Dr. Ornela Radovicka: Studiues austriakë e shqiptarë në Austri

 

Shkruan Dr. Ornela Radovicka

SkedaTitulli;  Studiues austriakë e shqiptarë në Austri

Autor: Hazir Mehmeti

Botimi i dytë

Prishtinë 1921

Ndërsa shfleton këtë libër, përjeton  menjëherë një mini enciklopedi  mbushur me ngjarje, personazhe,  fotografi, dokumenta, art,   të cilat flasin për kontributin e studiuesve austriakë për\ dhe mbi \shqiptarë, të shpërndarë në kohë dhe hapsirë, por  në brendësi  të  kapitujve, na përcjellë disi më thellë  ndaj këtij vëzhgimi emirik e fotografik. Si rrathë danteske  përfshihen  nën kapituj, që përmbajnë një vastë të gjerë tematikash ; etnia  shqiptare autokton në territorin e saj, gjuha shqipe si një nga gjuhët më të vjetra të njerëzimit,  coptimi i Shqipërisë dhe shaktarët e saj,  gjenocidi  serb mbi popullsinë shqiptare, rregjimi komunist dhe viktimat e tij,  diaspora, ekselenca e saj në Austri dhe kontributi i saj në   ruajtjen e identitetit  dhe të gjuhës shqipe.

Struktura e librit; ka një renditje  asimetrike në kohë dhe hapsirë dhe e rradhitur në formën e një Antologjie. Gjuha  me të cilën janë shkruar këto përmbledhje përmban  një stil jo pompoz, informativ- narrativ-citues- kulturor,  i thjesht, depërtues dhe forografik për lexuesin.

 Përmbajtja

Libri hapet me  një citim të Fan Nolit

 I vetmi shtet që ka mbajtur një politikë të mënçur në Shqipëri ka qenë Austria merhume e Hapsburgëve…. S’duhet  t’ia hammë hakun!”

Shpesh thuhet se, për ne shqiptarët  nuk egziston koncepti i “ i huaj”, për faktin se ne shqiptarët të karakterizojmë  në “Mik”, dhe “Armik” dhe në fakt për ne shqiptarët nuk egzison kombësi, për ne  je o mik ose je armik . Mikut nuk i hamë hakun, mikun  nuk e presim  në besë, dhe  mirënjohjen për të  e kemi gjithë jetën.

Më tutje Fan  Noli në  analizën e tij vijon:

…”Ja kush ishin Arsyet e suksesit që Austria arriti të na mbronte deri diku nga fuqitë e mëdha.

a)Austria bazonte politikën e saj mbi Shqiptarët nacionalist.

  1. b) Austria ngarkonte me punët e Shqipërisë ata njerëz që e dinin shqipen më mirë se çdo arnaut! “

Është pikërisht binomi “shqipja” dhe miku”,  çelsi i leximit të përmbledhjes të këtyre faqeve .

Dritare të tjera hapen dhe pyetje të njëpasnjëshme lindin kur vazhdon e lexon gjithë ata studiues, hulmtues, filozof, albanolog gjermanë dhe austriakë që  dhanë kondributin e tyre të madh në fushë të alabanologjisë.

Pse pikërisht kaq shumë studiues të Austrisë lëvruan në këtë degë?

  • Ndoshta, sepse Austria e dinte shumë mirë që gjuha shqipe ishte gjuha më e lashtë në Europë, gjë  e cila konfermon atomatikisht se ky popull ishte autokton në trojet e tij!?
  • ..përgjigjen autori na i përcjellë nën forcën e sinergjive të vargjeve Naim Frashëri.

Gjuhë  që fletë ky popull  flisjin Perënditë

Atë flisjin Pellazgjitë…

Greqishten ajo e polli

Llatinishtja andej dolli …

 Shpesh nga studjues shqiptar dëgjojmë të thuhet se Rilindasit egzagjeronin vërtetësinë e fakteve dhe çështjes mbi gjuhën shqipe për shkak romaticizmit që i karakterizonte, por  autori Hazir Mehmeti,  si një “comparat”,  vendos në paralelizmë me vargjeve e Naimit  deklaratën s  albanologut, studiuesit, diplomatit gjerman Johan Georg Von Han,  në  “Studime shqiptare, Jena 1954;  Shqipja rrejeth nga Ilirishtja e cila në vetvete ishte gjuhë pellasgjike.

