Libri:”Përrallëza Arbëreshe”
Autori: Mario Bellizzi
Bocaccio, me “Dekameronin” e tij “mbajti lidhur” në kohë dhe hapësirë, një grup njerëzish ku morali i lartë i autorit del në pah përballë shpërbërjes shoqërore të shkaktuar nga murtaja e shekullit të trembëmbëdhjetë, e cila goditi edhe Firencen me një furi të paparë, Autori Bellizzi sjellë këtë libër në një epokë që Arbërshët po shpopullohen, po asimilohen në gjuhë dhe nuk kanë gjetur ende një “koine” nacionale ku të përmblidhen 33 ngulime arbëreshe në një gjuhë të përbashkët. Ky libër na vjen në arbërishten e konservuar që çdo ngulim pak a shumë e ka ruajtur.
Nëse për “një mijë e një netë” na u desh të prisnim deri në fund të shekullit të kaluar dhe urtësinë mjeshtërore të Muhsin Mehdiut, arabist dhe profesor në Universitetin e Harvardit, për të rindërtuar, me një punë njëzetvjeçare të krahasimit të përpiktë të dorëshkrimeve të kopjuesve të lashtë, thelbin e Netët Arabe, që datojnë në një dorëshkrim të vetëm sirian nga shekulli i 14-të, për 102 përrallat Arbëreshe në 33 ngulime arbëreshe të sistemuar në gjuhën arbëreshe , në një libër të vetëm na u deshën dekada të tëra të ardhura në ditët tona.
Përrallat, janë në arbërisht dhe marrin markën e një autentiteti që përmbajnë ngjyrën e identitetit, për herë të parë i kemi në një libër të vetëm të shtrira në oasin arbëresh.
Këto përralla, janë fragmente, thërrmija diamanti që vezullojnë akoma sot si vesa mbi pishat e Polinit, qëndrojnë të ngrira si bora në malin e Pezzutit, mishërohen në ditët e Valljes, bëhen zhurmuese në të shtunat e heshtura, prekin Portat e Puglias, dhe shkojnë e kthehen në katundet e arbëreshe si dallëndyshet në mesdhe.
Në këto oas janë rezervuar një numër i madh mesazhesh, një trashëgimni e madhe, fjalësh, toponime, flora, nga bota arbërore, ku ruhet fantazia, shpresat, besimi frika.
Si një alternator arrijnë mesazhet e nënkuptuara më komplekse të njerëzimit si frika nga vdekja, braktisja, uria e jo vetëm por dhe propozojnë mënyra për t’i kuptuar dhe kapërcyer ato: kur kjo nuk është e mundur vetëm me forcë njerëzore, ndërhyn magjia, e cila përfaqëson aftësinë për të mos u dorëzuar, por më tepër për të kuptuar problemin dhe për ta tejkaluar atë nga brenda. Në këtë arkipelag zhytesh e ndihen apnenë e emërtimeve, por shijon frymëmarrjen e fjalës, humbet në hapsirë dhe në kohë, por shpesh nuk gjen tingullin, noton e rrëmbehesh në abstraktitetin e figurave dhe e simboleve, ku universaliteti, e lejojnë atë të kapërcejë historikun e ekzistencës.
E veçanta e këtij libri me përmbledhje është se autori Bellizzi nuk ka paraqitur thjesht një përbledhje përrallash, por ky libër është i pasuraur me informacione, studime, hulumtime, krahasime, me fillesën e letërsisë gojore të zhanërit të përrallave, ku autori di të mbajë gjallë këtë parabolë pa prishur nota të mendimit “naif” e duke e shtjellëzuar drejt të evolvimit në ditët e sotme.
