Ditë dimri

Ditë dimri, frynte erë në të gjitha anët, akulli kishte mbuluar çatitë e shtëpive, borë gjithkund dhe ishte vështirë për t’u kaluar rrugët… Sa çudi njerëzit kishin dalë secili të kryente ndonjë punë për së shpejti dhe të hynin sa më shpejt brenda. Derisa isha ulur në njërën prej kafeneve dhe po shikoja ashtu në heshtje, mendoja sa e çuditshme jeta! Secili njeri jeton me ato hallet e veta! Kush vuan nga shëndeti? Kush vuan nga varfëria? Kush vuan s’ka fëmijë? Kush vuan i kanë fëmijët larg? Askush rehat!…

Dhe kështu mendimet më silleshin gjithçka në kokën time, por tamam ashtu derisa isha fokusuar tek dritarja duke shikuar, erdhi një fëmijë, më frikësoi kur më preku prapa në supe!

Zonjë – unë shes cigare, çamçakëz a ju duhen?
Po kthehem e vështroj ashtu me habi! Fytyra e një djaloshi të vogël, engjëll i bukur, ato duar i kishin marrë ngjyra të ndryshme nga të ftohtit, rrobat e tij nuk ishin aspak të përshtatshme për atë kohë, ftohti e dimri që mbretëronte, në shpirt më preku ajo pamje e tij se si dukej! Përnjëherë ma kujtoi kohën kur Migjeni kishte shkruar “Kafshatë që s’kapërdihet është or vëlla mjerimi”, veshja e atij djaloshit më kujtoi atë fotografinë në libër me ato këpucët e grisura…

I them: Jo djalosh unë nuk pijë duhan, por meqë shet dhe çamçakëzë do i blej disa sa për mos të kthyer bosh.

I mora çamçakëzët dhe paratë ia dhashë. Kishte më tepër sesa duhej.

Vocërraku më tha: Zonjë keni gabuar!
Jo, nuk kam gabuar- ia ktheva. Ato janë për ju! Dhe me ato mund të blini çfarë ju nevojitet.

Vocërraku- më shikoi me habi dhe filloi të qante! Lotët e tij ia mbuluan fytyrën duke dënesur të gjithë e shikonin!

I them: Për çfarë qan?
Vocërraku: Babai im ka vdekur nga një sëmundje e rëndë, ndërsa nëna është e sëmurë! Kam frikë se edhe ajo do të vdesë, e me kë do të jetoj unë? Nuk kemi asgjë për të ngrënë! Nënës i duhen shumë para për t’u shëruar, unë nga varfëria që kemi nuk mundem të shkoj në shkollë, duhet të shesë cigare!

Këto fjalë më prekën në shpirt nga ky fëmijë, u shtanga dhe nuk dija si të reagoja! Aty afër kishte qenë një zotëri duke e dëgjuar me vëmendje, dhe iu afrua.
Djalosh mund të më tregoni se ku banoni?
Vocërraku – andej tek Bregu Diellit.
Zotëria: Unë do të vij tek shtëpia ku banoni dhe do të ndihmoj, nëna jote do të shërohet dhe ti do të fillosh mësimin…
Ndërsa mua më tha: Zonjë unë do të kujdesem për këtë djalë dhe nënën e tij!
E falënderova për gjestin human, dhe u gëzova shumë!

Më nuk dija asgjë shkuan ata të dy së bashku…Por, ashtu u gëzova dhe mendova se ende ka njerëz të mirë dhe human sikur ky zotëria…
Një ditë tjetër duke ecur rrugës, përsëri ai vocërraku më doli përpara dhe ndaloi!
A ju kujtohem – më pyeti?
Ahhh, po si jo! -ia ktheva.
Ishte bërë një djalë tjetër, ajo fizionomia e tij kishte ndryshuar, krahasuar me atë se si e kisha parë. Tani dukej edhe më i bukur, në fytyrë të tij shihej buzëqeshja, rroba të bukura e të pastra…

Më përqafoj dhe më tregoi se nëna ishte shëruar, ky kishte filluar mësimet dhe jetonin në një shtëpi të re.

Shumë u gëzova! Më falënderoi dhe më tha: Se fal teje tani ne jetojmë një jetë sikur gjithë të tjerët, dhe unë si shokët e mi. Vërtetë ishte një emocion i bukur, çfarë dëgjoja nga vocërraku!…

Në fund të bisedës e përshëndeta, me urimet më të mira!…

Ganimete Jakupi Demiri, (E bazuar në ngjarje reale.)