 Lind pyetja: Nëse rregulla e treshit në matematikë është e vlefshme, si ka mundësi që nuk është e tillë kur ndjekim  llogjikën  se; nëse gjuha  rrjeth nga ilirishtja, dhe  ilirishtja është me prejardhje pellazgjike, atëherë përse nuk pranohet që gjuha shqipe rrjedh nga pellazgjikja?.

Dinastia e Hasburgëve ishte një dinasti iluministe, para se të sythonte humanizmi në Europë. Kjo dinasti kishte  një vizion shumë të përparuar përsa i përket kulturave të kombeve përfshirë edhe atë shqiptare dhe për këtë shumë studiues prekën territorin.

I pari studjes rezulton  Arnold Von Harff(1471-1505)  i cili më 1491( një vit para se të zbulohej Amerika)   përshkoi  nga Ulqini deri në Sazan dhe  krijoji fjalorin me 26 fjalë..

Më vonë kemi  hisorianin gjerman Johannes Thunman  krijoi  Veprën e tij “Hulumtime mbi historinë e popujve  të Europës lindore më 1774.  Jemi në periudhën  kur në Itali  në pushtet  është   papa me origjinë shqiptare i cili nuk është indiferent ndaj mësimit në  gjuhën shqipe, dhe vendos të hapi në  1732  Kolegjin “Corsini”, i cili për shkak të numërit të madh të shqiptarëve në këtë kolegj  trasferohet  në 1794 në San Demetrio Corona\ Cosenza\Itali  dhe interesi për sudime albanoogjike shtohet.

Do të jetë historiani  austriak Jakob Filipp Falmerajer (1790-1861) i specializuar në periudhën bizantine  që do ti interesoj tema e Moresë dhe  do të shkruaj mbi Morenë: Historia e Gadishullit të Moresë gjatë mesjetës dhe Elementi shqiptar në Greqi, Munshen 1857-1861.

Një  tjetër mik;  udhëtar, kronist, ulumtues, do të përshkonte territorin e shqipes, dhe ai është  Pedersen, i cili  këto kujtimet  do ti shtronte në dy veprat e tij,“Udhëtimet në viset e Drinit dhe kulturës shqiptare”  si dhe  vepra “Udhëtime nga Beogradi deri në Selanik”,  ku shpreh  hapur autoktonia e popullit shqiptar.

Autori informon me personalitete me origjinë shqiptare që kanë dhënë një ndihmesë konkrete në zhvillimin ekonomik, art dhe kulturë në Austri,  informacione që shpesh nuk i gjejmë në tekstet shkollore  . Figurat si  Giorgio Basta, governator i Vjenës  ( 1550- 1607) komandant i ushtrisë gjermane në Austri, Karl Gega inxhiniri i rrugës hekurudhore Simeringut i cili rradhitet ndër 100 austriakët më të mëdhenjë përfshirë këtu Moxart, Froidin,Kafka etje.  Alexander Moissi 1879-1935,  me tonalitetin e zërit  dhe përfshirja në rolet e tij të sukseshëm si ajo Hamletit, bëri këtë artist me origjinë shqiptare të famshëm  në skenat e teatrit  Gjerman.

Edhe sot  janë një mori figurash të shquara austriake sot për sot në hulumtime albanologjikeWilfred Fiedler, me vëllimin e tij “ Këngë Çame” , apo vepra e tij madhore “Sistemi foljor i shqipes në gjuhën e Gjon Buzukut,  Kurt  Gostenschnigg  studiues  në kërkimet albanologjike, Basil Schader Prof, Dr me aktivitetin e tij në Zyrih,  Peter Paul Wiplinger, publicist, kulturë, art dhe fotograf.

Shqiptarët ishin miq të ebrejve.

Historia ka rrëfyr se si shqiptarët mbrojtën dhe shpëtuan me qindra e qindra ebrej. I vetmi vend në Europë që nuk dorëzuan ebrejtë.

Përmendim këtu dy personalitetet me origjinë ebrej të madhin Norbert Jokli, themeluesi i studimeve albanologjike dhe Robert Shwarz me origjinë edhe shqiptare prej nënës.

Rradhitja e presonazhve  në këtë libër i ngjan një piramide sa sublime aq edhe  astronomike.