Në vatrat e tyre këta arbëreshe, rrëfyen elementet të ambientit ku jetonin dhe jetën e tyre të përditshme një mor kafshësh shtëpiake dhe jo përmbahen në to si; Përrallat e qiqrave; Guanjuni\djaloshi ç’i shiti lopin kapucinavet;Sita, Gjeli dhe maçia;përralla e portokallës; Mit\Minjtë;përrallat e qiqrave;Vucari\fuçixhiu; Qiqërelja; Boshti; Gërthëla\ Gaforrja; Zokthi,\Zogu; Krëhërthi;Gjeli e pula;Kacamitja\ Dreri e Plakza;Vashza Kacamit;Di Titavolet\kanistrat me fiq; Gjisma gjelit;Rrëmanxa e Gëthjes; Kaciqi,
Në rrëfimet e tyre gjejmë Kultin e djellit dhe elementet kozmike
Vashës ç’i Bij ar ka kriet, Nj’Hjetiz\ Gërshet Ari, E bukura me illin\yllin e artë në ballë, E bukura e Diallit\ Diellit, Vajza me diellin e Hënzën te Coha, Vajza me illin ndë ballët, E bukura me dhëmbin e rrëgjend\ argjend, I jati e bija, e Bija e Diellit
Lidhja e gjakut është e pranishme në to si:Di motrat, dy kushrirat, Jema\ e ëma e i birthi, Gruaja ç’kish t’ birin mbron, Cja\teta Lluçia, Di vëllezrit e Brigand’t ,Vëllezërit ç’donin një motër, U jam lala, I Jati e di Bih\biri, Një shoq e një shoqe pa bil, Përrallza e tri motravet, Shtatë Vuazerit,
Figura e trimit\ djalit në përrallat si; trimërin e trimit\ djalit:, Trimi e kungulli, Trimi e tre Kopilet\vajza, Trimi e pëlhura, Trimi i urt, di motrat,
Procesti i metamorfozit, është element bazë tek përrallat dhe këtë i shohim edhe në rrëfimet e përrallave arbëreshe;Burri ç’bëhej Trokomelej\kokërrmisri, I uaj-çerf\ Vëlla dererë.
E liga, e shëmtuara në luftë me të mirën, janë dy elemente në kontrast, por që përrallat të zhveshura nga ky binom nuk na çojnë në përfundimin e asaj që quajmë moral; “Mëma ç’nganoi të birin, Mreti Ork\oguri, Mjesht Frengjisku e Orku \oguri, Stihija\kuçedra me shtatë koka.
Kultura bizantine, apo ajo latine, ndihet edhe në përrallat e tyre si; Prifti Lluixhi, Delari\delmiri çë parakalesnaj\lutej me një fillar eshtra, Jëma e errvet\ jëma e errësirës
Në përrallat arbëreshe nuk mungojnë dy dimensionet, tokësorja natyrore dhe mbinatyrorja magjiko-mitike kryqëzohen dhe ndërthuren pa vështirësi. Burrat, kafshët, krijesat fantastike, magjepsja dhe magjistari, në përrallë ata të gjithë ndajnë të njëjtën botë; Bota e fatave, Vashëza e ndërruar ka fat’zit, “ Kali i fatosur”, Gajdexhiu dhe tre fatat, Unaza e fatartuar\ magjike, Fajza mbatartur, Mbroni\ budallai e fatet, Magari\magjistari.
Kulti gjarpërit: Gjarpri piçkulaç nën lakrën e madhe, Vashshëza gjalper, Gjajpuri çë martoi të bijen e Rregjit, Një kopile e një gjarper
Në këto përralla kam idenë se çdo ngulim arbëresh ka shpirtin e vet, ku përrallat përfaqësojnë mbetjet e kulturës së lashtë unitare të popullit por përbëjnë një burim të çmuar për rindërtimin e asaj kulture më të lashtë, arbërore e cila po asimilohet, ose është asimiluar dhe kërkojnë të ringjallet.
Në këto 102 përralla do të shohim gjurmë të antropologjisë :E njerka; Vëllau ç’puthi të motërzën;Vullau ç’ish e martohej me t’motrën i gjemë vetëm në (Santa Caterina Albanese). I vogli më i holl se valët\ vaji; Belpumi e Belscorci; Di pleq të mirë; Storia di figna; Di trima zhumbat\ gungaç; Një kop, di kop\ një masë dy masa, Çanxhjanela\grindavecja; Përrallza mjeshqes\mjeshtres; E bardha si karta e kuqe si shega, Spandafiorja\përhapsja e luleve, Shtatë krerët qengji
Në përmbajtjet e tyre nuk ka një fitimtarë, klasat sociale ndërthuren me njëra tjetrën,fiton si i riu, ashtu edhe më pak i mëçuri , më i dobëti; bariu martohet me princeshën, vajza jetime takon princin e saj, mbreti i keq dhe mbretëresha e keqe nuk i shpëtojnë dënimit të tyre të drejtë përmendim disa prej tyre element të tyre i gjejmë tek: Mbretëria Rregji ç’i vu kuror T’dhëndrit; Prinxhipi ç’martoi t’bilan e orkut; Mbreti dhe lulja;Pringjipi ç’ë nëk donej t’majtohej, Furtuna e të birit Rregjit, Gjak-qumshtja, Vashza ç’fjë te voshku\pyll, Biri rregjit çë vrit të shoqet, Tre motrat dhe Rregji\ mbreti. Biri i rregjit\mbretit, vazhda e derkareli\derrkuci, Rrexhina e Rregji, Nusja drasje\dërrase, I biri i regjit ç’u bë Falkun\skifter. Servja e birit Regjit.
