Elina Duni e Analies Schneler ngritën në këmbë publikun në Schliren të Cyrihut

Këngëtarja e shquar e xhazit, Elina Duni, që ishte ylli i manifestimi qëndror në ZVicër kushtuar në 8 – vjetorit të shtetësisë së Kosovës, pos me këngë mbresë të veçantë la edhe me potencimin se “Barasha” e Nexhmije Pagarushës paraqet hymnin jo zyrtar të Kosovës

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Në përmbyllje të manifestimeve të shumta në Zvicër, në kuadër të 8- vjetorit të shtetësisë së Kosovës, në Schliren, në periferi të Cyrihut u mbajt manifestimi qëndror kulturor. Në këtë tubim të madh festiv, të organizuar nga Qendra Kulturore e Kosovës me seli në Cyrih, merrnin pjesë grupe artistike e artistë amator e profesionist, veçuar këtue këngëtaren e shquar të xhazit Elina Duni.

Me të filluar t¨programit përshëndeti drejtoresha e Qendrës së kulturës, Shukrije Ramadani, e më pastaj ambasadori i Shqipërisë, Ilir Gjoni, i ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Bernë, Mustafë Xhemaili, zëvendsministri i diasporës Sahit Krasniq si dhe konsulli i nderit i Shqipërise në Zvicër, Edwin Rüegg. Në fjalët e tyre përshëndetëse, pos urimeve drejtuar  të pranishmëve për Ditën e Pavarësisë, u folë edhe për kontributin e mërgatës sonë në shtetin helvetik, por edhe për kontributn që ka dhënë dhe po jep Zvicra, jo vetëm për inkuadrimin e qytetarëve të Kosovës në të gjitha rrjedhat zhvillimore e integruese në këtë vend, por edhe angazhimin e vet shtetit helvetik në rrjedhat zhvillimore të Kosovës.

Ajo që i dha një dimenzon të veçantë kësaj mbrëmjeje ishte prania dhe këndimi i Elina Dunit e cila si me kitar ashtu edhe piano bëri një përshtypje të jashtezakonshme në mesin e publikut, sidomos me këngë te hershme shqiptare.  Para se të këndojë këngën e  famshme të Bilbilit të Kosovës “BARESHA”, Nexhmije Pagarushës, Elina tha se Baresha paraqet hymnin jo zartar të Kosovës, gjë që këtë publiku e përcollim me duartrokitje frenetike.

Një figurë e veçantë e kësaj mbrëmjeje ishte mikesha e zvicerane, humanistja Analies Schneler, e cila para se të ekzekutojë me flautë përshëndeti në shqip, duke përmend miqësinë e madhe që e lidhë me shqiptarët. Të kujtojmë me këtë rast, se  zonja Schneler ka pruar me dhjetra invalidë të luftëdh dhe invalidë të kategorive të tjera për shërim në Zvicër dhe se shumicën e tyre i ka mbjtur në banesën e saj, madje me shpenzime familjare.

Yje freskuese të kësaj mbrëmjeje ishin violinistja e talentuar Eliza Pintolli dhe vëllezërit me prejardhje nga Kabashi i Vitisë, Floris dhe Patrik Zejnullahi, të cilët ekzekutuan në kitarë dhe instrumente të tjera. Sa i përket ansambleve dhe grupeve artistike, kësaj radhe në skenë u paraqitën “Vatra” , “Plisat” , “Kërçova” dhe “Rilindja”, të cilat me një program solid krijuan një atmosferë festive, si me me valle nga treva të ndryshme shqiptare ashtu edhe me veshje karakteristike, varsisht nga vendi i prejardhjes.

Manifestimi i organizuar nga Qendra Kulturore ishte ndihmuar në masë të madhe nga një këshill organizativ i përbër nga përfaqësues të shoqatave dhe grupeve artistike. Nga ana e organizatorit nuk munguan as buqetet e luleve por ata që kësaj mbrëmje i dhanë një dimanesion të veçantë maifestimit, ndaj edhe nga zonja Shukrije Ramadanim bueqete lulesh iu dhuruan kryesisht artisteve të gjinisë femërore, si: Analise Schneller, Elina Dunit, Yllka Zuzakut dhe Eliza Pintollit.

Në përmbyllje salla e madhe e Restorantit të njohur “Salmen”, pronë e familjes Komani, u shndërrua në një manifestim gjithë popullor, ku nën të ramet e daulleve të pranishmit iu bashkuan valleve duke ngrit lartë pos flamurit shqiptar dhe atë të shtetit të Kosovës edhe flamurin zviceran.

E veçanta tjetër e këtij manifestimi të sivjetëm ishte se iu dha shansë që të dalin në sknë edhe grupet më të reja dhe kjo i dha kjo ishte një freski tjetër edhe për publikun që është mësuar të shikojë tash e sa vite grupe me eksperiencë e  traditë më të gjatë. Në fund nuk mund të harroj pa përmend kontributin e moderuesve Nora Mehmedi dhe Ramadan Morina.