Në fokus: Qasja në thellësi dhe dimensionet e së vërtetës në vëllimin poetik «Ecje nepër etje» nga poeti Raif Gashi
Nga: Isa H. Dërmaku
Analizë kritike për vëllimin «Ecje nëpër etje», nga Raif Gashi, zbërthen në detaje «dritën e fjalës» të poetit. Vëllim ky që në bazë të analizave kritike, na del si një «pasqyrë e ardhmërisë», për faktin se nga esenca e poezive nxjerrim vlera dhe synime të qarta të Poetit, i cili shumë çka e bazon në «shtigjet e përvojës personale», dhe jo vetëm, mbështetur nga e kaluara e rëndë nën sundimin e racizmit serb, të cilin e ka vën në thumb të kritikës poetike, po ashtu atakon edhe vështërsitë e zhvillimeve sociale të kohës kur kemi lirinë.
Udhëtimi i thellë krijues poetik, natyrisht që kërkon trajtim serioz pra kompetent për secilën poezi veç e veç dhe të gjitha bashkarisht, dzhet analizë shumëdimensionale për të gjetur përfundimet e sakta poetike nga ana e kritikës bashkëkohore, për t’u marë te secili varg poetik atë anën emocionale, racionale, etike dhe estetike, prej nga jepen drejtimet e përpikta nga formulimet e secilit varg të poezive në vëllimin mbresëlënës «Ecje nëpër etje».
Ajo që më bëri përshtypje të jashtëzakonshme, në gjithë vëllimin prej 71 poezive, është edhe laroshmënia e zhanreve poetike, të cilat strehohen mrekullisht në vëllimin poetik që po e trajtojm nga këndi i kritikës bashkëkohore.
Gjithësesi, punë shumë cilësore poetike, nga e cila kritika ime, jo pa arsye ndalet te secili varg i çdo poezie që është esenca mbi të cilat ka ngritur lartë vlerën krijuese Poeti.
Nuk shkojm më tej, pa nisur nga poezia e parë, që varësisht ritmit dhe dëshirës poetike rezymojnë porosi vërtetë të fuqishme. Si mos të jetë ashtu, kur fakti tregon se «natyrisht, shruajm vetëm elegji/Ngadalë…/Buzët kafshojnë me dhëmbë/ U nisa të bëj fund».
Pasur parasysh, formën, përmbajtjen, ritmin dhe stilin, poezia i takon zhanrit të filozofisë ekzistenciale, që përkundër dhembjes, nuk lejohet nga poeti ajo farë «mbyllja hermetike», jo sepse vet poezia cilësore, shpërfaq ato ndjesitë thellësisht «melankolike dhe dëshpruese», që nuk lejon «krisma çastesh…» që edhe mund të vinë nga brendësia e qenies racionale kur ka dhembje aq të mëdha që shkaktoj pushtuesi pra Serbia okupatore.
Se «Shkruajnë vetëm elegji», varg i thellë poetik, përmes së cilës dëshirohet të përçon jo vetëm «idenë e një realiteti» që ka shkaktuar armiku gjenocidbërës, armik ky që sukseset e veta politike i maste me ate se sa jetë shqiptarësh ka vrarë, kjo e vërtetë absolute ishte dhe mbeti e përgjakshme, prandaj këte duhet ta kuptojnë ata që kanë fuqinë për ta bërë drejtësinë kundër gjakatares Serbi.
