Ëmbëlsirë me cokollatë

Ëmbëlsirë me cokollatë

Përbërësit:
180gr cokollatë kuzhine dhe 100 gr margarinë i fusim në mikrovale. Kur të shkrihen mjaftueshëm, i përziejmë mirë dhe ia shtojmë 6 të verdha të vezës dhe lëvoren e një portokalli. Ndërkohë në një enë tjetër rrahim të bardhat e vezës, me gjysëm gote sheqer, masë kjo të cilën e përziejmë me masën e mëparshme. E hedhim në tepsi të lyer mirë dhe e pjekim në 135 gradë për 40-45min. Kur e servojmë, e shoqërojmë me ajkë të ëmbël të rrahur me mikser, në të cilën kemi shtuar një filxhan sheqer pluhur dhe ekstrakt portokalli.