Doktor, Prof. As Lul Raka, anëtar nderi i Klubit Rotarian – Ferizaj

Klubi Rotarian – Ferizaj, tash e sa vite po realizon disa projekte sa vullnetare aq edhe humanitare në të mirë të komunitetit ku vepron e sidomos sa i përket ndihmës konkrete përmes bursave studentore për të rinjtë ferizajas. Ndërkohë ky klub, që ka si synim sublim punën e mirë për komunitetin, dhe të vlerësojë të gjithë ata që e bëjnë këtë, e sidomos kur ajo punë bëhet në përmasa shtetërore. Në momentin kur e gjithë bota, e edhe Kosova u ballafaqua dhe ende po ballafaqohet me krizën e pandemisë Covid19, në këtë kohë krize si gjithmonë një lidership të përgjegjshëm, ku u shqua edhe “ një zë i arsyes që rrit sigurinë dhe besimin tek qytetarët ka qenë edhe Dr. Lul Raka.”, thuhet në një njoftim të Klubit Rotarian- Ferizaj.

Duke e vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të Prof.As Lul Raka, Profesor i asocuar në Katedrën e Mikrobiologjisë, klubi i rotarianëve ferizajas në një mbrëmje solemne e zgjodhi ate për anëtar nderi. Me këtë kryetari i këtij klubi, Gani Berishe, duke e formalizuar dhe shpall vnedimin, shprehi kënaqësinë e gjithë anëtarësisë, që foktor Lul Raka të jetë anëtar nderi i Klubit Rotarian – Ferizaj.