Prof Jup Kastrati – At Justin Rrota 1951-1964
Gjithmonë kam konsideruar Epistolarët vepra më të bukura, kur profesioni dhe sentimenti human, shkrihen dhe lexohet rrjethshëm në ato riga ajo epope e shpirtit, qe te arrin si pikeza planetesh perqarke shpirtit tend.
Shumë e praktikuan letershkembimin si nje raport te thelle mes miqëve si, Maria e Pierre Curie, gruaja e vetme që fitoi dy çmime Nobel në shkencë. Duka e Milanos e Leonardo Da Vinci, Martin Luther King e Nelson Mandela dhe në këtë përmbledhje Epistular kemi letërat e shkëmbimit midis të Profesor Jup Kastarti me At Justin Rrota, nga viti 1951-1964.
Janë pothuaje 293 korresondenca.
Kur lexon episolarët, nuk të shkon mëndja mënjeherë tek karakteri i tyre shkencor, por ato të përcjellin tek ajo linja e shpirtit ku flitet me gjuhën e shpirtit. Nis e shkruan me forcën e tij ku fjalët shëndërrohen si flatra, e rreshtat metamorfozohen në “një përqafimi” vëllazëror. Nis e shkruan, rradhit ato mendime që të bluajnë shpirtin, kërkon “ përplasje” me ato të tjetrit.
Letrat më të bukura janë ato spontaneo, ku ruhet respekti, por jepet edhe ajo dozë jo racionale, e kërkon të jesh i kuptuar nga ana tjetër . Nëse arrihen të gjitha këto parametra, nuk ndalesh më së shkruari, sepse mendon se nga ana tjetër ke gjetur njeriun e duhur, një vëlla ku mund të flasësh e të ndash “Hallin”, “gëzimin”, suksesin profesional, por edhe tè shijosh até fjalë aq e bukur për ne shqiptarët fjala “ Besë”, k (hinjë Besë \ qe, Besa). Në të do të ndjesh sakrificat e një studiuesi, mundimet, lodhjet,mes lapsave dhe makinës së shkrimit, deluzionet, kërkimet shkëncore të tyre, një botë mes librave dhe bibliotekave. Të gjitha këto i perceptova ndërsa lexoja korrespondencën mes Prof Jup Kastrat dhe At Justini.
Veprimtaria e tyre epistolare kërkonte në radhë të parë një raport vëllazëror, miqësi e vërtet, dhe ajo doza e respektit intelektual. J si do ti drejtohej prof Jup Kastrati At Justinit; “ I dashtun Mjeshtër”.
At Justini, jo vetëm përdor të njejtin term të ngrohtë, por rrit intesitetin e këtij termi, duke iu përgjigjur Prof Jupit me këto fjalë “ I nderTi dhe fort i dashtun Jup” (Në faqet në vijim do të shohim që ky raport sa intelektual e miqësor do të thellojë atë “zonë neutro gjerarkike” me një respekt reciprok ndaj punës për njeri tjetri, sepse në vijim do të shohim se At Justini shton ndaj Profesorit Kastrati atë termin “Z.Profesuer”, apo, herë herë i drejtohet “I dashtuni Koleg”, dhe e mbyll duke përshëndetur “Miku vërtet juaji”. Për Prof Jupin, AT Justini ishte dhe ngeli Mjeshtër në të gjitha ato letrat e korrespondencës.
Kjo korrespndencë, kërkon thellësi e njohuri gjuhësore, letrare, mbi kulturën gjuhësore dhe letrare, por edhe aftësi intelektuale.
Ky epistular është raporti i dy studiuesve me zotërim të një gjuhe, e karakterizuar nga pafajësia e dijeve, e të mendimeve të tyre për t’i udhëhequr ato një vizion analitik, që kthehen në copëza mozaiku studimesh.Në këtë korrespondencë edhe pse në formë emirike, gjenden një mori studime gjuhësore;
Përmenden në këto letrashkëmbimi displinat si gramatika, Fonetika, morfologjia, leksikologjia,Etimologjia Hisoria e gjuhës e tje.
