DORA SHQIPTARE “VRET” PËR HERË TË DYTË HASAN PRISHTINËN

Reagim: Nga :Drejtori i Fondacionit: “Hasan Prishtina” – Z.Mehmet Prishtina

Data e sotme, 11.07.2024, do të mbetet në kujtesën tone si data e “vrasjes” së dytë të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina, për fatin e rënde u vra prapë nga dora shqiptare, u vra pabesisht nga të zgjedhurit e popullit” të tij.

Deputetët që sot gjeten kuraje ta ngrisin dorën që të aprovojnë heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të mbahen mend për ligësinë dhe paturpësinë që treguan, jemi të vetëdijshëm se lloji i këtyre deputeteve nuk kanë memorie historike që te vlerësojnë kontributin e papërsëritshëm të Hasan Prishtinës, për këtë arsye përmes Fondacionit “Hasan Prishtina” ju kemi dërguar dy here shkresa me të cilat iu kemi bërë thirrje për mos votim dhe iu kemi dhëne argumente se pse ky emër nuk do duhej të hiqej nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Siç duket për këta të mjerë, më i rëndësishëm është servilizmi ndaj bijës se grekut Dejona Mihajli, se sa vetë mbrojtja e vlerave kombëtare. Deputetë, pa nivel arsimorë, servil, pa memorie kombëtare, si guxojnë me këtë në vitin 2024, të përfaqësojnë popullin në institucionin më të lartë, siç është Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Një tabor i deputetëve opozitar që le frontin dhe ikën dhe tabori tjetër në pushtet, pa pikën e turpit, heq emrin e Heroit Kombëtare, Universitetit: “ Hasan Prishtina”. Është e rendë, që eshtrat e Hasan Prishtinës nga varri po lëkunden, është bizare të mendohet si ka mundësi, të veprohet në këtë mënyre, një kryeministër që sa ishte në opozite kishte gojën plot me emrin e Hasan Prishtinës, parapëlqente që ta krahasonin me të, sot ngre dore mbi të, një tufë deputetesh që ngjasojnë ne “dele”, qe ndjekin verbërisht një kryeministër të dyshimtë, të bëjnë të mendosh se a mos valle po shkon kotë gjaku i derdhur për këtë shtet!

Fondacioni “Hasan Prishtina” bën thirrje që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese si instanca më e lartë ligjore ,në shtetin e Kosovës, dhe shpreson se Universitetit do ti kthehet emri “Hasan Prishtina” me dinjtet. Po e mbylle këtë reagim me thënien e Kolosit Hasan Prishtina, thënie e cila sot është aktuale më shumë se kurrë me pare: “MËMËDHEU QAN TRIMA E BURRA, POR JO PËR QYQAR E TRADHTARË”.

Prishtinë me, 11,07.2024