Dr. Ornela Radovicka: Një univers, ku urtakët kurrë nuk heshtin  

( Duke lexuar veprën “Sofra e Fjalës”  të autorit Neki Lulaj )

Ndërsa lëvron  vëllimin poetik “ Sofra e Fjalës” me autor Neki Lulaj,  është sikur ke përpara disa pjesë të një puzzle,  dhe do të ndërtosh një mozaik. Nuk ka asnjë një kriter për radhitjen e tyre, sepse ato kanë imunitetin organik e aplikativ, kanë  atësi të funksionojnë si një rregullator automatik në  hierarkinë e kësaj Sofre arbitrare. Arti i autorit  e kapërcen atë mendim të  Vitgenshtajni  kur thotë se vështirësia në të cilën ndodhet mendimi është si ajo e një njeriu që dëshiron të dalë nga një dhomë. Së pari ai përpiqet ta bëjë këtë përmes një dritareje, por është shumë e lartë për të. Pastaj ai përpiqet përmes një oxhaku, por është shumë i ngushtë. Tani, nëse do të donte vetëm të kthehej, do të shihte se dera ishte lënë hapur gjatë gjithë kohës, dhe dera hapur është pikërisht çelsi i fjalës, përdorimi i saj, dhe këtë gjë profesor Nekiu e bënë me lehtësi sepse ai zotëron çelësin e fjalës.

Në poezitë e tij “ Fjala shqipe” merr karakterin biologjik e pitogram. Ajo metamorfozohet  si një grua e moçme, nuk është  Evë mëkatare, por një Evë hyjnore, flokët  e murosura në kala, e  në shekuj janë mbjellë eshtra. Epitafe fjalësh të zhytura në gjuhën e heshtjes, me qepallat që  i rëndojnë  si dy gji bjeshke të malit, ecën si një jetime mbi valët e Drinit të Bardhë. 

Sofra e Fjalës, na ofron Universin ilirik,  me veshët e tij të pafund ku kaltërsia e detit dhe qiellit copëzohen nga vetëtimat e Zeusit. Dodona, Orakulli, Kalimtarë. Kalimtarë, patkonjtë e Molosve, Pirros e Kaonve, Thesprotëve. Kalimtarë si  Ajkuna, Doruntina, Rozafa,  Marigo, Teuta.

Kulla dardane, ku gurët janë pllaka smerlade e ndriçon loti.

Plaku i vjetër, urtaku i shekullit me tirqit, gajtan në brez mbi gozhdët e heshtjes pret. Në shekuj në kishën e Deçanit, u këndua kënga e lisit në shqip. Ajo tokë baruti, pyll  me buzë vjollce  zhagiten hojet e agut të lirisë.  Një univers, ku ortakët kurrë nuk heshtin. Ngjitet mjergulla në majë të Strellcit e qepon mbi gurë të Sokolit. Në ato kulla, Flas me ty. Mbi supe ngarkuan bjeshké, lugje, kodra e fusha, qëndroi besa, e spërkatet vargu me pikat e gjakut nën piskamën e degëve që hodhë në Europë e Amerikë. 

Kalimtarë, si Bogdani ku fjalën e praroi në ar, e zërin në gjëlpër Buzuku Mesharin skaliti.

Kalimtarë,  apostrofuar në sokollimën: “O vjen Ahmet Delia”, 70 manushaqe i mblodha mes shkrapave për Jusuf Gërvallën.  Në Velani, elipsat e shallit  fatin e nëkëmbur të dy milion shqiptarëvemblodhi. 

Diku aty afër, Përroit të Batushës te guri Koshares u bëmë fitimtarë mes kuçedrën barbare. Mbi arnat e tyre, ethe pritjeje, hyjnë e dalin kalimtarë. Do pyes edhe Brazdat e Bërliqit për Halil, Neki e Selman.

Kalimtarë që ecën në shekuj, e ngelën  vatra pa mysafir e duhan kaçak. Atje ku lumenjtë puthen pa u ndarë, atje ku  zogjtë pinë uji para shiut e nga larga si një jehon  gjama e burrave  mbrthen  klithat çame. 

