Përmes këtij albumi prej disa fotosh dua tu shprehi falënderimin të gjithë atyre që morën pjesë në promovimin e librit tim¸„Shqiptarët e Zvicrës- 1001 pamje“, më 29 nëntor në Hotel Bern. Një mirënjohje e veçantë shkon për tri mikeshat zvicerane: humanisten , Analies Schneller, doktoreshën filozofisë, Suzanne Auer dhe Christine Mühleman nga Zyra e Shtypit e Parlamentit Federal, si dhe pjesëmarrës të tjerë, filluar nga familjet e dëshmorëve, përfaqësuesit diplomatik dhe personalitetet e shquara nga fusha e artit, kulturës, shkencës, bizneseve, medieve e sportit, si dhe shoqatave shqiptare, që janë edhe pjesë e këtij libri, si dhe donatorë që ndihmuan botimin e librit.
Këtë falënderim në emër tim dhe të familjes ia kushtoi edhe stafit që më ndihmoj për daljen në dritë të këtij libri, me qëllim që ti kontribuohet sado pak ndriçimit të të arriturave të shqiptarëve në Zvicër. Një falënderim i veçantë shkon edhe për shtetin helvetik që më përkrahi moralisht e materialisht në ditët më të vështira të jetës sime, e deri më sot, duke më ofruar mikpritje dhe strehim dinjitoz, por edhe kushte për të iu përkushtuar profesionit edhe në këtë moshë të shtyrë dhe të përcjell me probleme shëndetësore.
Autori i librit, Rexhep Rifati