Ekspozita që evokoi mërgimtarët e flijuar për Kosovë

Në një atmosferë sa prekëse aq edhe krenare, në prani edhe të delegacionit të ministrisë së diasporës, në lokalet e QKK në Cyrih u hap ekspozita me portretet e 64 kurbetçinjve-dëshmorë që lanë Zvicrën për tu flijuar në Kosovës.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Kur i lindi ideja e filloi edhe mbledhjen e shënimeve për ata që lanë Zvicrën për t`iu bashkua luftës në Kosovë, zonjës Shukrije Ramadani, nuk i kishte shkuar mendja se numri i tyre ishte aq i madh
Sa më shumë që iu përkushtua kësaj teme, aq më shumë rritje numri i kurbetçinjve martirë. Ndodhi që përmes shënimeve të evidentohen deri më tash gjithë këta martirë me mundësinë eventuale që të këtë dhe të tjerë mërgimtarë që kanë lënë shtetin helvetik dhe i janë bashkua luftës për liri dhe mëvetësi të Kosovës.
Ndaj edhe kur i lexoi mbrëmë në një ekspozitë emrat e këtyre martirëve, nismëtarja e kësaj ide nuk mundi të përmbahej nga dhembja e lotët. Ishte ky një akt edhe dhembjeje edhe krenarie, por edhe homazhi me nga një portrete të vizatuar për secilin martir.

Pavdekësia e kthyer në portrete

Dhe kështu muret e Qendrës së Kulturës u treguan të ngushta për gjithë këto portrete, për këto figura të pavdekshme që u ndanë nga familjet dhe i falën jetën atdheut.
Ndaj edhe me këtë rast po i japim emrat e tyre nga kjo ekspozitë me emrin simbolik : ‘’Ti je pjesë e atdheut’’ : Agim Bajrami, Agim Ramadani, Agim Mazrekaj, Agim Zenelaj, Besim Halilaj, Elez Geci, Visar Thaqi, Ilmi Bahtiari, Vahit Ukaj, Rashit Karadaku, Maxhun Berisha, Ahmet Baqaj, Pren Lleshi, Dervish Sylaj, Kadri Syla, Xhemajl Rama, Milaim Qerimi, Limon Thaqi, Arton Hasanaj, Vezir Ademaj, Sejdi Krelani, Nuredin Gervalla, Kenan Halimi, Ismet Jashari, Hysen Rexhepi, Avdi Xhaqku, Nijazi Azemi, Sejdi Sejdiu, Bafti Haxhiu, Nexhat Fanaj, Skender Qeku, Tomë Gjokaj, Ramiz Brahimaj, Malë Zejnaj, Hamdi Ferati, Muhamet Krasniqi, Muhamet Ukshini, Adem Delija, Nexhmedin Elshani, Jahja Danuzaj, Skender Latifi, Blerim Zuqaku, Haxhi Hoti, Luan Gashi, Sami Ukshini, Ibrahim Pacolli, Nikoll Dodaj, Ibrahim Asllani, Beqir Mehmetaj, Izet Beqiraj, Emin Kryeziu, Ibër Gërgoci, Isuf Morina, Sylejman Elshani, Shefket Muhadini, Bekim Taverlani, Abit Dullovi, Driton Veliu, Safet Gjinovci, Mentor Morina, Selver Kryeziu, Halit Aliaj, Arsim Bajrami, Xhemail Ademi.
Për të nderuar emrat e këtyre martirëve kishte udhëtuar edhe një delegacion i ministrisë së Diasporës në krye me ministrin Valon Murati, ndërkaq në krye të korit diplomatik të Kosovës merrte pjesë ambasadorja e Kosovës në Bernë, Nazane Breca ndërsa të atij konsullor, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu.
Në mesin e pjesëmarrësve nga radhët e familjarëve që në këtë rast i dhanë më së shumti Kosovës, ishin disa nga anëtarët e tyre, sepse që nga koha e luftës e këndej mjaft nga familjet janë kthye në Kosovë, por pati edhe mjaft të ri, që ishin pa familje në Zvicër, por që të dy palët iu përgjigjën thirrjes së atdheut.

Katër Agima dëshmor nga Zvicra

Në sy gjatë mbrëmjes binin në sy dy gra, burrat e të cilave u dekoruan me urdhërim e heroit të Kosovës, por nuk mund të thuhet se këto janë më pak heroina, derisa ia falën burrat atdheut e fëmijët e tyre i ngritën e edukuan në frymë të shëndosh atdhetare në një vend të huaj. Ishin këto Zarije Bajrami, gruaja e heroit Agim Ramadani dhe Shukrije Ramadani, gruaja e heroit Agim Ramadani, por nga emrat që ranë në luftë vetëm nga Zvicra ishin edhe dy Agima të tjerë (Agim Mazrekaj, Agim Zenelaj, ) e shumë e shumë martirë të tjerë, numri i të cilëve mënd të jetë më i madh ndaj edhe Ministri Murati , apeloj që të punohet në këtë drejtim, duke i regjistruar edhe ata dëshmorë që shkuan nga shtetet tjera në frontet e luftës në Kosovë, ku edhe u flijuan për tokën e të parëve.

Programi i cili filloi me Himnin kombëtar të intonuar nga Naser Ballazhi, përcjellë me fizarmonikë nga Rafael Lishi, vazhdoi me ndarjen e mirënjohjeve për individët nga fusha të ndryshme që dhanë kontribut të veçantë në komunitet e sidomos në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës së Kosovës në Zvicër.

Mirënjohje për kontribut në fusha të ndryshme

Ministria e Diasporës në bashkëpunim me qendrën e saj kulturore në Zvicër, për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe kultivimin e e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor r arsimor si dhe bashkëpunim me Qendrëne Kulturore të Kosovës në Zvicër nderuan me mirënjohje këta persona: Posmortuim prima balerinin : Rrustem Selca, Skënder Hajdarit, dizajner grafist, Shefket Hasanit, veteran i luftës së UÇPMB-së, Miradije Maliqit, shkrimtare, Rexhep Berishës, afarist, Ramadan Morinës dhe Avdi Hamidit, aktorë të grupit “Aktrimi” , poetin Bujar Salihu dhe Rexhep Rifatin gazetar veteran. Mirënjohjet i ndanë ambasadorja e Republikës së Kosovës, Nazane Breca dhe ministri Valon Murati , ministria e të cilit edhe ishte sponsoroi ekspozitën
.