Burra me kësulë llamburit plisi\qeleshja si vesa ecin me peshën e shekujve mbi këtë palkoshemnik.  Atë ditë kallnuri Dardania fitoi shtetin. Aurela  lindi në agim si një zanë, me kordele arbërore mbi kokë,  nën notat e një valsi ilirik mbi Drin Lumëmadh. Kalimtarë, gjyshmiri e duarvogli, bulëza sykaltër Adrola, Leandra si një flutur duke vrapuar drejt  cingërrimes së ziles së  parë të shkollës. Në shpinën e shekujve rriskat e bardha të diellit, dhe nën  hijen e manaferrës,  fëmijërinë me korin e  Pagjumësisë së nënave kujtonin.

Kalimtarë, ku  fjala  triumfon e kodifikon emocionin.  Florina, do të jetë si një ëngjëll  mes reve e shoqëruar nga orfeu me lirën e tij. Sulejman Loka do të jetë currilë jete pranë oxhakut të ngrohtë. Reshat arbana do të jetë  virtyti më i lartë i miqësisë sa dhe Buna kristaltë do të lakmonte atë pastëri sinqeriteti mes tyre.

 Kalimtarë, të zhuritur nga malli me këmishën e lumturisë së coptuar, me ëndërrat në livadhet me bar. Gjon Buçaj mallin për atdhe do ta të gërryente, e të bënte të thahej  si një kashtë ugari.  Kalimtarë në Bunkart, kalimtarë me  opingat, e tollumbat e Lulit të vocërr pikëzonin padrejtësi, hiri i bibliotekave të djegura  nxirrte lot mallkimi  ku ndërgjegjja futet në xhepat e çmëndurisë,

Kalimtar, Relike e shpirtit. Ti, Laleja e bukur. Kur do ikësh? Sot, flokthinjur  mbjellë fjalët e tim eti me urtësi e jetë. Mbrëmjeve, një muzë fisnike  pranë krevatit  mbledh lirikën dhe erotikën.

Ti, çamja e bukur me syrin tim vegimtar e trurin e rrudhur më shpirtin e nxehtë të Saharës më prit te shtegu i Lamës apo i mollës gjyle. Jam unë lëkura jot në hirin tënd o univers i ri. Gërmat, ku harku i shekujve lëshon tingullin më të lasht të shiut mbi  tjegulla, herë si fjolla  bore, herë  si sfera  notash të një sinfonie. Në odën e zemrës një qiri i ndezuer,  noton e  zhytet qënia human. Janë poetët  bletarë që shpërndajnë hojin e fjalëve. Amanet të vizitoj Ninfën motër, Mësenjtoren. Kambana e poetit vazhdon në hapsirë me lavjerrsin e saj, me tingujt e fjalës shqipe në Sofër dhe  aromën e lules së gurit të Kosovës. 

Poezitë e  autorit Neki Lulaj mendoj se mbartin forcën e karakterit epik por duke u shprehur në karakterin lirik.  Forca e vargjeve të tij nuk bie asnjëherë në përsëritje. Pushteti  e fjalës nuk del si forca fizike, si  predhë armë e zjarrit, por ajo goditje  pagëzohet si një sinergji force që nuk eklipson inteligjencën.

Sensi i lirisë për autorin përkufizohet në esklamacionin;”Lëreni të Fluturojnë zogjtë me krahë hapur”.

Vëllimi,  përmban edhe poezi groteske: “Çuditërisht”, “Fyerja” “ Zahalli e madhe”, “Atdheu” Hesht, Historia po luan symbyllazi,  etje.  Mes shumë kalimtarëve, përmend  Kalimtarë të shekullit të një botë tjetër, viktima me armë dhe  pa armë, trupa ku mbajnë siglën Covid 19.

Me sa duket zhanri i teatrit  si dhe Shekspiri kanë lënë gjurmë te autori.

Vëllimi poetik për sa i përketë gjuhës është shumë i pasur me toponime, leksik e fjalëformim.

I shtrirë në hapsirë dhe  kohë  vëllim prek  edhe temën e Çamërinë. 

 

 Ornela Radovicka

Qendra Albanologjike kërkime mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, themeluar nga Atë Bellusci  Frasnitë\ Frascineto