Te «Ngadal…», nuk është se poeti ndjen thyerje apo dëshprim, përkundrazi, me te artistikisht bën kushtrimin se, nuk bën t’i dorëzohemi heshtjes iracionale, jo sespe «heshtja e atyre që nuk duhet heshtin nënkupton rënje, frikë në mos edhe depresion…» Kjo e keqe, që vjen nga heshtja prej frike apo nga padituria…, bëhet nga shumë kushë që «Buzët të kafshojnë me dhëmbë», vërtetë varg poetik që në brendi të saj ka shumë emocione, shumë dhembje që djeg shpirtërat, përvlonë zemërat, trishtim që në nuk bërtet, por kafshon vetveten nga temerret që bota lejon të na ndodhin ashtu si na ndodhën nga dhuna barabare që bëri Serbia. Nga gjithë ky tmerr autori «u nisa të bëj fund», varg ky që përcjell tronditje, nga ajo që bënte Serbia kundër shqiptarëve, e dikush rrinte dhe shikonte «seri» se ndoshta gjithçka do të përfundon me urdhër nga qielli, se ai i «madhi i sheh të gjitha dhe…»
Racionaliteti poetik gjendet kudo nepër vargjet poetike, kjo theksohet në vazhdimsi nga vet struktura që autori qëllimisht e ka fragmentuar si duhet me llogaritë estetike, përmes fjalëve të zgjdhura të vendosura në poezi, që na porosisin shumë qartë përmes logjikës të cilat nuk përfundojm kurrë në konceptet metafizike, sepse dinamika nacionale kërkonte angazhim për jetë të lirë, ose në të kundërtën do të mbetemi strehve të huaja apo në varrosur për së gjalli në robërinë kolonialiste të Serrbisë amokiste. Etikisht, poeti e thot qartë se secila nismë ka rrjedhojë logjike, përfundim ky që duhet të jetë i vendosur te Liria, në të kundërtën do të mbesim të robëruar dhe si të tillë, zero…
Kushtirimin poetik, vështruar nga aspektet socilogjike, psikologjike dhe logjike, pse jo dhe humane, nxjerr, se: Ne duhet me çdo kusht të e marrim në dorë vet fatin tonë nacional, nëse duam që të mos futemi në gëzhojen e një kuptimi fatal, fatalitetin tonë që e ka dashur dhe e don mbi të gjitha Serbia (dhe ata me te) e të gjitha ngjyrave.
Koncizitetin e apelit poetik, fare nuk e zbehët me ndonjë fjalë apo kuptim abstrak, përmes së cilave tentohet të unifikohen vargjet në poezi, kjo aspak nuk e dobëson vlerën e mesazhit thën artistikisht.
Se, nuk ka dobësim cilësie, nxjerrim enga analiza kritike dhe nga këndi etikës krijuese të poezive.
Te asnjë poezi në këtë vëllim poetik nuk dorëzohet qëndresa, bile as nuk lejohet prodhimi i elegjive vajtuese, realiteti na tregon se këto janë ftesa që mos t’i dorëzohemi kurrë dhembjes, as dëshprimt, por për to duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të vendosur, që kurrë të mos ketë nxitje për dorëzim.
Shumica dëmuese e vargjeve poetike, shikuar nga këndi i estetikës, ato janë vargje lakonike, me shumë fuqi figurative të stileve specifike, pra as në këso raste të themi delikate, poezive nuk ju mungon «muzikaltei në thellësi», që ja ka dalur mbarë të ngrisi poezinë në stadin e esteikës krijuese.
Secila fjalë e fjali e kanë ndikimin te ritmi poetik, që si zakonisht këto cilësi banojnë në gdhendjen mjeshtrisht në secilën poezi. Pikërisht te vargu, «u nisa të bëj fund», narrativë kjo që është gabim të konsiderohet dëshprim, sepse është ftesë që të mos biem në gracka të tilla që i dëshiron armiku ynë shekullor, prandaj me patjetër shpëtimin duhet kërkuar në Liri.
Stili me thekse të filozifisë poetike, natyrisht ekzistencialiste, autori apelon t’i shpërbejm kotësitë, përmes metfaorave, figurshmërisë, aspektit mediativ, sepse është jetike, Ftorja pra Liria.
Përmbledhje poetike me shumë zhanrorshmëri, hyrjen, zhvillimin, përfundime me vlera të larta.
Faktet i sheh kritika edhe te «Varrmihësit e gjakut/ Me heshtje të lumtur/…mendje të tymosur/ Bën himnin», poezi e zhanrit politike, alegorike, ekzistenciale por edhe poezi me protesetë logjike. Po, sepse «Varrmhësit e gjaku», përmes metaforës shumë e fuqishme, në fakt brilante, atakohen pushtetarët, diktatorët, tradhëtarët por edhe ata që që kanë përfituar dhe përfitojnë nga viktimat dhe vdekjet e pafajshme që i ka shkatuar robëruasi kolonialist, pra Serbia.
