Ekspozitë me mezash për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Gjashtë fotografë me prejardhje nga trojet shqipfolës, qëndruan gjatë fundvitit të shkuar për tri ditë në regjionin e Valencias në Spanjë për të realizuar fotografi të jetës së egër.

Ata përdorën këtë mundësi për të dërguar një mesazh autoriteteve spanjolle për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Fotografitë e realizuara gjatë këtij udhëtimi do të jenë në ekspozitë në prag të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ekspozita do të hapet më 16 shkurt 2023 nga ora 19:00 në “KultPlus” në Prishtinë.
Ju ftojmë të gjithë të jeni pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme dhe të shihni fotografitë e realizuara nga fotografët tanë profesionist.

Jeni të mirëseardhur!