Edhe në Festën e Abetares, mësuesja Ida Jashari reflektoi admirim dhe dritë

 

Në saje të punës vetëmohuese të kësaj mësuese dhe të kolegëve e kolegëve si kjo, ka gjasa të besojmë se gjuha jonë në mërgatë do të jetojë edhe gjatë. Fakti se një mësuese mund të bëhet bëjë shumë edhe brenda dy-tri orëve të vetme në javë me nxënësit e saj të cilët nuk do ti mungojnë kurrë derisa ajo për ta është në gjendje të bëj gjithçka, jo vetëm duke ua mësuar shkronjat, këngët e vallet shqipe, por edhe duke qenë edhe cicerone e tyre për ekskursione , apo edhe regjisore e dramaturge për të vu në skenë pjesë të lehta e të përshtatshme çfarë mund ti përthekoj mosha e tyre.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Ndaj edhe ndodhi që në organizimin kushtuar Festës së Abetares, që jo vetëm nxënësit por edhe vet mësuesja tu shpërndajë nxënësve të saj lule të freskëta, por edhe ca pika loti për njëri tjetrin, si edhe në çdo ndarje në fund viti, siç ishte edhe ky i datës 11 qershor 2022, në manifestimin e Shkollës Shqipe në Ostremudigen Bernë,

ku mësuesja Ida punon prej vitesh.

Do shtuar faktin se kurdoherë që nisem nga Cyrihu për në këtë lokalitet jo larg  kryeqytetin të shtetit helvetik, ku duhet udhëtuar rreth 300 kilometra me tren, fare të mos ndiej lodhje, sepse e di që do të takohem me nxënës të lindur e të rritur në mërgatë, por që e flasin shqipen si bilbil edhe kur këndojnë e recitojnë sa ta shtojnë dëshirën edhe në pleqëri të kthehesh edhe njëherë në klasat e para !

Ndaj edhe vajza ima Afërdita , që ka kaluar të 50- tat derisa udhëtoja me tren më tha se ku je duke shkuar babë e kur i tregova se për ku isha nisë, më tha: “Bënë të fala mësueses Ide dhe thuaj a më regjistron edhe mua në klasë të parë”!.

Ndaj edhe asnjëherë nuk ua kam hedh gjithë fajin prindërve pse fëmijët nuk i dërgojnë nxënësit në mësimin plotësues, sepse atë duhet bërë kreativ e tërheqës, aq më parë sot kur boto po jeton në rrethanat e një zhvillimi krejt tjetër fare tekniko- teknologjik çka nuk e kanë pas fatin brezat tanë.

Por tua ofrosh mësimin shqip nxënëse sipas “shijes” dhe mundësisë së tyre ke lehtë me u bind se nuk do të mungojnë as ata e as prindërit, siç u mësuam të shohim edhe në organizimin e përbashkët nga Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern & Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” në mbyllje të një viti shkollor, ku në Festën e Abetares merrnin pjesë krahas koordinatores së LAPSH-it, për kantonin e Bernit, znj. Saime Isufi edhe përfaqësueset e dy ambasadave tona: Mevlyde Shabani nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë, znj.Mevlyde Shabani dhe zonj. Elona Dushallari nga Ambasada e Shqipërisë në Bern por edhe mysafirë nga anë të ndryshme të Zvicrës, në mesin e tyre edhe drejtuesi i platformës sonë, prointegra, Osman Osmani, nga Shafhauseni me të cilin brenda po kësaj dite përcollëm edhe një panair libri në Neushatel, ku merrnin pjesë edhe autorë shqiptarë me veprat e tyre.

Në skenën festive defiluan me dhjetra nxënës të dy klasave të kësaj shkolle, krahas fatosave të klasës së parë do përmendur edhe ata që e përmbyllnin triumfalisht klasën e nëntë të kësaj shkolle, siç ishin:  Jonela Gashi, Arlinda Sherifi, Anjesa Mema dhe Erza Morina që bashkë me materialin e përgatitur për prezantim, sollën edhe fletushkat në formë libri, me temat e diplomave kushtuar vendlindjeve të prindërve të tyre apo vendit të prejardhjes:  ,,Prizreni, Kumanova, Kaçaniku dhe Gjakova – Qytetet e rrënjëve të mia”

Ajo që ra në sy në këtë tubim në një sallë ë zbukuruar shkollore ishte vet mësuesja fjalëpak, zonja Ida Jashari, por që puna e saj e përshkoi tërë këtë festë fillim e mbarim, që u përshkua me recitime, dramatizime këngë e valle shqipe, por edhe me një darkë të pasur nga prindërit, gjegjësisht nënat shqiptare për gjithë të pranishmit e shumtë. Vërtetë ky tubim festiv ishte më shumë se një tubim kushtuar Ditës së fundvitit apo Festës së Abetares, sepse i ngjasonte një feste popullore tradicionale, që ofronte shumë ngrohtësi e nostalgji sikur të ishim vendlindjet tona, ku një pjesë programit e plotësonin edhe ca nga anëtarët e shoqatës kulturore “Bashkimi” që drejtohet nga miku i madh i shkollës shqipe, Sead Surdulli që ishte edhe pjesë e këtij organizimi të shkëlqyeshëm.