Autori, shpirtërisht pyet: Vallë, po si është e mundur që dikush edhe në këso rrathanash të ketë «…heshtje të lumtur». Varg ky shumë poetik, tepër i fuqishëm etikisht edhe estetikish dhe mbi të gjitha njerëzisht, se vërtetë kjo në esencë sjell atë kontrastin «tronditës», për faktin se kemi të bëjmë me një heshtje që nuk ka fare të bëjë me pikëllimin human, fjala është për «kënaqësi të djallëzuar…», kjo e fundit nuk ka si mos të prek ndjenjat e njerëzve që kanë përjetuar rëndë gjenocidit serb, gjithë kjo arsyeton dozën e revoltës, revoltë kjo racionale.
Si mos të krijon hidhërime të njerëzve të ndërgjegjëshëm dhe të përgjegjëshëm kur sheh akoma «mendje të tymosura», kjo duhet të lexohet si lloj «turbullire» mendore të gjithë ayre që në fakt ju mungon sa ndërgjegjja aq moralitetii njerëzor, tipa që për interesa egoiste janë gati të e shkatërrojnë të vërtetën absolute shqiptare.
Autori, nuk e lë prapa as ironinë poetike, me çka deklason «varrmihësit që heshtin» dhe, po të njejtit «kompozojnë himne», për veten dhe për krimin që kanë bër, pra glorifikojnë veten duke u përpjekur që mos të konsiderohen ashtu si realisht ishin e janë, Zero.
Emocionet në poezitë moderne lejohen kur janë racionale, po sepse fjala është edhe për zemërimin e kontrolluar e të përqëndruar në luftë kundër të keqës, pra zemrim ky i thën artistikisht përmes ironisë që shigjeton padrejtësitë.
Te shumë thënje, gjejm kuptime të thella ani se thuhen me pak fjalë. Mençuri të skalitura mirë, që vërtetë kanë përforcuar strukturen e mendimit të lirë në poezi.
Fjala «himn», konteksti ku dhe si është përdorur, është një narrativë e saktë për zgjaursin krijuese, po sepse, pikërisht aty banon argumenti se himni është diçka jo vetëm publike por edhe shumë solemne, kurse autori estetikisht e ka përdorur termin edhe si «shapatë arti» për ta luftuar fuqishëm hipokrizinë e hipokritëve. Kjo, dhe jo vetëm, na i tregon se bërthama tyre është krejtësisht në baza etike, etikisht e fuqishme edhe se për to kërkohet angazhim, duke i demaskuar gjitha hipokrizitë, cinizmet dhe përfituesit nga viktimat që i ka shkatuar racizmi serb.
Në peozi, është theksuar me shumë qartësi, shënjestrimi goditës kundër krimit, të cilën e lufton me tërë qenien e ti përmes vargut poetik.
Si mos të jetë kështu vargu aq i fuqishëm «varrmihës», «heshtje e lumtur», «Mendje e tymosur», që janë vargje të shkurtëra por estetikisht i fuqishme, shumë goditës, edhe që kanë atë ritmin harmonik të luftës kundër të keqes. Edhe poezit e zhanrit politik, si kjo më lartë dhe jo vetëm, ironike gjithësesi, janë vënë në lëvizje nga autori, për të luftuar mençurisht padrejtësitë ngado që vinë.
Poezi dkëto që kanë zhanrin, tonin, ritmin me tematikë emocionale, emocione që asnjë çast nuk e kanë zbehur vlerën estetike, përkundrazi i kanë fuqizuar.
Autori, përms vëllimit poetik, e ka luftur fuqishëm hipokrizin dhe glorifikuesit e së keqë së madhe.
Poezi Epike, nuk ka si mos të jetë «Tragjedia ka emër…/masakra…/në burgun e Dubravës/kokë copë copë/ Vrasje mbi vrasje/ Nuk di pse harrojmë». Temë, absolutisht e domosdoshme, gjithë kjo në mos për asgjë tjetër së pakut për Kujtesë Historike, kundër krimieve barabre që bëri kundër të burgosurve shqiptar, Serbia okupatore. Poezi kjo e dhembjes së vërtetë, e fuqishme emocianalisht, etikisht dhe e ndërtuar strukturalisht sa e si duhet dhe ate, përmes shumë imazheve të forta që vërshojnë në kokat e secilin njeri që sado pak ka dhembje për gjenocidin që Serbia bëri nëpër burgje kundër shqiptarëve.
Poezi është një e vërtetë Historike edhe për faktin se është dokumentar, protestë, dëshmi…, në këtë rast, ka efekt të plotë edhe në aspektin denoncues, por edhe është ftesë publike që kjo tragjedi e vërtetë duhet të mbetet në Kujtesën Historike Nacionale Shqiptare.