Në bazë të kësaj piramide  qëndrojnë figurat austriake,të cilat mbështetën gjuhën kulturën,  ndërsa  si planete rreth tyre, janë kontributi i shqiptarëve e në të gjithë këtë kozmo, bie në sy mirnjohja e autorit  për  rolin pozitiv të Austrisë mbi çështjen shqiptare, por mbi të gjitha detajet dhe renditja e informacioneve  në këtë libër flasin një himn atyre bashkëatdhetarëve të autorit që dhanë një kontributë për atdheun e tij, për gjuhën  dhe kulturën shqipe, për të gjithëata që nuk u kursyen për të mbajtur gjallë emrin  shqiptar

Shpesh dëgjojmë  shumë kritikë të cilët thonë që historinë tonë e shkruan të huajt.

Në fakt të njëjtën gjë mund të themi  edhe  edhe për gjuhën tonë shqipe, që e studjuan  e vlerësuan më tepër të huajt se sa ne vet shqiptarët. Ishte lbanologu austriak Gustav Meyer(1859-1900) që përpunoi i pari  Fjalorin  etimologjik, botuar në Strasburg më 1891,  fjalor i cili përmban 1540 fjalë, ndërsa  themeluesi i filologjisë shqipe  konsiderohet studiuesi tjetër Austriak, filologu  Franc Xaver Ritter Miklosich.

 Studiuesit Austriak e njihnin rëndësinë e gjuhës shqipe 

Nëpërmjet veprave të  veprave të studjuesve austriak  se ata e dinin shumë mirë rëndësinë e kësaj gjuhe, të lashtë sa vetë njerëzimi, dhe mbi madhështinë e tij lexojmë deklaratën e Maximilian Lambertz 1882-1963:

  • Historia e plot e njerëzimit do të shkruhet atherë kur shqiptarët  të marrin pjesë në shkruarjen e saj”

Mendoj se kjo deklaratë  nuk vetëm  një  shënjë fisnikërie dhe sublime   siç është gjuha jonë në vetvete, por  edhe një shuplak morale për ne shqiparët që akoma nuk kemi shkruar historinë tonë të lashtë të vjetër sa njerëzimi.

 Ndihma e drejpërdrejt  e Austrisë në investimin mbi kapitalin human

Të mbash një shtet, alfa e tij është të investosh mbi kapitalin human. Këtë linjë ruajti edhe Austria me shtetin tonë të ri, të drobitur, të vobekët për shak të rolit të ndyrë të politikës së  Rusisë në  akordet me shtetin otoman tashmë i  kapitulluar ku territoret shqiptare shiheshin nga fuqitë e mëdha si një copë gjigande, Austria u mundua që ti jepte asaj  frymë nga mushkria e saj gjigande. E ardhmja janë të rinjtë, prandaj shteti austriak  gjatë viteve  1917\ 1918  nis  kontigjentet e para shqiptare nga Elbasani  në drejtim të Austrisë. Kjo arritje edhe në saj të forcave të brendëshme intelektuale, si  falë angazhimit të Luigj Kurakuqit por edhe të  Sali Butka e Hajdar Kolonja.

Në 23 mars 1917 austriakët duke parë nevojën e madhe për mësues hapën Shkollën Normale në Shkodër, ku drejtor emërohet Gaspër Baltoja.

Deri në Kongresin e Lushnjes sistemi arsimor në Shqipëri u mbështet  tërësisht në sistemin arsimor austrohungarez.

Kjo periudhë në libër është evidencuar nga autori Hazir Mehmeti , me data historikë, dhe shoqëruar nga shumë figura të shquara. Ai  përmend  Hilë Mosi, Dr Nush Bushati, Çatin Saraçi, Remiz Baçe, Sokrat Dodbiba, Karl Gurakuqi, Irakli Buda, Lec Çurçia, Kolë Rrota.

Në këtë fazë  autori na informon që drejt  Austrisë  u nisën shumë  të rinjë shqiptarë me bursa  për të studjuar në universitetet austriake; Vjenë , Klagenfurt, Graz, Linz, Villah.

Shtypi dhe organet

Intelektualë e student me mbrritjen e tyre në Austri gjetën liri veprimi dhe mbështetje nga  vendi Mik austriak . Autori  e plotëson këtë  pazëll  dike na bërë të ditur me shtypin dhe organet  e asaj kohe.  Përmendim Gazeta “Albanisch Correspondenze”     1912-1918 si dhe Shoqëritë e asaj kohë. Veçojmë  Shoqëria “ Dija” 12 Janar 1916;  Gazeta Vllaznija 1917; Shoqëria studentore “ Albania”; Revista “Djalëria”; Gazeta Ora e Shqipnisë; Gazeta Bashkimi Kombëtar; Revista “Dardania” me dr Skender Gashi;  “Djelli Demokristjan”.

