Fehmi Sinella nga Kavaja, që krahas mësimdhënies i thurte edhe vargje Kosovës (19)

 

Gjatë punës së mësuesisë në Kosovë, bie në sy të pushtetit, pasi çdo ditë orën mësimore e fillonte me Himnin Kombëtar, sa nga UDB-a shikohej si person i dyshimtë që po përhapte idenë e Shqipërisë së Madhe, ndaj burgoset dhe vuan burgun në Vushtrri, Prishtinë e Prizren. – Në Shqipëri kthehet me shpresën se do ta presin si hero, por nuk pritet me sy të mirë, se : “gjeja kam ardhur nga Jugosllavia”, i pat deklaruar, Ismet Krasniqit Lala, autor librash, që pat zhvilluar një bisedë në shtëpinë tij në Kavajë, e që po e botojmë në tërsi:  

Nga Ismet Krasniqi Lala

Intervistë me Fehmi Isuf Sinellën nga Kavaja, titulluar : “MËSUES I KOSOVËS DHE SHQIPËRISË”

  1. Z. Sinella: A mund t`na shpjegoni pse jeni shpirtërisht aq ngushtë të lidhur me Kosovën?

Përgjigjja: (merr frymë thellë dhe fillon) Oh, sa fort e dua Kosovën! Bele shpesh njerëzit e mi më thonë, mos folni gjë për Kosovën se Fehmiu u vret, jo more unë skam vra njeri a ma po ta dija që ndonjëri se do Kosovën, do ta rrafsha…. na i trego vjershat, shih të gjitha këto shkrime e poezi ia kam kushtuar Kosovës dhe fillon t`na i lexon titujt: “Tingujt e Kosovës”, “Rapsodi lirie për Kosovën”, “ “Bilbili i Kosovës” por i lexuam disa poezi që ia kishte kushtuar, Carrallukës, Hogoshtit, Vushtrrisë, Zymit, na zgjoi kureshtjen për tia shtruar pyetjen….

  1. Z. Sinella: Çka u lidh ju me këto vende të Kosovës që u ke kushtuar poezi ?

Përgjigjja: Pas luftës, dytë botërore, në vitet 1945-1950 unë punova mësues në shkollat e këtyre vendeve, ishte dëshira e madhe për shkollim por kushtet vërtet ishin shumë vështira, unë në Carrallukë banojsha në shkollë, disa nxënës vërtet udhëtonin nga fshatrat e largëta. Një nxënës mungoj disa ditë nga shkollë, mora vesh se e kishte ndalu mixha se larg e nuk kishte siguri rrugës  se kishte frik se po e hajn qet, nxënësi ishte nga fshati Kijevë, pasi e kreva mësimin e mora një fshatar që e njihte terrenin u nisem për Kijevë, më kujtohet e kaluam fshatin mjaft të madh quhej Drenovc, pastaj fshatin Bubavec dhe mbërritëm në Kijevë, atje fjetëm atë natë dhe të nesërmen kërkova që nxënësin ta marr me veti  pas shumë bisedave arrita ta bindi mixhen e nxënësit të ma lejon dhe i garantova se ai do të flenë te unë në shkollë, e di se po pritni ta dini kush ishte ky nxënës, ky ishte na i tregon disa fotografi… dhe sikur i pikojnë do pika loti, ky ishte Riza Gashi i cili ka vdekur para disa dite thotë me gjysmë zëri Fehmiu. Ndër nxënësit tjerë që i kujtohen Fehmi Sinellës janë edhe Dr. Salih Krasniqi nga Carralluka, Hud Gashi nga Vermica  dhe Avdullah Krasniqi nga Drenovci.

Si i keni kaluar ato vite si mësues në Kosovë ?

Përgjigjja: Po si të them, me popull e me nxënës mirë, por pushteti i atëhershëm Jugosllav nuk më kishte në sy për të mirë, më përcillte në çdo moment më konsideronte të pa përshtatshëm politikisht. Rashë në sy te pushteti se unë e filloja për çdo ditë orën mësimore së bashku me nxënës duke kënduar Himnin Kombëtar. Rreth flamurit të bashkuar. Në anën tjetër rash në konflikt me një inspektor serb se në banesën time kuptohet në lokalet e shkollës e mbaja fotografin e Skënderbeut. Nga UDB-ja  Jugosllave konsiderohesha si person  që po përhapi idenë për Shqipërinë e madhe. Në këtë kohë e redaktoja edhe gazetën “Pionieri”, sigurisht se edhe artikujt e gazetës ishin vlerësua  që po synohet fryma e bashkimit kombëtar të shqiptarëve (qesh ndervehte Fehmi Sinella duke pëshpëritur po a do të ishte normal ne se ndonjë shqiptar nuk  e mendonte këtë…).

