PO nismës për pensionin e 13 të AHV/AVS!
JO nismës për shtyrjen e moshës së pensionimit!
Ndikimi ynë mund të jetë përcaktues: Të shfrytëzohet e drejta e votës!
Të premten e kaluar, më 2 shkurt, pikërisht një muaj para votimeve të rëndësishme të 3 marsit 2024, sindikalistët shqiptaro-zviceran të regjionit Cyrih-Shafhauzen në mbështetje të fushatës së sindikatave për një pension të 13 të pleqërisë AHV/AVS, startuan ndër të parët me tubime informuese dhe mobilizuese në gjuhën shqipe mbi këto dy nisma të rëndësishme e jetike mbi të ardhmen për të gjithë pensionistët e tanishëm dhe të ardhshëm.
Në këtë tubim, ku morrën pjesë rreth 40 veta, gra e burra, me prezencën e saj dhe fjalën përshëndetese tubimin e nderojë dhe pasurojë edhe Bashkëdrejtuesja e sindikatës Unia për Regjionin Cyrih-Shafhauzen, kolegja e bashkëkombësja jonë Violeta Rouss. Në vijim po botojmë të plotë fjalën e saj, fjalë kjo që njëherazi është edhe apel për të shfrytëzuar privilegjin e të drejtës së votimit dhe për krerjen e obligimit qytetar e shoqëror.
Te nderuar pjesëmarrës!
Gjatë rrugës duke ardhur në këtë Tubim dëgjoja Lajmet ne Radio. Siç e dini edhe vet, lajmet e mira janë be shumë të rralla…Luftërat, krizat dhe punëtorët që i largojnë nga puna (aktualisht në Migros) janë be te përditshme…
Mendova dhe e pyeta veten, athua çfarë kemi në duart tona, për tu bërë një shoqëri më e mirë?
Një gjë është e sigurt: të kaluarën nuk kemi mundësi ta ndryshojmë!
Të ardhmen, nuk e dimë!
Ajo që ka rendësi, është ky moment!
Dhe për këtë moment, unë si Bashkëdrejtuese e Sindikates Unia të Regionit Cyrih-Shafhauzen dua të falënderoj aktivistët e grupit shqiptar dhe punëtorët e palodhshëm te sindikates.
Sepse ju e bëtë këtë mbrëmje te mundur. Ju mobilizuat te pranishmit ne sallë.
Pse e bëtë këtë ? Sepse ju luftoni për një shoqëri me te mirë!
Sonte do te kemi mundësin, te informohemi dhe te flasim për dy tema te ndryshme,
por që të dy temat na prekin të gjithëve!!!
Nëse ne i kryejmë detyrat tona, marrim pjesë ne votime, dhe të drejtën e votimit e shohim privilegj demokratik, atëherë jam e bindur se së bashku kem mundësi, te shijojmë një shoqëri pak me te mire.
Nuk dua t’ju marr kohë me apelin tim më shumë, por votoni dhe aktivizoni rrethin e juaj,
dhe kërkoni edhe prej tyre që të votojnë, e te kryejnë obligimin.
A do te fitojmë një shoqëri me te mire ? vendoset me 3. Mars 2024, kjo është ne duart e tona!!!
Faleminderit!