Një sërë fjalorth zënë vend në këtë korrspondencë si; “Ungjëlli i Pashkëvet”, Nënshkrimet e Pjanës”, Fjalorthi i Mazrekut”, “P. Benedikti”,Fjalori i Sami Frashëri, fjalori shqip gjermanisht të Lambertz, Fjalorthi i huazimeve ndërkombëtare, Fjalori shqip hungarisht, Fjalori shqip rusisht, Fjalori shqip –srbhrvatisht, Fjalori i Shememiut, fjalorthi i neologjizmave, etje .
Një punë e jashëzakonshe shihet në këtë letër këmbim mbi Ortografinë e gjuhës shqipe. (Mos harrojmë se jemi dekada përpare se të bëhej kongresi i drejtëshkimit të gjuhës shqipe).
Shkëmbjenë midis tyre ide mbi shprehjet fraseologjike, struktura dhe kuptimi i tyre.
Të dy Studiuesit shkëmbejnë mendime mbi dialektologjinë, mbi etimologjinë, Sintaksën.
Në letrat e tyre si në një paradë rradhiten një mori emrash studiues, si Frang Bardhi, Buzuku, Budi, Bogdani etje. Përmenden Autor arbëreshe si Lekë Matrënga, Varibobba, Santori, De Rada, Marco La Piana,Pettrota, Leonardo Martino, etje.
Janë të pranishëm në këto letra emrat e Rilindasve si dhe patriotë si; Ndre Mjeda, Noli, Luigj Kurakuqi, Kolë Kamsi,Simon Rrota, Zef Jubani ,Shefqet Kraja, Musa Tabaku etje .
Përmenden raportet e tyre me Profesorë si Aleksandër Xhuvani, Zydi Zekja, Osman Myderrizi,Ziaudin Kodra, Mahir Domi, Lirak Dodbiba, Ales Dani, Eqerem Çabej, Vehbi Bala, Kostallari etje
Nuk mungojnë studiues të huaj, si gramatolog e etimolog, mbi gjuhën si; Meyr, Jokl, Stuart E. Mann, Wilfrid Fiedler, B. Bonazzi, prof Lamertz, Desniçkaja, Han, Dozon, Rossi, Junku, Gazulli, Cordinjano, Cimoschowsk-it etje . Diskutohet mbi Gramatikën komparative\krahasuese të gjuhës shqipe, ku prof Jupi sjellë studimin e arbëreshit Marco La Piana, Të folmen e Thethit, Përrallat e Fedrit, studime gjuhësore, kontributi për studimin e Ndre Mjedës,
Këto letrashkëmbimi janë vënë në përdorim një sërë fjalësh në latinisht, të cilat janë shtuar për ti dhënë forcë konceptit që kërkohet të shprehet, ose janë përdorur atje ku nuk arrihet të spjegohet qartë nëpërmjet shqipes.
Nuk mungonjnë edhe takimet e prof Jup Kastratit në Mministrinë e Arsimit dhe të Kulturës në kunsultën e veprave të Historia e Letërsisë Shqipe, si dhe Antologjisë e letërsisë shqipe.
Në ato letra sipikasin edhe nota antropologjike të profileve të tyre., ku At Justinin e perceptojmë me një formim të jashtëzakonshëm si gjuhëtar dhe intelektual por edhe një At Justini të brisht, që flet me zemër të hapur, që tregon kushtet e tij të vështira ekonomike, si një franceskan i varfër, me një shëndet lig ku ka gjetur një mbështetje sa humane dhe profesionale tek ky intelektual sa i ri edhe i formuar siç ishte Prof Jup Kastrati.
Ndërsa Prof Jup e perceptojmë me një humanizëm të një shpirti të gjerë, i edukuar, njeri i normave, por edhe edhe të një shpirt disi “ Rebel” sepse nuk hesht përballë ndershmërisë intelektuale.
Ja ç’farë shkruan i shkruan At Justinit, 25\01\1959 Jup Kastrati.