 Gjuha, është arsyetim dhe vetëtidije, por në të njëjtën kohë  është, histori dhe kulturë.

“Arsimi është shpirti i një kombi” deklaronte  Hasan Prishtina (1873-1933), cili me të ardhurat e tij  siguronte mbajtjen e 10 shkollave në Kosovë  dhe të 60 nxnësve në Normalen e Elbasanit

Është pikërisht detyrimi  moral që kemi ndaj të gjithë atyre që shpenzuan energji ndaj  gjuhës mëmë, kulturës, dhe çështjes shqiptare, ndaj dhe autori  pa kursyer përcjellë një mori  personalitesh të njohur  dhe më pak të njohur me origjinë shqiptare që kanë frekuentuar Vienën. Përmendim;  Hilë Mosi, Gergj Pekmezi, Eqerem Çabej, Pandeli Sotiri, Eqerm Bej Vlora, Aleks Buda, Xhevat Korça, Skënder Luarasi, Pandel Sotiri,   Gasper Pali, Gasper Beltoja, Ndue Paluca, Filip Llupi, Gasper Shoshi, Hilmi Doko, Hivzi Xeka, Halit Narzani, Ibrahim Babmusta, Ismail Nishani Kodra, Izet Bibeziqi, Karl Larja, Kel Kolë Vila e shumë e shumë të tjerë

 Austria hapi dyert edhe për gratë intelektuale  

Marie Paluca Kraja artiste e popullit,  e nderuar me urdhërin Naim Frashëri  e shumë çmime e nderime të tjera. Studjuese  në Graz\ Austri dhe është  një patriote e shquar. Në formë të detajuar flet për figurën e saj edhe si patriote. Nga rreshtat e këtij libri mësojmë që ajo  Arratiset  nga burgu ku ishte dënuar për 5 vjte  dhe nëpërmjet Dalmacisë shkon e vazhdon aktivitetin e saj në Vjen .

Agni Todhri (1894-1982) Mësuese e merituar. Ishte  gruaja e parë elbasanse që studjoi jashtë vendit.

Matilda Çarkaxhiu, studioi në kolegjin e Kremsit pranë Vjenës, pas vdekjes u nderua me titullin mësuese e merituar

 Rregjimi Komunist dhe studentët e Austrisë

Për shumë intelektualë të cilët  u kthyen nga  vendi mik Austria në atdhe regjimi u tregua i pa mëshirshëm.

Një pjesë e tyre  u burgosën, të tjerët u internuan dhe disa  u pushkatuan. Autori rradhit një numër viktimash të rregjimit. Përmendim disa prej tyre  si Fadil Gurmani, Ethem Haxhiademi, Venermin Dashi, Kolë Margjin, Sokrat Dodbibaj, Lasgush Poradeci e shumë të tjerë e midis tyre edhe një grua Marie Taci.

 Gjenocidi  serb ushtruar mbi etninë shqiptare.

Në kapitujt e këtij libri autori Hazir Mehmeti  nuk është aspak indiferent në shtimin  e informacionit mbi gjenocidin serb ushtruar mbi etninë shqiptare. Politikë kjo e theksuar akoma dhe më tepër pas rënjes së Perandorisë Osmane. Këtë argument autori na përcjellë nëpërmjet  kronistit të asaj kohe të  sheteti austriak, Leo Freundlich  i cili me veprën e tij “ Albanische Golgota”(Golgota Shqiptare),dhe  evidencon artikullin, Die Albaneses mussen ausgerottet werden! (Shqiptarët duhet të shfarosen!) të  datës 12 nëntor  1912.

 Leo Freundlich në kronikën e tij  shkruan:

Se në afërsi të Shkupit u masakruan 2000 shqiptar muhamedan, e jo larg Prizërenti u mbytën 5000 mijë  e shumë shqiptar janë therur nga serbët.

Një gjenocid i tmerrshëm! Lexojmë  qart jo vetëm indinjatën, revoltën, por edhe dhimbjen dhe  padrejtësinë  që i është bërë këtij populli mbi këtë hemoragji  të shumë dekadave,  kanë mbirë vetëm lulkuqet.

Një nga njohësit e mirë i rrethanave shoqërore, politike në trevat shqiptare  e në veçanti atyre në Kosovë ishte edhe prof Dr. Hermann Olberg.

Tematika e mohimit të të drejtave dhe  gjenocidit në këtë përmbledhje  merr përpasa të gjera  në kohë dhe hapsirë.  

