12 maji në botë njihet si Dita Ndërkombëtare e Infermierisë. Në të gjithë botën shënohet në nder të themelueses së infermierisë, infermieres së parë Florence Nightingale. Disa herë është shënuar edhe në Kosovë, me anë të aktiviteteve të ndryshme vetëdijesuese mbi kujdesin që duhet treguar për shëndetin.
Edhe këtë vit, do të ketë disa aktivitete simbolizuese që do të shënojnë këtë ditë.