Ecje shtigjeve drejtë optimizmit

165

Të shtunën më 29 nëntor 2019, morra rrugë me veturë për Bari të Italisë me destinacion Durrësin e pastaj Kosovën. Ky udhëtim më vonë edhe me traget nuk do ndodhëte po të mos ishte shoku im Arben Mustafa që gjatë gjithë kohës ngiste pa lodhje makinën ! Të marrësh udhë të gjatë e ka lezetin, sidomos kur ke bashkudhëtar një shokë të pandarë qe 21 vite. Bisedat mbi tema të ndryshme janë të pa ndalura  edhe atëherë kur më marrin përpara pamjet që na paraqiten në dy anët e rrugës për Bari të Italisë.

Shkruan: Migjen Kajtazi

Shikojë më ëndje qindra hektar të mbjella me ullishte, vreshta të shumta, e shumë toka të punuara më endje. E për të treguar që Italia ka fuqinë e vetë shof që në këto plantacione të shumta dora e njeriut ka ndërhyrë për ti shtuar edhe më shumë rëndësi tokës së tyre !. Panelet diellore janë prezentë gjithandej po ashtu mullinjtë e erës për të prodhuar energji janë shumë të pranishëm.

Nuk mundem të mos i ikim bisedës për tërmetin në Shqipëri. Arbeni është specialist i informatikës dhe me një postë të rëndësishëm në Cyrih e sidomos me një kulturë të përgjithshme më kërshëri përgjigjet në pyetjet e mija. Ndalem në interpretimin për tërmetet dhe duke ditur që Arbeni ka një diapazon të gjerë edhe për çështjet fetare mundohem të marr opinion e tij lidhur me tërmetet në këndvështrimin fetar. Arbeni më thotë që është rrezik të flitet jashtë kontestit kur bëhet fjalë për tërmetet.

Insistojë që së paku të më jap mendimin e tije sidomos për guximin që marrin njerëzit duke thënë që tërmetet janë rezultat i përgjigjes të Zotit. Arbeni më thotë që ne si qenie njerëzore jemi përgjegjës të zgjedhjeve tona, të aksioneve tona por Ne nuk mund të dijmë se si gjërat do zhvillohen. E askush nuk zgjedhë të jetë i traumatizuar e ketë krizë askush nuk e meriton të ketë ndjenjën e përgjithësisë.

Përgjithësia për shumë fusha i takon njeriut

Përgjigjja e Arbenit më bën të mendojë që përgjithësia për shumë fusha i takon njeriut. E fatkeqësisht edhe te tërmetet për mos mbarimit të punëve lidhur me cilësinë e ndërtimeve. Kuptohet që në rastin e tërmeteve është shumë vështir të flitet e të mos të mendohet për viktimat e shumta që na bëjnë të dridhemi nga mërzia e madhe…

Vazhdojë bisedën me Arbenin dhe i them po rezultati i PISA a nuk shikohet si tërmet në formën e vetë ? Po viktimat e shumta të aksidenteve të trafikut të komunikacioneve nuk shikohen si tërmete në vetvete ? Po mos zhvillimi ekonomikë nuk është tërmet se ky mos zhvillim ekonomik po sjellë largimin e të rinjve nga vendi ?

Po mosangazhimi për mbrojtën e Tokës shqiptare a nuk është termet në vetvete?!

Po ndotja e madhe e lumenjve dhe airit në qytetet shqiptare a nuk është termet në vetëveti ?

Për të gjitha këto pyetje, kemi përgjigjej të përbashkët që Tërmeti natyror do ishte e do jetë shumë më i lehtë kur do kemi kuadro që do dalin nga shkollat shqiptare me përgatitje të mirëfilltë .  Në librin e Sun Tzu mbi « Artin e luftës », të botuar para qindra viteve ndër tjera thuhet që shkatërrimi i shkollës të kundërshtarit është hapi i par i fillimit të sundimit…

Duke kujtuar Shqipërinë e vitit 1997!

Mbërrijmë në tragetin në Bari në ora 22h e në numrin e madh të udhëtarëve për Durrës shofë pranin e madhe të zjarrfikëseve dhe vullnetarëve italianë që kanë marr drejtimin në zonat e prekura nga tërmeti. Kur shoh gjithë këtë numër të madh të vullnetarëve italian nuk mundem te mos kujtoj Shqipërinë e viteve 1997 kur italianët me aksionin « Alba » ndihmuan Shqipërinë të ngrihet në këmbët e veta pas shumë muajve të trazirave….

Mbërrimë në portin e Durrësit në mëngjesin e 30 nëntorit e drejtohemi në lagjen e plazhit që në dukje të parë nuk vëreheshin shkatërrimet e shumta. Dolëm nga makina dhe sapo fillojmë të ecim shohim ndërtesa të goditura nga tërmeti, hotele të rrëzuar e në këtë skenë të trishtuar shoh njerëzit që mundohen të ecin e të mos rrëzohen. Kam përshtypje që hapat e tyre janë më të shpejtë sikur dëshirojnë që të shlyejnë gjurmët e tërmetit !.

Më ndodhë shpesh të them që optimisti është pesimistë me përvojë e optimizmi im rrjedhë nga përvoja që kam pasur pas luftës në Kosovë ku gjatë punës që isha duke e ushtruar në Qendrën kantonale për ndihmë për kthim kisha realizuar vizitën në rajonet e Pejës, të Drenicës dhe të Prishtinës për të pasur një ide më të qartë lidhur me kushtet e kthimit të refugjatëve nga Kosova të strehuar nga lufta në kantonin Vaud. Dhe edhe pse fshatra të tëra ishin në gërmadha ishte realitet pa frikën e forcave serbe !.

Kolona të shumta me ndihma nga Kosova

Vazhdojmë rrugën në drejtim të Kosovës dhe rrugën e kombit shoh shumë konvoje me ndihma nga Kosova për regjionet e prekura nga tërmeti e me plotë zë konfirmojë që kjo rrugë me plotë meritë mbanë emrin e vetë. Ushtria e Kosovës kur nuk do arrinte suksesin e vetë për ofrimin e ndihmës për popullatën e prekur nga tërmeti sikur të mos ekzistonte kjo rrugë. E fëmijët e lindur nga familjet shqiptare të Shqipërisë nuk do mundnin të strehoheshin apo edhe të lindeshin në spitalet e Kosovës…

I nxitur nga dëshira për të mundur mortën ashtu vetvetiu më bëri të kontaktojë shokët e studimeve në Shqipëri. Kam fatin të takojë doktorët : Bujar Berisha, Murat Berisha, Isak Susuri e Burhan Hadrin , të gjithë të diplomuar në Universitetin e Tiranës në Mjekësi e që tani me sukses zotërojnë profesionin më fisnik!. Të gjithë shfaqin shqetësimin e tyre të madh për tërmetin në Shqipëri dhe tërmetet tjera të mundshme! .

Eci në mbrëmje në sheshin e Prishtinës në Bulevardin “Nënë Tereza”, eci vetëm po me pranin e madhe të rinisë të cilët i gëzoheshin stolisjes të bukur të Prishtinës … Hapat e mijë nuk ndalen e me veti marr ndjenjën e shpresës …