Mësojmë  mbi  një letër të e Hasan Prishtinës  së vitit 1931 ku deklaronte se   ”Afër një miljon shqiptar që banojnë në Kosovë dhe Maqedoni  nuk kanë asnjë shkollë në gjuhë amtare. Ju është ndaluar të themelojnë shkolla me mjete private.

Nga  hulumt e  historianit të njohur Sir Noel Malcolm, në veprën e tij “Kosova a short Hystori “, shumë fakte mbi represionin serbosllav  ndaj shkollave shqipe  në ish Jougosllavi  autori  merr nga një mësues  Dr Xhevat Hasani , kryetar i mësuesve shqiptar në Austri i cili i ka përjetuar nga afër këtë represion.Po nga autori Malcolm mësojmë  se në perandorinë Osmane ishte një numër i konsiderueshëm skllavrish të krishterë por edhe një numër mysliman  për rreth 100 000 mijë nëpër Europë.

Diaspora sot në Vjen

Elemente  bazë i “identitetet shqiptar” në diasporë, ngelet gjuha e mëmës dhe kultura  shqiptare.  Gjuha shqipe edhe pse e reduktuar  dhe e asimiluar në shumë treva,  nuk humbet, por ngel tek ajo pjesë e shuar, si  gjuhë e martirëve dhe e shenjtorëve, e ëndërrimtarëve apo kabalistëve,  një gjuhë e pasur me zgjuarsinë dhe me kujtimin  që njerëzimi nuk mund t’i harrojë kurrë.  Gjuha shqipe  edhe sot  mban idjomën e njerëzimit

 Autori  Mehmeti  duke qenë i profilit të mësuesisë është i ndërgjegjshëm  se në emigrim\diasporë, gjuha, si çdo përbërës tjetër i kulturës materiale dhe intelektuale të një populli, është një pasuri gjigande por edhe brishtë, ndaj shumë formave të “ndotjes” për hirë të mos pasjes kontakt drejpërdjet me tokën mëmë, shkak të hibrizimit e bilinguzimit  gjë e cila po nuk u kurua paraqet rrezik  asimilimi,  prandaj së bashku me disa miq të tij morën pjesë në ngritjen si të shkollave  po ashtu të shoqërisë së Lidhjes së shkrimtarëve dhe e krijuesve shqipatrë  “ Aleksandër  Moisiu” në Austri, shoqatë kjo e gjallë, me botime, me orë letrare, e binjakëzim shoqatash të tjera motra.

Autori Mehmeti  me disa dromza na rrëfen si u njoh me  poetin  e madh Ali Podrimen, që i bashkonte jo vetëm vena artistike por  ndoshta dhe fati ku,  Vlora ( bejëza e tij) me Lum Lumin  do  të ishin në një Valcer mes reve të bardha qiellor. Eshtë krenar autori  që është takuar me Ibrahim Rrugovën,  e kush nuk do ishte.

Ky personalitet  i quajtur “ Gandhi i Kosovës” për anti violencën që atë e karakterizonte. Autori  Hazir nuk anashkalon, por si shqiptar që është nuk harron të nderoj  mikun e madh të shqipatarëve  Albeer Rohan i cili pak kohë më parë kishte humbur jetën.

Autori  Promovon,  personalitet miq, shokë;  Dr Eqerem Zenelaj, Nuhi Bytyqit” Libri i luftës”; rrëfen për  veprën e dr Nustret Pallana Terrori i Serbisë  pushtuese mbi shqiptarët edhjetra të tjerë.

Të rinjtë intelektual në diasporë

Në gjuhën e popullit shqiptar  qëndron zemra e identitetit të tij,  të atij populli që ka lindur shumë përpara  se të krijonin shtetin\ kombin dhe ku gjuha përfaqëson legjitimitetin më të lartë të tij”, dhe këtë autori na e përcjell nëpërmjet autorit austriak  Holgher Pedersen  i cili citon për  gjuhën shqipe:

Gjuha shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe përparimit moral.

Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria  e folsëve të saj…

Është pikërisht ky mesazh, që duhet ti arrijë diasporës. Në fakt në Austri autori na informon me shoqatën e mësuesve shqiptare si edhe me kryetarin  Dr Xhevat Hasani  human që energjitë e tij ja dedikojë  rritjes së numrit të nxënësve për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. Një numër të konsiderueshëm nxënës mesojnë gjuhën shqipe.

