Ekipet i prointegrës vazhdojnë vizitat fshatrave malore në Kosovë e Shqipëri

Këto ditë pjesa dërmuese e ekipit dhe bashkëpunëtorëve të portalit tonë “prointegra.ch”, gjendet në udhëtime nëpër trojet shqiptare në Kosovë e Shqipëri. Kështu këto ditë pas vizitës në Budakovë të Suharekës ekipi ynë në përbërje të Shenasi Aliut, Skender Hajdari, Afrim Nevzadi dhe unë u gjendem në fshatin malor piktores Jezerc të Komunës së Ferizajt. Më këtë rast vizituam edhe një fermer nga ky fshat që punon në Zvicër por që ka hap një fermë me mbi 200 krerë dhi, të një rase të kuqe shumë produktive si për qumësht ashtu edhe për mish.

Me këtë rast po jap ca foto nga vizita në Jezercin malor, që përherë josh me pejzash të mrekullueshme e kësaj radhe edhe me një grigjë dhish, qumështin dhe djathin e të cilave patëm rastin ta shijojmë!

Ditëve në vijim  një ekip i portalit tonë në përbërje të Osman Osmanit, Hazir Mehmetit (bashkëpunëtor i prointegrës nga Austria) dhe meje do të vizitojë me 1 Gusht lojrat tradicionale në Rugovë si dhe do të vazhdojë me vizita të tjera vendeve turistike , siç janë  Valbona, Firza e Komani.

Nga të gjitha këto shtegtime do të ketë raportime dhe udhëpërshkrime, të ilustruara me foto origjinale nga terreni.