FDP-ja zvicerane popullarizon traditat dhe trevat shqiptare

Në Bütschwil, të kantonit të St. Gallenit, të dielën në prani të rreth 400 qytetarëve, zviceranë e shqiptarë, u mbajt manifestimi “Dita e kulturës shqiptare”, ku pos dy temave u shfaq edhe një program nga ansambli “Arbëresha” dhe të pranishmit u shërbyen me ushqime tradicionale

Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati

Në mjediset zvicerane, po shtohet dukshëm interesimi për kulturën dhe traditën e komunitetit tonë të madh në shtetin helvetik, por edhe për disa aspekte zhvillimore në trojet shqiptare. Më konkretisht, në Bütschwil të kantonit të St. Gallenit, kësaj të diele u mbajt një ditë kushtuar komunitetit tonë në këtë mjedis. Para sallës ku u mbajt ky eveniment kulturor, ishin ngrit lart tre flamuj: zviceran, shqiptar dhe kontonal. Ndërsa në hyrje nje kënd me libra, kryesisht botime të Institutit shqiptar të St. Galenit.

Ideator dhe iniciator i Ditës kulturore shqiptare ne Bütschwil, ku morën pjesë rreth 400 e sa pjesëmarrës shqiptarë e zviceranë, ishte partia FDP, konkretisht anëtari i kryesisë së saj, Bütschwil-Ganterschwil, Peter Bärlocher, i cili paraprakisht kishte kontaktuar me studiuesin Albert Ramajn, drejtor të Institutit Shqiptar (Albanisches Institut). Ndërkohë kësaj nisme i është bashkuar edhe Shoqata Zvicër- Shqipëri (Gesellschaft Schweiz-Albanie), që drejtohet nga Rolf Alther, që prej vitesh tregon interesim për thellimin e bashkëpunimit ekonomiko- shoqëror mes Zvicrës e Shqipërisë.

Manifestimi i së dielës filloi me një meshë, ku ka kënduar kori zviceran i te rinjve nga Bütschwil në gjuhen gjermane dhe kori i misionit katolik shqiptar, ndërsa që predikimin e ka mbajtur xhakoni nga Ganterschwil Alex Schmid dhe dom Albert Demaj. Në ketë famulli zvicerane shërben edhe prifti shqiptar, don Marjan Marku, i cili edhe derisa ishte në krye të Misionit katolik shqiptar në Sirnach pat kontribuar me të madhe në organizimin e aktiviteteve kulturore dhe në forcimin e lidhjeve midis palës zvicerane e shqiptare.

Kryetari i komunës lavdron shqiptarët

Që në fillim të pranishmit përshëndeti në emër të organizatorëve, Peter Bärloche. Pastaj, kryetari i komunës Bütschwil Karl Brändle (nga partia CVP) dhe te njëjtën i cili foli në me konsideratë për komunitetin tonë që jeton në këtë mjedis dhe për kyçjen e shqiptarëve në organizimet e ndryshme si në ekonomi ashtu edhe në sferat tjera. Ai njëherësh mbështeti dhe lavdëroi edhe partinë FDP për këtë organizim të mirë.

Në Këtë manifestim meqë mungoi ambasadori shqiptar Ilir Gjoni, ardhja e të cilit u prit deri në momentin e fundit, një përshëndetje në emër të palës shqiptare në dy gjuhët e bëri Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Islam Spahiu, i cili falënderoj palën zvicerane për këtë organizim dedikuar kulturës shqiptare. E pranishme ishte edhe drejtuesja e Qendrës së Kulturës së Kosovës ne Cyrih, Shukrije Ramadani.