Si pa pritur u sëmura nga këmba dhe u detyrova të shkoj për shërim në Banjë të Mitrovicës.

UDB-ja  jugosllave në krye me Çedo Todoroviqin më kishin kërkuar për të më burgosur, më arrestuan në Banjë të Mitrovicës dhe më dërguan në Vushtrri, më vonë më transferuan në burgun e Prishtinës, pas disa dite prap më transferojnë në burgun e Prizrenit. Aty  isha në burg me Kurtesh Nezirin nuk më kujtohet mirë por më duket ishte nga Shtimja.

  1. Z. Sinella a e dinte dikush nga njerëzit tu që je i burgosur ?

Përgjigjja: Aty e kisha hallin se se nuk kisha  mundsi të kontaktoi me askend kur më muarën në burg. Fati e deshi e afër burgut në Prizren ishte një furrë buke, e shkrova një letër formë telegrami  dhe përmes vrimave të vogëla të çalisë ia dorëzova pronarit të furrës i cili e kishte dërgua në Legatë ku ministër i punëve të jashtme të Shqipërisë në Beograd ishte Ramadan Çitaku, i cili përmes telegramit tim informohet se unë gjendem në burgun e Prizrenit, tani veç marrëdhëniet politike Shqiptaro-Jugosllave  në vitet 1949-1950 ishin prishur. Në Shqipëri ishte burgosur një grup ekspertësh të hekurudhës si persona të dyshimtë politikisht, por edhe në anën Jugosllave kishte po ashtu të burgosur si persona të dyshimtë politikisht, shqiptarë të Shqipërisë e njeri ndër ta isha edhe unë. Letra e dërguar në Legatën shqiptare në Beograd më mundësoi që të futem në regjistrin e personave që u shkëmbyen me ekspertet e hekurudhave të Jugosllavisë, ata i dërguan për Jugosllavi e ne për Shqipëri.

  1. Z. Sinella si u prit kthimi i juaj në Shqipëri ?

Përgjigjja: Unë mendoja thotë Sinella se  në Shqipëri  do të më presin si hero për punën e mësuesit që kamë bërë në Kosovë, fatkeqësisht ata më priten shumë keq dhe nuk më shikonin me sy të mirë se gjeja kam ardhur nga Jugosllavia. Opinioni shqiptar më shumë ishte dezinformuar se informuar për popullin shqiptar në Kosovë. Gjendesha në mes dy zjarreve thotë Fehmi Sinella, po ta propagandoja Kosovën  se çfarë ishte në realitet, nga pushteti shqiptar do të akuzohesha për propagandë, por edhe ta leja opinionin pa e informuar realisht për Kosovën  dhe kosovarët nuk mund tia lejoja vetes.

  1. Sinella sipas mendimit tuaj sa ishin të gatshëm shqiptaret e Kosovës për tu sakrifikuar me qellim të bashkimit kombëtar në ato kohëra të dy regjimeve të egra?

Përgjigjja: Kosova dhe shqiptarët e Kosovës kanë zemër të madhe. Kosovari vritet për flamurin kuq e zi, vdes për atdhe, këtë e tregoi edhe lufta e fundit në Kosovë, para asaj makinerie luftarake serbe djemtë dhe vajzat e Kosovës dhe i tërë populli me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me moral të fortë, me  disiplinë ushtarake, e trimëri të pashoqe  e kanë mposhtur ushtrinë dhe policinë e serbit…Ju lumtë! Ju lumtë! – përfundon Fehmi Isuf Sinella.

Bisedën e zhvillova në banesën e këtij mësuesi veteran, në lagjen nr. 3  në Kavajë, në korrik të vitit 2010, ndaj edhe këtë rast 5 vjet pas vdekjes dua ta kujtoj me respekt per punën e tij prej një edukatori, idealisti e atdhetari.

 

MËSUES KOSOVE, MËSUES SHQIPËRIE

(Kushtuar Fehmi Sinellës i cili ndërroi jetë verën e vitit 2015)

Derë e fortë e bujare

Mikpritje për kosovarë

E kreve detyrën me guxim

Hogosht, Carrallukë e Zym

Ora e parë

Himni kombëtar

Ora e dytë

për Skenderbeun

Ora e tretë

luftë për atdheun

 

Fehmi Sinella

dritë diturie

Mësues Kosove,

mësues Shqipërie

(I.K.)

Foto: Ismet Krasniqi në shtëpinë e Fehmi Sinellës, Kavajë korrik 2010, si dhe foto të tjera nga puna e këtij mësuesi në Kosovë dhe takimet e tija të më vonshme me mësuesit nga Kosova që e kanë vizituar në vendlindje)