Ferizaj ngriti pllakë përkujtimore në nderim të 20 mësuesëve të ardhur nga Shqipëria (28)

 

Me rastin e 70- vjetorit të gjimnazit të parë dhe të 75- vjetorit të Shkollës fillore ““Ismail Qemajli” në Ferizaj, u vendosën pllaka përkujtimore, kufiguron se në vitin 1941 Ministri Arsimit të Shqipërisë, Ernest Koliqi dërgoi 20 mësues nga Shqipëria për shkollën e parë shqipe të këtij qyteti.- Për ngritje e pllakave, mbajtjen e akademive e  vizitave, merita i takon ish veteranit të Arsimit Ibrahim Hyseni, i cili javën e kaluar u nda nga kjo botë

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Sot në ditën e 28- të të këtij fejtoni kushtuar mësuesve nga Shqipëria u bënë misionarët e parë në hapjen dhe shpërndarjen e dijes në mbarë territorin e Shqipërisë etnike.

Në prag të 80 vjetorit të këtij misioni të shenjtë,, shtrohet pyetja se ç` kemi bërë për këta ish pishtarë të arsimit, që falë tyre iu vu baza por edhe forcua jo vetëm shkolla shqipe por edhe identiteti kombëtar. Shembull për këtë, po e marr komunën time, atë të Ferizajt, se si i kujton e nderon ata mësues e mësuese, që dhanë aq shumë për shkollat e para shqipe në këtë komunë.

Viteve të fundit në nderim të tyre dhe të mësimdhënësve vendas u organizuan jo vetëm akademi, por edhe u zbuluan dy pllaka përkujtimore në objektet shkollore. Edhe atë: me rastin e 70- vjetorin të gjimnazit të parë dhe të 75- vjetorit të Shkollës fillore “ “Ismail Qemajli” (tash Tefik Çanga) në Ferizaj, ku në këtë të fundit përmes një pllake falënderimi, shihet se në vitin 1941 Ministri Arsimit të Shqipërisë Ernest Koliqi vetëm në këtë shkollë dërgoi 20 mësues nga Shqipëria.

Puna shkoi edhe më tej, përmes vizitave të organizuara familjarëve të të atyre mësuesve , si dhe një vizitë në nivel të një delegacioni komunal, në krye me ish- kryetarin Muharrem Sfarqa, meqë rast mësuesit Selami Kreka (që tash ka kaluar të 94-tat) iu nda një mirënjohje e posaçme.

Për të gjitha këto veprime, nisme e projekte të realizuara merita gjithësesi i përket mësuesit veteran ferizajas, Ibrahim Hyseni, i cili diti ti menaxhoj dhe shty përpara idetë e projektet, natyrisht duke pas edhe mbështetjen e kolektiveve shkollore dhe institucioneve komunale. Puna do të shkonte edhe më tutje në prag të 80 të Misionit të madh të mësuesve që mbuluan mbarë Shqipërinë etnike, por jeta e ndau Ibrahim Hysenin gjatë javës së kaluar, por nuk do ta ndajë asnjëherë nga kujtese e gjithë atyre familjeve të ish- mësuesve të parë që i vizitoi duke filluar nga Shkodra deri në Korçë. Për këtë flet edhe fakti i djeshëm kur familjarët e dy mësuesve elbasanas që punuan në komunën e Ferizajt, i bënë një vizitë ngushëlluese në Ferizaj familjes me rastin e kalimit në amshim të Ibrahim Hysenit.

Ende i kam të freskëta fjalët e Ibrahim Hysenit me rastin e 70- vjetorit të themelimit të gjimnazit shtetëror shqiptar në Ferizaj. Po citoj fjalët e tij me rastin e atij jubileu ferizajas, mbajtur më 16 Shtator 2016, ku pos tjerash Ibra i ynë përkujtoi se: “Nuk më kujtohet saktësisht se dyshemetë e klasës a kanë qenë të shtruara me dërrasa apo kanë qenë prej betoni. Porse e di që dritaret mbylleshin me kapakë-çepenga. Në kohë pushimi mes orëve nxënësit dilnin në rrugë, kurse të shtunave përziheshin me pazarxhinjë”.  Ishte ky evokimi nga pozita e një ish-nxënësi gjimnazit të parë shtetëror në Ferizaj, Ibrahim Hyseni, që tash fliste nga pozita e kryetarit të Këshillit organizativ të një ngjarje me peshë historiko- arsimore :70 vjetorit të Gjimnazit Shtetëror Shqiptar të Ferizajt.

Po në këtë kremte merrnin pjesë edhe disa prej ish- nxënësve të gjimnazit që kanë ngel në jetë ( 6 prej tyre), apo fëmijë të ish-drejtorëve e mësimdhënësve të parë, të cilët i vunë fillet e para të një shkolle pak sa më të avancuar, por që pas pak vitesh u mbyll nga ish regjimi sllavo- komunist.

Akademia kushtuar kësaj ngjarje të veçantë, qe përshkuar me shumë gëzime, por edhe emocione e lot mallëngjimi, ngase pas shumë vitesh takoheshin ish- nxënës të gjeneratës së parë apo të dytë, të ardhur jo vetëm nga Kosova por edhe Shqipëria.

Më pastaj në ish- ndërtesën e gjimnazit nga kryetari Sfarqa dhe i biri i drejtorit të parë të kësaj shkolle, Ekrem Kasapolli, Burimi si dhe Ibrahim Hyseni u zbulua pllaka përkujtimore me emrat e drejtorëve dhe arsimtarëve të gjimnazit të parë shqiptar, por që për fat të keq pati një jetëgjatësi vetëm prej pesë vjetësh. Po aty ishte edhe emri i mësuesit Selami Kreka, por në pllakë nuk ishte shënua prejardhja, por pas sa përpjekjeve që bëra në kërkim përmes postës elektronike ish nxënësja e tij, Vjollca Muka nga Korça më njoftoi se ky mësues ishte gjallë dhe në gjendje të mirë, çka u bë edhe shkas për një vizitë të organizuar nga Ferizaj.

Po nga drejtoria e shkollës “Tefik Çanga”, drejtuar nga Ganimete Konjufca dhe mbështetur edhe nga Ibrahim Hyseni, me rastin e 75- vjetorit të shkollës u ftuan familjarët e mësuesve nga Shqipëria, duke treguar edhe njëherë respektin dhe kujdesin ndaj atyre që i ngritën themelet e diturisë në këtë shkollë, më të vjetrën në shuhen shqipe në këtë qytet dhe komunë përgjithësisht.

Mund të kërkoj falje komunave të tjera, sepse nuk kam të dhëna për to, por të shpresojmë që të ketë një projekt për kremtimin e jubileut të këtij misioni, mundësisht edhe në nivel shtetëror, nga dyja anët e kufirit, aq më parë që ka të bëjë me shkollën shqipe, për çka tash nuk duhet thirre në merita kush do të merr stafetën, sepse merita dhe stafetat si flakadanë iu përkasin pikërisht atyre që në ditët më të vështira u shpërndan në trojet etnike ku ende mbretëronte një terr i vërtetë sa i përket arsimimit dhe shkollës shqipe në përgjithësi.