Përrallat mbartin Karakteri romantik, dhe këtë e shohim në disa prej tyre; Katundi pa ilaz\yje, Pa honz, e Pa Markadesha\ Xixëllonja.
Kulti i vdekjes; Plaka e Mortja.
Në vitin 1956 Italo Calvino, një nga shkrimtarët më të famshëm italianë të shekullit të njëzetë, botoi koleksionin më të pasur të përrallave italiane në Itali, të nxjerra nga trashëgimia e përrallave të të gjitha rajoneve. Ai nuk shkruante tregime të treguara gojarisht, por i transkriptonte në italisht tregimet në dialekt të marra nga libra nga rajone të ndryshme të Italisë, që të kuptoheshin nga të gjithë. Autori Mario Bellizzi na i sjellë këto përrallëza në Arbërisht, në dialektin origjinal të ngulimeve ku janë mbledhur si dhe na i ka përcjellë edhe në italisht për të qenë të kuptueshme për cilin do. Të sjellë italisht përmbajnë edhe karakterin gjuhësor\ lingustik duke patur në konsideratë që shumë ngulime janë asimiluar dhe shumë të tjerë po asimilohen.
Prezantimi i kësaj përmbledhje bëhet nëpërmjet një hartë,“Atlanteje gjuhësore në të cilën shkrihet gojorja dhe e shkruara”,duke na sjellë në të segment, proceset, format e Metamorfozës, izotopite, të mitet dhe riteve.
Këtë vështirm autori e bënë në mënyrë analitike, e paraqet me një punim të artikuluar, duke shëndërruar në një puzzle me elemente historike, antropologjik, sociologjik, psikologjik, mbi përrallat. Një mori emrash, studiues të cituar por edhe mendime të autorit vet plotësojnë këtë gamë të botës së përrallave arbëreshe.
Në shumëllojshmërinë e tyre, përrallat trajtojnë fazat e ndryshme të përjetimeve që çdo njeri jeton në procesin e identifikimit, simbolizon anën tjetër të njeriut. Psikologjia Jungiane merrej me mitet dhe përrallat pasi ato konsideroheshin si mënyra më e mirë për të studiuar anatominë e mendjes. Struktura themelore e mitit ose elementet e tij arketipale, ndryshe nga përralla, e cila nuk është e mbushur me kuptim kulturor, janë përpunuar në mënyrë të tillë që të lidhen me ndërgjegjen kulturore kolektive të kombit nga e kanë origjinën. Prandaj, miti është më afër ndërgjegjes dhe materialit të njohur historik dhe interpretimi i tij është gjithashtu më i lehtë sepse është më pak fragmentar.
Si një kronologji empirike autor paraqet këtë vizion duke mbajtur një sitil sa rrëfyes aq edhe shkencor, por gjithmonë me prurjen drejt linjës së përrallave arbëreshe.
Ai e nis këtë hetim me shoqërinë e sotme dhe na përcjellë tek Antropologu, i vitit 1977 F. C Cecla teorema tre dimensionale: hapsirës kohes dhe i panjohuri. Një “ekuacion” ku sipas kulturave të popujve antik nëse nuk humbet nuk rritesh, nuk bëhesh i madh, nuk bëhesh i ditur.
Kur flitet për përrallat nuk mund mos të prekësh atë Natale 1812 kur për herë të parë Vëllezërit Grimm publikuan vëllimin e parë , Kinder-Hun Hausmarchen duke i dhënë jetë folklorit, por në të njejtën kohë( përralla) ishte ajo pjesë hequr letërsisë, sipas Kalvinit\ Calvino. Epokë kjo ku shumë hulumtues, kërkues, ilustrues, filluan të mblidhnin këtë letrësi gojore, në dilakte e gjuhë të ndryshme duke krijuar kështu një oas ku lëvrohej ajo fantazi që kishte si qëllimin edukativ por edhe formën e të nxënit. Në vargun e tyre, autori veçon njërin prej hulumtuesve më të mëdhenjë të letërsisë gojore De Rada i cili falë asaj pune në terren krijoi veprën “Rapsodi di Un Poema Albanese”. (Kam idenë se De Rada po mos kishte ndaluar në terren për të mbledhur krijimtarinë gojore nuk do të na kishte ardhur në ditët tona një vepër gjigande si ajo e Milosao).