Te vargjet «Robi i gjallë/Kolliten me fund/ Vdekjen e gjen gjithkund», autori fton për zgjuarësi reale, sepse mbjetesa ynë pa dinjitet, është mashtrim dhe varfëri e vërtetë. Simbolika e kytyre vargjeve është vërtetë mbresëlënse për faktin se është tepër e fuqishme, veçanarisht me «Kollitjen me fund», që unë si kritik, e lexoj si diçka më shumë se vetëm ironi sociale, po sepse emocionalisht është shumë e ndjeshme dhe fuqishme, autori me të drejtë atakon mençurisht përçmimin dhe humbjet e dinitetetit i gjithë atyre që përqafuan robërinë «përmes heshtjes».
Poezitë si këto që janë sociale, sepse përshkruajnë tragjeditë e njëpasnjëshme, por edhe ftojnë në përpjekjet mbinjerëzore për mbjetesë, në fakt për çlirim dhe Liri nacioanle.
Poeti, nuk nguron aspak të merret edhe çështjet e brendshme, moralitetin e tyre, kjo dhe jo vetëm përmes simbolikës mitike, në aspektin estetik, kurse ana etike shënjestron përmes begatisë së filozofisë së ndërgjegjës, pastaj dramatikës si «Ngrita zërin/Kush më ngacmoi/Engjëlli a djalli/Më ftesë njësoj». Vargje shumë përmbajtësore, tepër goditëse, për ata që maskohen si engjuj e në fak janë satana vet.
Po ashtu dhe poezitë «Auh», «Kaligula», «Hili i vogël», «Vërdallja», «Vargi i vdekur», «Laudha», «Ëndërra», «Monodrama», «Lumi»…, përshkruajnë artistikisht atë ndjenjën që jo rrallë autori e quan, ndjenjë të vetmisë, duke fuqizuar ate me «mjegullën e brendshme» dhe kalimi në «kërkimet e identitetit shpirtërore», si një domosdoshmëri arti bashkëkohor.
Nga të gjitha këto kanë karakteristikat specifike që përmes figurshmërisë së ndjeshme por, jo të mbyllta hermetikisht, sepse bazojnë te estetika poetike, pastaj aty jo aq të vetmuara edhe jo të zymta shtigjet e daljes emocionale te arena mençurisë racionale. Autori i ka paraparë shumë mirë edhe shtigjet që kanë përpara hendeqe shumë të rrezikshme, hendeqe këto që bëhen akoma me ma shumë pasoja kur ato janë të mbyluara me mjegull, raste jo të pakta që definohen qartë, për faktin se fut aty fije ndriçimi, drejtimi, dialogu konstruktiv dhe leximi të vëmendshëm, pra gjitha këto përmes simbolikës që përdorë me kohë, mend e vend autori.
Ka shumë e shumë shembuj më shumë se vetëm «specifikë», si në rastet kur «Buzët kafshojnë me dhëmbë…» e deri te «Kaligula/në Pasqyrë», që kur është dehur e «puthë krenarinë», pa e lën pas as «Ëndërra/ Etja e tyre/ Këndon vetëm hijeve», etje hish…, poezi këto që në fakt nuk janë as enigmatike e as nuk kanë platformë të pakjartë edhe pse ngjarjet zhvillohen në situata shumë të ndërlikuara, por përdorur nga autori estetikën e veçantë krijuese, ja del mbarë të jep cilësi reale.
Frika, «Frikë mu bë udhëtare/Bashkë me hijen time», zhanër i poezisë psikologjike, që është shumë përmbajtësor dhe esencialisht tepër i goditur.
Të, kësaj natyre, nga kritika konsiderohën vlerat poetike në poezitë: «Më fal natyrë», «Kuptimi i ikur», «Nuk njihemi», «Kthimi i identitetit», «Kënga e fundit», «Prap mur». Që karakterizohen me një ton shumë më të përmbajtur, me një simbolikë të fuqishme, aspekti meditaiv por që nuk mbetën pas as poezitë që përmes artit arsyeshëm kundërshtojnë shëmtitë.
Porosia gjenerale e tyre mbetet ajo që ishte, pra nëse nuk kemi kujdes si cilësi njerëzore, rreziqet na mbesin permanente.
