Donohoe interpreton në Kosovë

Mbrëmjen e së mërkures, në Kosovë ka performuar pianisti i mirënjohur britanik Peter Donohoe, i cili mori pjesë në “Chopin Piano Fest”, që po mbahet në Prishtinë.

Interpretimin e tij ai e ka nisur me veprën “Abegg Variations”, për të vazhduar me “Sonata KV 310 ne A Minor” të Mozartit dhe në fund interpretoi edhe veprën “Sonata 2”. Intepretimi i tij u përcoll me shumë emocion nga publiku që ishte prezent, duke shijuar rastin të shihnin një kompozitor me kaq teknik të interpretonte disa nga veprat më të mira të të gjitha kohërave.

Ndërkaq, vet kompozitori ka thënë se është tejet emocionuese që të interpretojë në një shoqëri që din ta vlerësojë kaq shumë artin e muzikës dhe interpretimit.