Me vektorin e tij, autori Bellizzi drejton në sferën e atyre studiues arbëresh që lëvruan që lëvruan në mbledhjen e poesisë gojore ;Cristina Gentile Mandalà, Luigji Petrassi(Cerzzeto), Angelo Basile(Plataci)Antonio Santori ( Santa Caterina) dhe shohim një një interesim për folklorin në ngulimet arbëreshe, ku gjurmët e saj dhe pse jo në formë organike nisin me një dorëshkrim të basilianit Nilo Catalano në Mezzojuso, por ajo që ngelet si vepra e parë është Kodiku i Chieutit 1737.
Si vazhdues i letërsisë gojore, në botën arbëreshe autori përmend profesorin Ernesto Koliqin si dhe rolin e tij në mbledhjen e poezisë arbëreshe, me revistën e tij “Shejzat”.
Përgjatë këtij intinerari Autori Bellizi, shtron dhe prek atë nyje që ngelet ende shumë koklavitur\ kokolepsur;Çështja e atyre fjalëve, pjesë e të asaj poesie gojore, e shprehur në toskë e gegë, qe egzistojnë në tekstet por që vetëm dikush në të shkuarën u mor me to, e për më tepër dekada janë lënë në harresë dhe në mëshirën e fatit, që të kenë një trajtim nga aspekti gjuhësor, nga karakteri fonetik morfologjik etje. Problem ky që rëndon edhe për faktin se ende nuk kemi një koinè, për arbërishten e cila do të sillte zgjidhje dhe do të jepte solucione. Pa studiuar shumë fenomene gjuhësor mbi fonetikën dhe morfologjinë në varjantin e arbërishtes arkaike, nuk mund të zgjidhet as çështja gjuhësore mbi prejardhjen e gjuhës shqipe.
Në epopen e letërsisë gojore autori përmend Luka Perrone, dhe konsideron atë si mbledhësi më i madh i materialeve folklorike, glotologjiko, etnografike, i cili përfshihu në këtë sfidë titanike, qindra rrëfyes ( 81) në gjashtë bashki të rajonit të Kalabrisë e ku u formua një galaksi me 179 kryevepra. Autori nuk u ndal vetëm në këto ngulime por krijoi edhe një corpus në disa ngulime arbërshe në kozentino dhe në Crotone\Krotoneze, San Nicola dell’Alto, Carfizzi e Pallogoria)
Në këtë itinerar Bellizzi nuk mjaftohet vetëm me mbledhjen e përrallave dhe sistemimin e tyre në një libër të vetëm, por ai plotëson këtë tekst edhe duke dhënë një studim mbi klasifikimin e përrallave, kriterin, metodën apo terminologjinë që është përdorur për to.
Klasifikim që nis me shkollën Finnica, të cilët mbështeteshin në metodën historike- gjeografike, ku përrallat, fabulat ndaheshin duke konsideruar origjinën e tyre dhe kontemplonin trasmigrimin nëpërmjet një analize të gjithave varjanteve letrare dhe folklorike.
Ndalon në kritikën që bënë Levis Strauss në drejtim të Aarne, (por edhe të Miller Vundt,Veselovskij) tek Morfologjia e fabulave të V. Propp. Ky term “ morfologia” krijoi atë mendimin e strukturuar, që Gothe e adoptoi si term botanike, por që Strauss përcolli këtë metodotë si linjë e lindjes së shkollës antropologjike. Prop bëri që këto fabulat mos të përmbanin atë karakterin e thjeshtë, por të mbartini katrakter “Personazh e atribut”, ku si rrjedhojë nuk mund të konsiderohen “ të Thejshta” por “complexus”. Shoqëria evolvon dhe nga ajo lëvisje “nomad” që karakterizonte qënin humane, përgjatë sistemimit të tij, në vendosjen apo nguljen përhershme, duke sjellë kështu ndryshime socilale kulturore. Ky evolim solli edhe ndryshimin në të menduar dhe rrëfyer, është individi që është në udhëtim, është një hero, i cili përvetëson ndërgjegjen, krijon qytete, krijon magji e mrekulli. Calvini “ Sulla Fiaba” thotë se përralla dhe Miti janë të pandara.
Përqëndrohet në mendimin që jep G. Durand rreth vitit 1960, i cili përmbysi predispozitat e antropologjisë së strukturuar të Claude Levis-Straussduke, duke afirmuar se nuk ishin strukturat gjuhësore ato që vendosin për sjelljen humane, por është vetë sjellja umane që vendos për njeriun duke u nisur nga impulsi neurobiologjiko, dhe se “Mitet” janë simbole, promovon doktrinën religjioze, sistemin filozofik, dhe rrëfimin historik dhe legjendar.