“Pata Guximin t’ju thosha, se në maketin Letërsisë shqipe mungonin figura si; Kostandin Shtjefën Gjeçov, Mati Logoreci, Anton Xanoni, Justin Rota, Filip Ppajani, Sali Nivitza, Zef De Rada, Dora D’ Distria , dhe nuk përmendeshin aspak figura arbereshe Leonardo De Martino, Gjin Nikoll Kazazi, zef Guagliata, Thoma Barbaçi, Engjell Radoja e shumë të tjerë.
Gjuha dhe kombi ishin parametrat ku përmbahesh ky letrë këmbim. Këtë e shohim tek letra Arra e Madhe 18\VIII\ 1953/ Ku prof Kastrati do të mbante një kumptesë në Tiranë mbi Fjalorthin huazimeve.
Në këtë letër At Justini i kujton Prof Kastratit jo vetëm situatën e gjuhës shqipe në trevat e saj, por nuk harron arbërorët e Greqisë dhe thekson faktin se vëllezërit arbëresh në Itali duke mos pasur kontakt me grekët kishin mundur të ruanin gjuhën, gjë të cilin nuk kishin fat arbërorët e Greqisë.
Këto letra përmbajnë edhe trajta publicisike dhe emra të leterarurës botërore.
Kulturën e madhe e prof Jupit spikon që në hapat e para të karrjerës së tij, sepse në njërën prej letrave drejtuar At Justinit lexojmë… unë besoj se këtë rradhë do të kënaqemi me titanët Jan Paul Fridrich Richter dhe Henri Von Kleist, me klasikët olimpik Frederik Schiller dhe Johannes Wolfgang Goethe me tromantikët Novelis, L. Tieck, E.TH, A.Hoffmann, A, Von Arnim, J. E. w. Grim me realistët w.Hauff, Th. Strom, G. Keller, dhe me ata që sollën një notë të re në letërsinë gjermane si Hugo Von Hofmannstahal dhe Rainer Maria Rilke.. dhe nuk ndalet këtu, por shtron një numër autorë të shekujve të mëparshëm dhe një numër filozofësh.
Në korrespodencën e tyre përmenden edhe një numër organesh shtypit shqiptar të asaj kohe si, Hylli i Dritës, Bota e Re, Buletini, fletorja Besa, Leka, Diturija,Edukata e Re, etje
Letërkëmbimit, ua shton karakterin e tyre shkencor një numër botimesh mbi gjuhën si Fonetika hisorike , morfologjia historike, sintaksa, linguistika, Hyrja në historinë e shqipes, Albanologjia, Morfologjia e gjuhës sotme shqipe etje. Letra 28\V\ 1961
Ky letër këmbim mban edhe një dozë“Bibliografik” Një mori tekste dhe autorë studiues si dhe tema shkencore rradhiten në këtë korrespondencë.
Çdo letër të këtij Epistular i ngjan shënimeve të një fletrore të një studenti të zellshëm të Universitetin të degës së gjuhësisë gjatë orëve të mësimit nga profesor të zot.
Në ketë vëllim del në pah edhe ajo figurë madhështore e At Justin Rrotës në fushë të gramatologjisë, Pasthirrmat Buzukjane. Këtë e shohim më së miri edhe në letrën 22\II 1960 kur At Justini i shkruan prof Kastratit. At Justinian në këtë letër i bënë një përmbledhje të punës së tij duke e ndarë këtë punim në; Profanët apo shkencorët. Dhe ka rradhitur punimet e tij Gjuha e shkrume të ndarë në Burimet e shqipes dhe në Leksikologji duke përfshirë edhe elementet indo-europiane, Traco- ilirjane, influksi i greqishtes, elementi i latinishtes, lidhjet e shqipes me rumanishten, elementet e sllavishtes, elementete turqismave, italishtja dhe shqipja, huazimet, neologjizmat, ndikimet fonike, morfologjike, e sintaksore ndërmjet gjuhëve të ballkanit, nëndjalektet e shqipes , Toponimet. Fonetica, Morfologjia, Sintaksa, Etimologjia, Albanologjia, etje, etje…
Por At Justini kontributin më të madh e ka dhënë në Historiografinë e letërsisë shqipe. Përmendim:
Letratyra Shqype ( 240 faqje), Shkrimtarët shqiptarë (1462-1878) etje
Letër këmbimi midis Prof Kastratit dhe At Justini është i pasur edhe me atë leksikun e stilit bisedor.
