ruajtur kulturën e origjinës së vet, kulturën arbëreshe. Shqipja është ndër gjuhët e njohura dhe të mbrojtura në Itali. Në Firmo, të gjithë e flasin që në vegjëli. Dhe në fakt ka një ndjenjë të fortë të komunikimit në këtë gjuhë, që u përkiste paraardhësve.

“La Meravigliosa Calabria”, quhet seria e dokumentareve të “La Ctv” që është fokusuar në qytetin e vogël, Firmo. Muzeu i Arteve dhe Traditave është i vendosur në ndërtesën më të rëndësishme antike historike, të njohur si Manastiri Domenikan. Një strukturë e lashtë që në fakt nuk ka pasur kurrë një komunitet murgjish. Vendasit arbëreshë thonë së në shqip e quajnë Manastirin edhe Këllogjëri. Në transmetim janë edhe bukuritë e jashtëzakonshëm të veshjes së traditës, shumëngjyrëshe dhe elegante. Gjithashtu edhe poezi të vjetra shqip me theksin karakteristik të kësaj toke, që tregojnë për histori që lidhen me njerëzit e tyre…”