Durand, në këtë labirint i ringjitet strukturës imagjinare, e na përcjellë në strukturën shizomorfia, shkëputje e dy skemave; verikale\ ascensionale e diairetica\ ndarja me arketipin, e përkufizon imaginaren si një funksion trashendentale të ndërgjegjes, funksion psikike i një bashkësie që është në gradë të përshkojë çdo aspekt të kulturës e të krijimtarisë. Për të kompletuar këtë puzzle hulumtim Bellizzi na përcjellë mendimin e Luka La Porta 2020 i cili thotë në Mit, në religjoni, në art, në poezi, fuqia metafizike imagjinare ngrihet kundër kalbezimit të kohës .
Një hulumtim tjetër, autori Bellizzi na i bënë në aspektin e Psikes dhe shumëllojshmërisë\ biodiversiteti.
Këtë linjë na e përçuon në arjen e Kalabrisë e Lukania, vende ku ngrihen si foleza shqiponja në vargmalet e Polinos, ngulimet arbëreshe. Ky vargmal, i quajtur Pollini në strukturën e tij është aq i bukur sa thuhet, se Perëndia Apollo i bekoi me emrin e tit A-Pollo\Polini, grykat dhe majat e tij kanë edhe shummëllojshmërinë në florën e tij.
Ky territor një ajer gjeografike ku mund të mendosh zana, ninfa, por edhe pisha të çmuara shekullore. Territore ku u krijuan ishuj “neo antropologjike” të ashtuquajtura Gjitoni.
Në këtë vështrim ai sjellë si shembuj fabulën e San Costandino Albanese \ Shën Kostandini Albanese, Belpomo e Bellabuccia, dy binjakë që lëndën nga Hyjnia. U ndodhin gjera të merrshme, ku Belpolmo deyrohet të sakrifikojë fëmijën e tij të parë, dhe me gjakun e tij të lyej vëllanë Bellabuccia i cili nga prej mallkimeve që i kishte dhënë kucedra ishte kthyer në mermer, por që pas këtij akti Belpolmo vret kuçedrën dhe bënë një numër të madh fëmijësh. Edhe këtë temë autori përcjellë emra të dëgjuar si Pasolini, Freud, psikoanalista Junng-jan A Carotenuto etje.
Autori bënë edhe një hulumtim mbi të ashtuquajtura “Parqet e përrallave”. Bënë një shëtitje mbi këto parqe të cilat ndodhen si në territorin Italian po ashtu edhe në Europë dhe dëshiron që të tilla të krijohet edhe një në Kalabri për arbëreshët, gjë e cila do ta bëjë më të gjallë jetën në ngulimet arbëreshe, ku do të mbahet gjallë gjuha, por edhe faktori ekonomik do të shtojë turizmin.
Një punë të madhe të karakterit shkencor autori ka bërë edhe në artikullin: “Fabulat një vend pjellor dhe konfliktual midis gojores dhe të shkruarit”. Edhe këtu autori iu jep përrallës karakterin filozofik duke na përcjellë mendimin e Platonit mbi favorizimin e krijimtarisë orale në binomin e saj (metafizika dhe prezenca).
Në një formë të thjeshtë por të detajuar autori na shpjegon një vizion olistik të frymës. Zëri mbështete tek fryma si një murë i shtëpisë që mbështete në themele, shprehet në të: hic et nunc, karakteristika emotive “ Io\Unë dhe personi”.
Disa dëshira, aspirata, nevoja instinktive dhe aspekte të pjesshme të shpirtit, të cilat janë në konflikt me njëra-tjetrën në temë, shprehen figurativisht në personazhet e përrallës dhe herë janë në një marrëdhënie harmonike e herë në konflikt me të vetëdijshmen. funksioni i Egos. Mundësia e të kuptuarit të personazheve të përrallës apo ëndrrës bazohet në aftësinë e psikikës njerëzore për të bërë projeksione. Ndërsa njerëzit zakonisht të vetëdijshëm mund të dallojnë qartë midis subjektit dhe objektit, për individin e pavetëdijshëm, kufijtë midis egos dhe botës së jashtme zhduken pikërisht për shkak të projeksioneve. Gjendja shpirtërore, përvojat, dëshirat, shpresat, frika shihen në një botë të jashtme magjike, të populluar nga perëndi, demonë, kafshë që flasin dhe magjistarë. Kështu lëvizjet e shpirtit, aspiratat dhe ndryshimet e formuara në botën e brendshme mund të nxirren jashtë dhe mundësisht të shtjellohen përmes projeksionit.