Në bisedat e tyre në këtë letërkëmbim nuk i qëndrohet strikt atij rrafshi sintaksore, pavarësisht asaj strukture të stabilizuar të gjuhës shqipe. (kryefjalë- kallëzese-kundrinor), por “një këmbim natyral në strukturën e komunikimit human ku rëndësi dhe peshë, i jepet konceptit, idesë, asaj nyje që ka përparësi për tu kuptuar sa më qartë.
Në këto faqe do të lexojmë edhe ato momente emocionale kur një mik të uron për suksesin e arritjeve te tua si është rasti i punësimit të prof Jup Katrati si prof definitiv pranë Insitutit të Lartë në Shkodër pranë katedrës së Gjuhësisë dhe At Justini e përgëyon për këto arritje. Kjo letër mban datë 5 Shtator in60
Ndërsa shfleton këtë Epistular do të kuptosh se ndihesh brenda si ne ate arkiv, që jo vetëm nuk të mërzit, nuk është aspak i lodhshëm, por të shtyn të lexosh, te pasuron por edhe të reflektosh mbi vlerat human, dhe kupton se si njerezit e medhenje te shveshur nga deliri I madheshtise reduktojne suksesin e tyre e ruhet respekti dhe ndershmëria intelektuale, mes tyre.
Letërshkëmbimi midis tyre janë një përballje dhe shkëmbim i frytshëm i ideve, informacioneve apo rezultateve si të natyrës praktike dhe teorike shkencore me të cilat janë pajisur të dy këta studiues të gjuhës dhe kulturës së letërsisë, të vlefshme jo vetëm në kuadrin e këtyre disiplinave, por që përbëjnë një dëshmi themelore për rindërtimin e ngjarjeve historike në periudhën ku janë shkruar. Nuk mund të shpërfillësh vlerën estetike të këtij Epistolario.Në shumë pjesë, ka nuanca të karakterit të një vepre artistike dhe poetike,dhe ku të dy studiuesit janë të vetëdijshëm për fjalët që përdorin duke acquareluar me fjalë.
Në këtë Epistolar, biseda midis këtyre dy studiuesve gjigand herë duket sikur është mes dy vëllezërve, herë mes dy miqëve, dhe herë herë si dy koleg, ku respektohen mendimet e secilit, ku me disa nota “adaggio”, mund të perceptojë në këto letra edhe atë vektorin jo më paralel,por «vertikalisht» ku secili prej të dy studiuesit kanë dhënë edhe element të botës se tyre, të butë,por edhe të pergjegjshëm, e ruhet ai rol ku njëri në atë kostumin sa human dhe intelektual, dhe tjetri në tunikën sa njeri i perëndisë aq edhe profan e intelektual, që i bënë të ndihen mirë e të bashkëpunojnë për një çëshje të madhe të kombit siç është ajo e gjuhës dhe e kulturës shqipe. Letra Shkodër 22\II\1960
Letrat kanë atë charm-in e vet, mbajnë atë aromë spirituale, sentimentale humane, atë emocion epidermik e pathos patriotik, që të bënë të mendosh se para se të jemi profesional të jemi patriot . Nuk ka njerëz të madhërishëm pa një shpirt të madhërishëm të patriotizmit dhe këta dy kollos e kishin sepse nuk menduan të pasuroheshin por të bënë diçka për kombin prandaj duhet të ngelen të lavdishëm.
Nje veshtrim empirik duke lexuar Vellimi I Epistular prof Jup Kastrati dhe At Justin Rrota
Ornela Radovicka , Qendra Albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga At Antonio Bellusci