DISKRIMINIMI GJINOR

«Tgjithë janë tbarabartpara ligjit dhe kantdrejtpa asnjë̈ diskriminim tmbrohen të barabartë nga ligji. Tgjithë̈ kantdrejtën për t’u mbrojtur barabar kundër çdo diskriminimi qcenon këtë̈ Deklarat, si dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim ttill ».

Përgatiti Linda Redzaj Maliqi, shërbimi juridik i sindikatës Unia të Gjenevës

Neni 7 i Deklaratës se Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut parashikon parimin e barazisë̈ gjinore si një nga drejtat thelbësore njerëzore.

Për kundër faktit se barazia gjinore, është e përfshirë që nga viti 1981 në Kushtetutën e Zvicrës, diskriminimi midis grave dhe burrave në jetën e përditshme mbetet një nga problemet kryesore të shoqërisë zvicerane.

Në jetën e përditshme, gratë dhe burrat nuk gëzojnë̈ të drejta të njëjta dhe ende vazhdojnë̈ të ekzistojnë̈ pabarazitë̈ shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore. Gratë ende vazhdojnë të hasin në vështirësi të shumta në tregun e punës dhe në vendet e tyre të punës.

“Punë të barabartë, pagë të barabartë”

Anketat dhe statistikat e ndryshme tregojnë se gratë fitojnë mesatarisht 20% më pak se burrat. Sipas zyrës federale të statistikave, të ardhurat akumuluese të grave gjatë gjithë jetës së tyre profesionale janë 43.2% më të ulëta se ato të burrave!

Në shtetin helvetik, Ligji për barazinë gjinore hyri në fuqi me 1 korrik të vitit 1996. Neni 3 i këtij ligji, parandalon diskriminimin e punëtoreve për shkak të gjinisë, në mënyrë direkte apo indirekte, veçanërisht në bazë të statusit civil ose gjendjes së tyre familjare, ose në rastin e grave, të shtatzënisë së tyre.

Njëkohësisht, burrat dhe gratë duhet t’i kenë mundësitë dhe shanset e barabarta për ushtrimin e të drejtave, për pjesëmarrjen në trajnime profesionale si dhe në jetën e tyre shoqërore.

Ngacmimin seksual, i rregulluar nën nenin 4 të këtij ligji, konsiderohet si diskriminim veçanërisht i rëndë. Kjo është arsyeja pse punëdhënësit duhet të marrin masa të nevojshme për të parandaluar rastet e tilla dhe për t’u dhënë fund atyre.

Edhe pse e drejta për një jetë dinjitoze dhe te barabartë është një nga të drejtat fondamentale njerëzore, në praktikë akoma ekzistojnë padrejtësi të mëdha. Familja dhe puna janë dy sfera të ndryshme të jetës dhe secili nga ne duhet t’i gëzojë njësoj.

Vetëdijesimi dhe ndërtimi i vetëbesimit të grave e forcojnë dhe e luftojnë diskriminimin gjinor dhe pabarazinë duke fuqizuar rolin e grave. Fuqizimi i gruas është një vlerë e shtuar për komunitetet e ndryshme dhe një parakusht për mirëqenien individuale dhe zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror.

Diskriminimi në pagë – diskriminim direkt

Merita është e punësuar qe 5 vite si kameriere me orar të plotë.

Ajo është përgjegjëse për shërbimin e tavolinave në Tarracë, ndërsa për shërbimin brenda restorantit kujdesen kolegët e saj meshkuj me të njëjtën përvojë profesionale dhe me të njëjtin kualifikim profesional.

Gjatë bisedës me kolegun Ilirin i cili është punësuar para një viti, Merita e kupton se ai i fiton rreth 500 CHF më shumë në muaj se ajo. Megjithatë, ata e kanë moshën e njëjtë dhe të njëjtin kualifikim profesional.

Rasti është në kundërshtim të plotë me nenin 3 të Ligjit për barazi gjinore dhe si i tillë është i paligjshëm

Çfarë mund të bëjë Merita?

Merita duhej t’i shkruan punëdhënësit e saj për të kërkuar fillimisht arsyet e dallimit në pagë dhe për të kërkuar barazinë e pagës.

Në rast se punëdhënësi do të refuzonte kërkesën e saj, ajo mund ti kërkojë drejtën e saj në Gjykatën e Punës brenda një periudhe 5 vjeçare.

Këshillë: Nëse dyshoni se jeni viktimë e diskriminimit fillimisht duhet të kontaktoni një sindikatë apo një shoqatë të drejtave të grave për një analizë të parë dhe për të përcaktuar hapat e mëtutjeshëm.