E premte, 9 prill 199, Kukës: Rrëfim rrënqethës i Ruzhdi Dinës prej Celinës

Sipas një rrëfimi të Mirdash Hoxhës (Inspektor në Drejtorinë Arsimore), një bujtës në shtëpinë e tij, Ruzhdi Isa Dina prej Celinës së Rahovecit i kallëzoi se forcat ushtarake serbe granatuan dhe i vranë babën, mu te dera e shtëpisë.

Atëherë, ai e merr trupin e pajetë dhe përpiqet ta futë në dhé. Nuk pati kohë të hapte varrin se filluan prapë granatime të tjera. Trupin e pajetë e rrethon me blloqe betoni, me ato blloqe të pavëna në punë, që i kishin mbetë pranë shtëpisë dhe vendosi një batanije përmbi.

Më mbrapa u larguan prej katundi. N’atë shtegtim të vrazhdë e plot pezm dëgjonte herë pas herë hungërimat e qenve. Qentë       i shfaqeshin kudo, tek e tek ose në një varg të gjatë që vetëm hungërinin. Ndërkohë, trupin e kish n’ethe, por sapo lirohej pak prej tyre i gjëmonin rishtas në veshë hungërimat e qenve.

( Nga ditari i shkrimtarit (Petrit Palushi, Kukës)