Elina Dunit iu akordua titulli i nderit- personalitet shqiptar i frankofonisë

Me rastin e dorëzimit të mirënjohjeje të akorduar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, ambasadori Ilir Gjoni, tha se Elina, po i jep një kontribut të çmueshëm afirmimit të kulturës sonë jashtë vendi, në kohen kur muzika shqiptare ka degradua edhe nga një lloj “tallavaizmi”.

Rexhep Rifati

Në lokalet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, mbrëmë me 14 prill, këngëtares së shquar të xhazit, që jeton prej vitesh në Zvicër Elina Dunit iu nda titulli: Nderi si personalitet shqiptar i frankofonisë, akorduar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Në ceremoninë e rastit këtë mirënjohje artistes sonë të shquar, që tash më ka bërë emër jo vetëm në Zvicër dhe në trojet shqiptare, por edhe në disa shtetet Perëndimore, ia ndau ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Ilir Gjoni. Me rastin e dorëzimit të këtij titulli, ambasadori i Shqipërisë, Ilir Gjoni, shprehi kënaqësinë që aktivitetin e tij po e fillonte me një eveniment si ky, ku i jepej një titull nderi një figure të shquar të kulturës shqiptare në Zvicër, siç është Elina Duni, e cila prej vitesh po jep një kontribut të çmueshëm për afirmimin e kulturës dhe muzikës shqiptare jashtë vendi, në kohen kur në kushtet tranzicionit ka degradua mjaft shumë edhe vet muzika shqiptare nga një “tallavaizëm”.

Kontributin që po e jep Elina edhe për shpirtin e saj shqiptar, që e përçon përmes gjuhës shqipe me melodi të nivelit të lartë bashkëkohor. Kryeministri i vendit Elinën e ka cilësua si ambasadore të vendit që i përçon vlerat e kulturën shqiptare jashtë vendit. Ndërsa që unë, unë jam ambasador zyrtar i Shqipërisë në këtë vend, porse  Elina dhe ju që jetoni e veproni këtu jeni ata që transmetoni vlerat e vërteta që ka populli jonë. Ndaj edhe jeni ambasadorët më të mirë që ka populli jonë.

Pas ndarjes se kësaj mirënjohjeje, Elina Duni na deklaroj se ndihet më se e nderuar dhe e privilegjuar, që një mirënjohje e tillë i vinte nga atdheu i saj, Shqipëria, prej nga migroi në Zvicër qysh si e vogël. Dhe se asnjëherë nuk u nda së kujtuari vendlindjen e saj, por edhe Kosovën, të cilave siç thotë edhe u kushtoi këngët më të bukura dhe më të përjetuara të saj. Ndaj edhe disa nga to i këndoi në këtë mbrëmje, duke i përcjellë vet me kitarë.

Në manifestim, pos personelit të ambasadës së Shqipërisë, në emër të Ambasadës së Kosovës merrnin pjesë Mustafë Xhemaili, ministër këshilltar dhe Rexhep Bajraktari, sekretar i parë. Të pranishmit ishin kryesisht të reja dhe të ri, ndër ta edhe studentë nga Universitet e Lozanës, Gjenevës e Cyrihut. Me këtë rast Elina Dunit iu dhurua edhe libri “Shqiptarët në Zvicër-1001 pamje”, ku edhe ajo është pjesë e këtij libri.

Në fund të programit Elina të pranishmëve u dhuroi disa nga kopjet e albumit të saj të fundit , “Muza e zezë”, që sipas saj është një nga projektet e saja më të rëndësishme, aq më parë që ajo vet atë e quan  “ quan 100 për qind shqiptar”, por ajo me interperetimet e saj të mrekullueshme me grupin e saj të xhazit, ka bërë që po këto këngë shqipe të admirohen e mirëpriten edhe nga publiku zviceran, gjerman e të tjerë.