Autori shtrihet më thellë, dhe shkon tek aspekti i frymarrjes, duke arritur në konceptet Toni, Timbri, Prosodia\ këngët nina nanat.
Edhe në këtë intinerar autori e pasuron mendimin e tij duke u mbështetur tek studiuesi; G. Kolata, M. Lavagatto. Përmend në këtë kapitull personazhin e veprës së Gavril(III,2;135), Kuji nj’engjel i dha të fol ( simboli i zërit) e atë drtit’, çë të rritet më ka lozet këjo zë ( Zëri, si formë e shpirtit të lëngëzar).
Autori për këtë çështje na sjellë De Radën i cili përkufizon “Afa” shpirtin, dhe “ Zëa” Psiken, zemrën, shpirtin që e shoqëron. Këtë linjë deradiane me sa duket e ka ndarë edhe P.Zumthor.
Oasi, ku janë vendosur këto përralla autori e pasuron edhe me mendime si; “Bastisjet nga shkrimi në gojore dhe anasjelltas”, dhe përmend Lavino 1993, i cili thotë që kush praktikon shkrimin duhet të praktikoj pjekurinë e zotërsisë për të imituar brishtësinë e të shprehurit e asaj që është gojore duke shkuar më tej rezistencës së teksit duke e bërë atë fluide, të lëvisishme, e fragmentare.
Një temë tjetër është “Alfabeti shqip me shenjat zoodiakale”. Në kët artikull autori përmend aty një numër studiozi si Portelli, Lavono, Starnone, Bon, Sbardella etje, dhe jo vetëm që nuk anashkalon por i përball një numër autorësh dhe krijues të alfabeteve në shekuj duke filluar Matrënga, Buzuku, Budi e De Rada.
Në këtë arqipelag të botës së përrallave rradhiten përrallzat si: “Vëllezërit turkmen dhe arbëresh që ikin nga shtëpia”, të cilën e gjejmë në ngulimet arbërshe si Ungra\Lungro, Vaccarizzo Albanese në Kalabri por edhe në Ururi\ Molise. Të njëjtën fabule e gjejmë edhe tek E. Luisari(2001) “Turkmenstan”. Në këtë fabul autori veçon një karakteristikë dalluese, që është “ Këze” elementi dallues te diadema arbërshe, ndërsa tek Tukistanmen ishte “kukulla me kanavacë”.
Autori një mori të tjera përrash sjellë dhe hulumton si: “Nusja me fustan prej qielli”, “Mëma me fëmijët theriomorfet dhe Dielli i Jang që i zmadhonte”, “Xhaxhai që trasformonte fëmijën në pëllumba”, “Motrat Mavrsje” , Balada “Kostandin e Jorundina”, “Zologjia Fantastike (e dukshmja dhe e padukshmja), “Vajza gjarpër dhe legjenda e Meluzinës. ( një përrallë kjo që rrëfet dhe mbledhur në Frasnitë\ Frascineto), Djalli Fata që kërcejnë dhe Witz i Freud\ Froidi…
Përrallat janë pak a shumë si dialektet që popujt distancohen dhe rrëfehen disi ndryshe, pasurohen disi, por rrënjën e kanë të përbashkët.
Në fund autori jep përkufizimin se, Roli i përrallave nuk janë për të venë gjumë fëmijët por përmbajnë aktin e zgjimit të ndërgjegjes tek njeriu.
Edhe këtë kapitull autori nëpërmjet komparatës\ krahasimeve, jep mendime nga studiues të ndryshëm, por pështjellë edhe studimet e tij, që i bëjnë këto përralle jo vetëm më një analizë të hollësishme,por edhe pasurohet me element të rinjë.
Me interes të veçeante, janë edhe artikujt krijimet popullore dhe krijimi i shkrimtarëve. Matrica e një rapsodi arbëreshe. Autori merr si shembull Librin e I e Lexicon që shfaqet tek Fiamuri i Arbrit 1883-1887, në të cilën nëse do të gërmohet do të gjemë plot elemente e gjurmë demologjike stregonie si dhe e pasur me mitologji. Besimi jepet vetëm nëpërmjet interiorizimit.
Ashtu si besojmë në yje edhe pa qenë austronomi, sepse kurrë nuk i kemi parë, kështu besohet edhe në përralla edhe kur ato nuk janë mbledhur kurrë. Në këto trajta autori përcjellë edhe studime të Antonio Scura, F. A Santori në këngën e 3\4 rapsodi nën kurën e V. Belmonte, 2013.
