Embëlsirë në formë të akullores

Embelsire kornet me mbushje vanilje.

Pergatitja:
– Brumi i gatshem i fletezuar pritet ne shirita rreth 7cm dhe me to i mbeshtjellim format e konit. I lyejme me te kuq te vezes dhe i pjekim ne 200 grade afersisht rreth 20minuta.
Nderkohe qe kornetat piqen e pregatisim kremin e vaniljes. Na nevojiten 2 gota qumesht, 2 te kuq te vezes, 3 luge sheqer, 3 luge niseshte, vanilje dhe kanelle.
Se pari e veme qumeshtin ne zjarre, i hedhim sheqerin dhe sapo te filloje te ngrohet ia hedhim te kuqte e vezes, niseshten dhe kanellen, te cilat i kemi rrahur paraprakisht me pak qumesht te ftohte. E ulim temperaturen e zjarrit dhe e perziejme derisa te fitojme nje mase homogjene.

Per shije dhe dekor, mund te pregatisni edhe kremin me vishnje te ngrira, te cilat duhet te zihen ne uje dhe sheqer dhe i hidhet pak niseshte per te fituar nje mase te ngurte.

Ju befte mire!