Në Shqipëri shpaguhen investimet

Referues kryesor në këtë ditë kushtuar komunitetit tonë, ishte Rolf Alther, kryetar i Shoqatës Zvicër- Shqipëri, i cili foli kryesisht për mundësit e bashkëpunimit ekonomik midis Zvicrës e Shqipërisë, duke përmend se në Shqipëri ekzistojnë kushte të mira për investime ne kapacitete të ndryshme sidomos në sferën e turizmit shëndetësie e të tjera, duke konkretizuar me faktin se edhe ai vetë është kyç me investime në Durrës, ku edhe ka edhe një banesë familjare. Thënë më konkretisht, siç potencoi ai, në Shqipëri shpaguhen investimet.

Prani shqiptare nga shekulli i 14- të

Referues nga pala shqiptare ishte studiuesi Albert Ramaj i cili si temë qendrore pati disa aspekte historike të pranisë së shqiptarëve në këtë vend filluar nga shekulli e 14 e këndej, duke vënë në spikamë edhe personalitete shqiptare në periudha të ndryshme që jetuan e vepruan në shtetin helvetik, veçuar këtu Elena Gjikën, Çajupin e tjerë. Përmendi edhe botimet e para të shkrimtarëve e historianëve shqiptarë, filluar nga Marin Barleti që ka botuar „Rrethimi i Shkodrës“ qysh më 1554 në një shtypshkronjë të Baselit.

Panorama të hershme dhe valle të sotme

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe një ekspozitë fotografish me fotografi me pamjet nga Shqipëria, përgatitur me përkushtim nga zvicerani Lars Häfner. Ai me këtë rast ekspozoi përmes ekranit kartolina të vjetra shqiptare (sidomos te Marubiti) dhe një tjetër me fotografi aktuale nga aktualiteti, bregdeti shqiptar. Diku rreth 130 kartolina te vjetra dhe rreth 100 fotografi qe lëviznin në prapaskenë.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe Ansambli muzikor “Arbëresha”, nga Sirnachu, që drejtohet nga Nue Ukaj, e që doli me grupin e fëmijëve e të rriturve me një koreografi të pasur vallesh, përgatitur nergut për këtë eveniment kulturo-integrues. Po nga Sirnahu ishte edhe shoqata e gruas që u përkujdes për ushqimet tradicionale për qindra të pranishëm në manifestim. Këtë kuzhinë e udhëhoqi Mihane Tahiri, me anëtaret tjera të shoqatës së grave. Në fund disa nga ata që kontribuuan në këtë organizim u shpërblyen me librat botuara nga Instituti shqiptar i St. Gallenit e shtëpive të ndryshme botuese.

Përmes një deklarate Albert Ramajt, shpjegon se organizimin kishin biseduar me palën zvicerane qysh në dhjetor te vitit 2013, kur edhe në detaje ishte planifikuar, ndërsa më vonë ishte shkoqit edhe programi. Sipas Ramajt, ambasadori i Shqipërisë ne Zvicër ka marre gati para një viti ftesën për Ditën kulturore shqiptare në Bütschwil, ndërsa para 6 muajsh ka konfirmuar edhe ardhjen dhe fjalimin. Mospjesëmarrja e tij paraqiti një lloj zhgënjimi tek organizatorët, potecoi Ramaj.

Ngjarje që duhet vlerësuar

Sidoqoftë këtë ngjarje duhet vlerësuar si të suksesshme, sepse ai bëri që të ofrohen edhe më shumë komunitetet e ndryshme që jetojnë në këtë mjedis, duke u ofruar edhe një pjesë të kulturës e të traditës sonë qoftë përmes temave që u mbajtën apo edhe programit artistik që u dha me këtë rast, bashkë me një kuzhinë të pasur shqiptare. Edhe mediat zvicerane treguan interesim për pasqyrimin e kësaj ngjarje, të cilat përmenden se ky eveniment ishte me rëndësi edhe për evitimin e disa paragjykimeve që ekzistojnë tek një pjesë e popullatës zvicerane për shqiptarët.

(Për të pas një pasqyrë më të afërme këtë organizim po e pasqyrojmë përmes imazheve që fiksuam)