Edicioni 49-të i Festivalit “Kosovarja këndon” në Ferizaj, solli sasi e cilësi

Parmbrëmë, më 28 Nëntor 2021, në godinën e Teatrit të Qytetit “Adriana” u mbajt edicioni i 49-të i Festivalit “Kosovarja Këndon”, në një atmosferë tejet festive e që lidhej me Ditën e Flamurit,- Në skenë defiloi një numër i mirë solistësh nga vise të ndryshme të Kosovës duke sjellë para publikut zëra shumë premtues, me që juria në krye me Sami Pirën, vendin e parë i ndau solistes Rrezarta Ramadanit.-Edhe kësaj radhe si edhe që nga fillimi i këtij festivali, këtu e 49 vite më parë, përcjelljen e bëri orkestra e Ansamblit të “Kastriotëve”, nën drejtimin e Fitim Bytyçit e përforcuar edhe me dy violinistë shkodran.

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Në përfundim të, prezantimit, juria e festivalit në përbërje nga Sami Piraj, Rrezarta Kryeziu dhe Eliza Hoxha, bëri edhe vlerësimin e këngëve meqë rast vendin e parë i ndau i ndau Rrezarta Ramadanit, vendi i dytë Anesa Bunjaku dhe vendi i tretë Anisa Shabanit. Ndërsa
Çmimi special “Nexhmije Pagarusha” iu dha solistes Djellza Dedushi, kurse i Çmimi i Ansamblit “Kastriotët” iu nda Qëndresa Bunjaku. Me këtë rast një Çmimi special “Skender Idrizi”, që zakonisht e ndanë Klubit të Gazetarëve “Haki Braha” i takoi Rina Kurteshit.
Kurse çmimi për veprën jetësore postmortum iu nda Fahri Beqirit,i cili që nga fillimi përcolli këtë festival duke i dhënë një shpirt të vërtet artistik.

Programi i këtij festivali u përmbushë edhe me një program tejet të zgjedhur e shumë cilësor nga orkestra folklorike e Ansamblit të “Kastriotëve”, ku shkëlqyen edhe solistet e këtij grupi nga veteranet deri te ato më të reja, të denja edhe për një festival kombëtar.

Për fillimin dhe mbetjen në këmbë të këtij festivali në ditët e para të themelimit merita u përket edhe fdy ish-drejtorëve të Shtëpisë së Kulturës “Hivzi Sylejmani, Shukri Hoxhës dhe Ali Lubishtanit, kur edhe festivali kishte një gjallëri dhe pjesëmarrje shumë më të madhe pasi që zakonisht mbahej në pallatin e sporteve, përderisa nuk erdhi periudha e okupimit, kur okupuesi serb e ndaloj organizimin e tij në Ferizaj, duke dashur me qëllim të bëjë shkëputjen e çdo manifestimi tradicional shqiptar.

Të shpresojmë se festivali tradicional në 50 -vjetorin e themelimit të këtij manifestimi që nxori emra të shquar të solisteve në skenën tonë kombëtare, do të mbahet aty ku edhe filloi në Pallatin e sporteve, me pritje që të mos kemi probleme me pandemi. Për mua, personalisht, ky festival ishte rast i mirë që të takohesha me miq të vjetër artistë nga Kosova e Shqipëria.