Tek përralla “Vallja e Fatave në Sabba dhe përdhunimi i të dashurave”. Autotori Bellizzi na përcjellë tek etimologjia e fjalës “ Zana” ku shumë autor si Vicenzo Dorsa, Norberto Jokli, Pavlovic, Meyer, sjellin mendime, shtjellime e bëjnë krahasime mbi fjalën dhe kuptimin mbi fjalën“ Zanë” Autori shkon përtej, duke na dhënë edhe një vizion mbi të ashtuquajtura “shtrigat” dhe dënimin me vdekje nga Tribunale e Inquisizionit.
I pari element i botës organike është uji. Tek “Ujërat misterioze të lumenjve, të cilat bëjnë të lulëzojnë anemonet”,autori na sjellë mendimin e Propp, që sipas tij në të flitet për një rit që rrëfen për fillimin i rinisë, që lë djalërinë dhe je gati për aktin e martesës. Edhe këtë aspekt autori na përcjellë në mitologji, me personazhet mitologjik si Atene e Zeusi, apo Artemisa, Diana, të cilët shpesh vijnë të shoqëruar nga dreri. Autori nuk anashkalon edhe mendimin filozofik “Metamorfosi” të Ovidio.
Mendimin më të bukur Ovidian autori na i sjellë tek artikulli “ Zogjtë që humbën këngën dhe heshtja e qënies njerëzore” e na përcjellë te Santori i cili përshkuan në mënyrë frymëzues kasollen e Zanës dhe të Driadi, përbërë nga degë dhe gjethe mëndafshi të thurura me zjëza qiellore të ngopura nga pasioni.. edhe këtu një mori autore e fragmente që kryqëzohen dhe thurin e ndërthurin duke na përcjellë sa tek e “shtuna e heshtur arbëreshe”, në ambito greco-bizantine në ngulimet arbëreshe. Na përcjellë tek riti “ Acqua rubato”, uji i vjedhur, dhe e shoqëron këtë aspekt me një mendim të Dorsës duke iu refeuar komunitetit të Grimaldit, në Presilën kosentine.
Ky kapitull mbyllet me përrallën; “Djaloshi-Drer dhe nerobiologjia vegjetale të pemës kozmike.
Një përallë që ka një shtrirje të karakterit ballkanik, dhe në përcjellë në atë fazë kur qënia humane i dha formë humane , mitologjisë greke, dhe që u bë simbol i pathyeshmërisë së prsonalitetit. Oqeani Tethyes, qe origjina e të gjithëve dhe e fillimit të një miti Kosmogjenik.
Në këtë artikull autori na sjellë përrallën Vëllezërit- Dre, të rrëfyer në ngulimin arbëresh Greci\ Kampania, dhe na sjellë komparatën me “Djemtë që u shëndërruan në Dre”, përrallë nga Thimi Mitko.
Jemi në periudhën ku De Rada e Mitko mbajnë një korrispondencë mes tyre me organin,revistën “Bleta Shqiptare”. Për Mitkon rrënjët e pasurisë kombltare gjenden në histori, në realitetin e tij e jo në mistikimin e saj. Kujtojmë se kishte qeneë Strauss, i cili kishte përkufizuar “Pensiero selvaggio” , konçencionin arkaik ku sipas tij pemët dhe banorët e tij zotërojnë një shpirt.
Pikërisht në këto gjurmë, filluan të ecnin shumë studiues që kishin qenë kundër vegjetalizmit, dhe filluan të ecnin në linjën e fiziologve vegjetali si; Jagadis ChandraBose, G.B.Shaw, H. Bergson, P. Tomknis, C. Bird etje. Për të lashtët çdo pemë kishte shpirt. Pisha, Davina. Ulliri ishin pemë të shenjta. Këto peme të shenjta ishin të lokalizuara në Epir, në Tesprozian e lashtë, ku gjendej lisi i orakulli të Dodonës, në këmbët e secilës ishte një burim uji që ngjitej deri në shtratin e të vdekurit dhe nga mërmëritjet e tyre priftëresha nxirrte orakullin prej tyre.
Animismi në formën më të lartë të besimit. Këtë aspekt drejtim filozofik autori na sjellë nëpërmjet Mark Anneo Lucano nipi i Senekë-s i cili rrëfen në “ Phrasalia”(49-45 a.c). Kur Cesare dha urdhër për të shkatërruar pyllin e shenjtë asnjë prej ushtarëve nuk hodhi sopatën e parë sepse u dridheshin duart.