Si një shuplakë morale, autori me një “stil –nirvane”rradhitë  fjalët e Fishtës për të gjithë ata shqipfolës në mërgim që nuk u mësojnë gjuhën e mëmës shqipe:

“Pra, Mallkue njaj bir shqyptari..” të cilat goditin me forcë çdo shqiptar dhe cdo bir shqiptari të cilët  nuk i mësojnë fëmijës që në djep gjuhën shqipe.. “ dhe ju thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;

Në këto faqe, autori mbështjellë në gjirin e tij  figura të rinjë e të reja  shqiptare intelektuale në Vjen të cilat jo  vetëm nuk humbën lidhjet, nuk u asimiluan por kërkojnë me çdo kusht të mbajnë gjallë botën shqiptare në gjuhë, në artë, në krijmatari, mësimdhënie si Ina Arapi,  prof  e gjuhës dhe e letërsisë shqipe në  Vjenë; Elona Kamberi  gazetare, përkthese dhe politologe; Shpresa Musaj e cila vazhdon veprimtarinë në Austri dhe merret me studime rreth prejardhjes, vjetërsisë dhe lidhjes së shqipes me gjuhët e tjera; Ardita Statovici artiste , pianiste e talentuar; Astrit Alihajdari aktor dhe autor; Eno Peçi , balerin solist dhe korograf; Fater Velaj piktor, fotograf në arenën ndërkombëtare; Shkelzen Doli, violinist. Autori skalit  në ato rreshta emrin e skulptorit Destan Gashi skulptor,  ngjyros me nuanca bukolike piktorin  Gazmend  Freitag e  spërkat me stilistikë  grimca të  oreve  letrare që zhvillojnë në Vjenë

 1. Vlora Mehmeti –Tërshana

Një humbje e madhe për familjen, kombin dhe shkencën.

Autori, na sjellë për lexuesin një artikull gazete ku flitet për një figurë ekselent në Austri, një vajzë 35 vjeçe,  Vlora Mehmeti- Tërshana. Vlora, me prindër z. Hazir dhe zonjën Nexhmie, lind në fashatin Beçiq të  Drenicë nga një familje arsimdashëse.  Studimet i mbaron në Vjen. Imagjinoni këtë vajzë shqiptare, lindur në ditën e ekuinoksit të pranverës, 20 Mars, dhe njëkohësisht  né vitin   i levizjes politike për çlirimin e Kosovës (1982). Vlora që në moshë adoleshenciale niset në mërgim në Vjenë. Ajo ka ide të qarta. I futet rrugës së studimeve. Dipllomohet, ndjek studimet e doktoraturës, dhe me forcat e saj brilante arrin në ekselencën shkencore të sferës mikrobiologjike në Universitetin e Vjenës ku dhe punonte me tutullin e saj Dr Vlora Mehmeti- Tërshana. Vlora është e shkëlqyer, por jeta e saj si një orkide e brishtë në ditë acari  ndërpritet në moshën 35 e vjeçe.

Nëse nuk do të kishte patur mbiemrin e autorit askush nuk do ta merrte vesh se Vlora  ishte e bija e  mësuesit dhe publicistit Hazir Mehmeti.  Ndoshta të atin dhimbja nuk i lejonte  falangjet e” buta”  mbi tastjerë, të shkruante për të, por ai  arriti të skaliste  mbi “alabastrën e trishtimit” vetëm emrin e të bijës,  me dy rreshta,  si një epitaf  mbi një “copë-paradis”.  U mjaftua vetëm me një dedikim ky prind, ndërsa për të tjerë shkroi me  dhjetra e dhjetra rreshta, ndoshta  se për këtë Yll, ishin arritjet e saj që flasin.

Si të gjithë yjet, edhe Vlora  tashmë i përket qiellit. Yjet na orjentojnë, dhe Vlora është një simbol orjentimi për të gjithë të rinjtë në përgjithësi,  por në veçanti për të gjithë ata  të tjerët që janë në diasporë.  Yjet kanë karakteristikën e pavdeksisë, dhe Vlora  do të jetë e tillë, ashtu siç është edhe gjuha e mëmës që ajo fliste, të përjetshëm.

 

Falenderoj  Zotin Hazir Mehmetin, për këtë punë të palodhur, të madhe në dhënien e informacionit të gjerë, ashtu  dhe për këtë kopje në  Bibliotekën  tonë A. Blluasci.

 

Ornela Radovicka,

Qëndra albanologjike,  pranë Bibliotekës A. Bellusci

Frascineto\ Cosencë\ Itali