Natyrisht, të thuash artistikisht, etikisht dhe nga aspekti ekologjik «Më falë natyrë/Jeta edhe në korrnizë/Vazhdon», është mjaft brilante.
Po, sepse, vazhdon autori, përmes poezisë historike, gjithësesi edhe metaforike «Nga lindja na /Një lindje shoku/Shekulli i shkuar», bukur shumë, por nga pikparja emocianale dhe racionale, është me shumë se vetë goditje efektive në dhjetëshe, efektivitet që marrshon para nga prirjet shpirtërore.
Kur jemi te rikthimi në vend të identitetit tonë, përmes Poezisë identitare, por edhe shpirtërore, që autori i ka përzemër, se si të tillë e ngritë deri në «Identitet i Shenjtë» është kapitull i veçantë poetik, shumë i përqendruar dhe i sakt, pra plotësisht i qëlluar dhe konciz, për faktin se: «Katedralja e Prishtinës/Me bekimin e Zotit/Identitetin tim e ktheu në vend».
Poezia është lakonike (lakonike: që zakonisht shprehen me pak fjalë, por në mënyrë të prerë e koncize, shkurt e qartë), pra e drejpërsëdrejti dhe me simbolikë të madhe dhe historike, shpirtërore e me identit të vërtetë. Gjithnjë, ka një potencial të thellë e tëfuqishëm në aspektin poetik, filozofik, estetik, gjitha katër shtyllat që janë të domosdoshme për secilën poezi për të qenë vlera të vërteta.
Sa më përket mua si lexues dhe lexues me qëllim anlize kritike të vëllimit poetik, mund të themi me përgjegjësi se poezia «Katedralja e Prishtinës», është kulminante, pra me vlera të vërteta poetike, për faktin se: Katedralja, është më shumë se vetëm simbol besimi, është për më shumë se aq, përkatësi reale shpirtërore, qëndresës dhe rilindjes si feniksi, aty edhe toleranca fetare që është shumbulli më epik i mundshëm për mbarë botën e qytetëruar. Kjo, natyrisht na rikujton thirrjet epike: «Feja e shqiptarit është shqiptaria» (Vaso Pashë Shkodrani). Pastaj: «Kemi katër pesë fe, por kemi një komb kemi një atdhe» (Molla Idriz Gjilani, Komandnat legjendar i anamoravës dhe gjithë shqiptarisë, në luftëra kundër Serbisë.)
Në këtë poezi, Katedralja e Shën Nënë Terezës nuk është vetëm ndërtesë fetare, por mbi të gjitha e është monument i pranisë së përjetshme të Tolerancës Fetare si askund tjetër në botë, dhe ky fenomen brilant është simbolika më e mirë e mundshme për shqiptarët, që kanë shumë besime fetare, por kanë tolerancën dhe harmoninë epike të shqiptarve.
Poezia, në fakt ka jo vetëm hyrjen madhështore, pra solemne, soleminitet që është gjithëshqiptar, sepse nga të gjithë konsiderohen si shejtëri vëllazërore. Ashtu si ishte dhe mbeti, Nëna e Botës, Shenjëta Nëna Terezë.
Gjithë kjo mrekulli shqiptare, nuk ka ndodhur rastësisht, sepse është e kalitur me shekuj te populli shqiptar dhe ate që e bekon Populli, nuk ka si mos ta bekon edhe Zoti.
Vet poezia, këshillon me të drejtë se, identiteti ynë është njerëzor, dhe kjo ka bekimin dhe mbështejen hyjnore.
Ritmi poezisë, është i qëndrueshëm se aty ka të pranishme në secilin varg stilistiken e nivelit poetik, me çka poetit i plotësohet dëshira sepse «Identietin tim ktheu në vend, Katedralja».
Ky varg peotik, studjuar nga esenca e kritikës poetike, na del si vargu më «kulminat, më emocional, më i mençur pra ilozofik dhe epik», kutpimin e së cilës është ajo që e don shumë, po sepse Poeti e ndjen se «diçka e shenjtë rikthehet në të vërtetën, në rrënjët, në dinjitetin» e kombit shqiptar. Realisht parë, kjo poezi ashtu edhe shumica nga ky vëllim peotik, ngjallin respekt, por edhe një lloj krenarie të qetë por krejtësisht shpirtërore. Etikë kjo, që theksohet me qëllim të ruajtjes të këti kthimi të identitetit, pra të ruhat si nderim i shenjtë i kombit dhe atdhuet. Këtu, edhe lakonia estetike, që përshkohet me atë simbolikën e madhe, pra simbolika që shkëlqen ndër shiptarët.