Tek përalla “Djali i kthyer në Dre”, autori fokalizohet pikërisht tek brirët. Dreri, mbante mbi kokë shënjtërimin e atij druri që u animizua, ndërsa qënia njerëzore, mbajnë atë aureol, atë dritë të shenjtë, atë illuminim që mund të jetë shprehja e arsyes, llogjika, ndërgjegja. Te brirët Drerit është asimiluar jeta, dhe paraqet simbol i jetes ringjallëse.
Libri është ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë flitet mbi përrallat, evolucioni i tyre, metoda, stili, etj. Informacione të shoqëruara edhe me një tabelë ortografike sipas të folmes së disa ngulimeve arbërshe, si dhe me klasifikimin siaps zonave.
Pjesa e dyte, është e ndarë në provinca dhe secila provincë mbart përrallët e krahinës së saj. Janë 102 përralla në 33 ngulime arbëreshe.
Librin e dallojnë elemente si:
- Tabela të variacionit demografik prej vitit 2001- 2020 të katundeve arbëreshe të ndarë sipas provincave: Palermo, Cosenza\ Cozenca, Catanzaro\ Katanxar, Taranto, Krotone, Potenza\ Potenca, Foggia\ Foxha, Avellino\ Avelino. Autori nuk harron të shtoi edhe fraksionet me popullsi arbëreshe në provincën e Kozencës si; Cavallerizzo, San Giacomo*( Cerzeto), Eianina*(Frascineto), Franeta*(Castroreggio), Cantinella*(Corigliano Calabro), por edhe në procincën e Katanxaros si Vena( Maida), Zangarona di Lamezia Terme.
- Ngulime arbëreshe të asimiluara në gjuhë si;
Palazzo Adriano ( Palermo); Rota Greca (Cs); Gizzeria(Cz); Cervicati( Cs); Mongrassano(Cs); Marri(San Benedetto Ullano,Cs), Villa Badessa Roscano, (PE); Brindisi della Montagna(Pz).
- Teksti, është i shoqëruar me një resume, të ngulimeve arbëreshe të ndarë jo vetëm në provinca por të përmbledhur edhe në Krahine(Rajone); Kalabria, Bazilikata, Pulia, Molize, Kampania, Përralla ballkanike të tetëqintës të Thimi Mitko, si dhe përrallat e ngulimeve arbëreshe në Siçili,
- Ky libër, përmban karakter grafik e illustrues.
Përrallat janë të shoqeruara me ilustrim, ku autori edhe në këtë rast ka bërë një zgjidhje estetike në to të cilët i gjejmë të karakterit fabieske, por edhe ilustrime me nota religjose, mitologjik, pagane, sociale. Illustrimet janë sikur të bësh një udhëtim nga epoca e Francesko Goya dhe të arrish në ditët tona. Janë vepra arti në stilin barok, imazhe të stilit viktoriane, stile etnik, illustrime të karakterit historik, por edhe foto të karakterit folklorik.
- Në hyrje të tekstit, gjejmë një ilustrim të Gjergj Kastrioti Skënderbe, nga artisti Cristofano dell’altissimo të vitit 1552. Pjesa e parë është e shoqëruar edhe me një Hartë e lashtë të autorit të Muhamad- el Idris (rreth 1099-1165)autori i Tabulës Rogeriana ku na paraqitet Morea gjatë atyre shekujve.
- Mario Bellizzi në këtë libër ka përkthyer, apo përshtatur edhe pjesë të poezisë apo prozës në arbërisht dhe anasjelltas.
- Në fund, autori bënë si një thirrje; Apel di Amnessty International. Të ndalohet masakra e fëmijëve në Gaza. Në ato pak rreshta ndihet marrja e pozicionit të autorit ndaj kësaj situate ku viktima të vertetë që paguajnë me jetë janë fëmijët, dhe për këtë jo vetëm që dikush duhet të mbajë përgjegjësi, por larg bombat nga fëmijët!
- Teksti ,mendoj se është i kuruar në detaje deri në miniaturë. Numri i faqeve të pjesës së parë janë karakter elegant numerik romak, pjesa tjetër e karakterit numerik modern.
- Kopertina përmban një pikturë surrealiste, trajtë të piktorit të Amadeo Modiliani, ndërsa pjesa e pasme e koperturës, një pikturë surrealiste, ku shkrihen element të fantazisë një përzierje e elementeve, grafik, biomekanikës dhe artit psikodelik. Emocione gazmore ku shpirti shkrihet në klisidrën e kohës dhe fluturon në hapësirën kozmike.
Udhëtim të mbarë këtij libri!
Ornela Radovicka
Qendra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga At Bellusci