Meszhet janë mjaft i pranueshëm nga lexuesit e vëmendshëm, ashtu edhe në poezinë tjetër, kur është puna te «Jetimja», «Kalorësi i Lakmisë», «Dora e djallit».
Stili dhe toni i poezive si kjo, përshkohen me emocione, me elegji shpirtërore, dhe me narratiav ndriçuese. Fortifikimin, Poeti e bën edhe përmes jehonës moderne, jehonë këto që përshkohen me metaforikën figurative dhe ate jo vetëm në këto poezi.
Poezit, sikur na bëjnë të kjartë dhe bindshëm, se më emri im nuk është i huaj, jo sepse tashmë, Liria na flet shqip edhe në Kosovë.
Bukuritë e gjitha poezive, që përçojnë identitetin e bekuar, me rrënjet e dritës, kështu na del, kur poezitë në fjalë, kryesisht këto epiket, mund t’i analizojm edhe nga forma e baladave, himni ose poetika e tyre, kjo edhe varet nga stili i begatë që preferon vet vëllimi peotik.
Analizat e tilla të thelluara letrare, që na vin nga kjo përmbledhje poetike, janë të përqendruara te fuçia ndriçuese që përmes vargut dëshiron të përçon poeti.
Figura poetike këto që në të vërtetë ja dalin të sintetizojnë fuqishëm ndjenjën e çlirimit dhe në Liri, gjetjen e vetvetes.
Natyrsisht, mund të them nga këndi i vështrimit analitiko kritik, se Zoti nuk ka identit kombëtar, ate e pretendon edhe poeti, vetëm se mesazhi i ti kishte synim që poezinë për Katedralen, ta vendos në «qendër të gravitetit» poetik, pra njëfar bërthame të pastërtisë poetike që bartë përmasat e rrezeve të diellit.
Poetika, si gjithkund edhe këtu, përpiqet të flet me zërin e racionalitetit, zë që del na thellësia e mendimit dhe e shpirtit, dhe kjo është tepër e çmuar nga secili që e din se çka është poezia e vërtetë.
Poezitë e tilla të vlerta, sikur i japin frymarrje dhe ritëm të brendshëm vet qëllimit poetik. Ky është ai ritëmi i natyrshëm, pra jo ritëm i imponuar.
Ideja e Katedrales, e shtjellaur poetikisht, na del si ikonë në faqen e bardhë të vëllimit poetik.
Kjo gjuhë peotike, tejkalon gjuhën e lajmit, sepse ka zgjedhur në vazhdimsi mençurinë poetike, kujdesin, qartësinë, thellësin bile edhe ato emocionalet, por asnjëhrë këtu duke rënduar lexuesin, përkundrazi këto sjellin lexim dhe frymëzim leximi, pikërisht kjo është dhe duhet të jetës te secili poet.
Të gjitha, si temat Identieti dhe rrënjët, Liria dhe drejtësia, Shpirti dhe Zoti, Dhimbja dhe kujtesa, vetmia dhe mendimi, kanë strukturë të plotë kuptimore dhe në fakt këto e pasurojnë tejmase përjetimin e vërtetë.
Poezia Katedralja, meriton të ishte Porta e Tempullit të Vëllimit Poetik ««Ecje nëpër etje», titull që i ka rritur ndjeshëm fuqinë e vlerës së poezive në tërsi.
Titujt e poezive të këti vëllimi poetik në të shumtën e rasteve janë tituj me ndjenjë racionale, ca të tjera kanë edhe metaforën e hapur e më shumë të fshehur, që të gjitha e ftojnë lexuesin në zemër të leximit poetik.
Poeti, Raif Gashi, është në rrugë të mirë, që të vazhdoj të jetë një zë që prek, që fton për reflektim por edhe që raun të vërtetën në secilin varg të poezive të tij.
Poeti, në fakt ka për obligim etik, që dritës t’i lë vendin meritor në secilin varg të secilës poezi.
Poetit, Raif Gashi, i dëshirojm shëndetin e mirë për Te dhe Familje, në mënyrë që të na dhuroj edhe shumë e shumë vlerat të tilla poetike dhe jo vetëm!
Uron: Isa H. Dërmaku