Lidhja e arsimtarëve dhe të prindërveshqiptarë “Naim Frashëri” të Kantoneve St. Gallen dhe Glarusit, arriti që edhesivjet në kuadër të Festës së flamurit Ditës sëShpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, të tubojë qindra mërgimtarë për tëpërcjell programin e fëmijëve të tyre të përgatitur nergut për këtë festë kombëtare
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Në sallën e madhe të qytetit të Gossaut ( SG), ku tashmë tradicionalisht organizohet manifestimi qendror i të gjitha pikave shkollore të mësimit plotësues shqip ishte edhe një dëshmi e pranisë së madhe të komunitetet tonë në këtë pjesë të Zvicrës.
Ishte ky një manifestim i organizuar me shumë përkushtim dhe me një program sa masiv aq edhe cilësor nga ana e trupit mësimdhënës dhe drejtuesve të LAPSH-it, që kishin arrit të sjellin një numër të madh nxënësish për të dalë para të pranishmëve me pika të ndryshme artistike, kryesisht recitime, vjersha dhe këngë e valle shqiptare nga trojet e ndryshme.
Që në hapje u intonua himni kombëtarë me që rast në skenë dolën me dhjetëra vogëlush, duke i dhënë manifestimit që në fillim një freski dhe simpati të veçantë. Më pastaj me një fjalë përshëndetëse, rreth kësaj date të rëndësishme historike, foli Dr. Vaxhid Sejdiu – kryetar i Këshillit të arsimtarëve, si dhe Rizah Demaj kryetar i i Kryesisë së LAPSH- it në nivel të kantonit të Argaut.
Që në fillim pati edhe një falënderim për kryetarin e Kryesisë Kantonale, Mehmetali Sherifin për të vazhduar me programin e ngjeshur, filluar nga nxënësit e shkollës shqipe të Buchs-it të cilët u paraqiten me vallen e “Tropojës” për të vazhduar me nxënësit e Kantonit të Glarus-it të cilët u paraqiten me pozi të autorëve të njohur shqiptar.
Më tej programin e begatuan nxënësit e shkollës shqipe të Balgach-it , po ashtu me disa poezi, si dhe nxënësit e shkollës shqipe të Altstsättes me disa vjersha: Në radhë qenë vallja e “Bilbilit” interpretuar nga nxënësit e shkollës shqipe të Buchs-it, të cilët vazhduan me recitimin e disa vjershave.
Nxënësit e Kantonit të Gllarusit me vallen e “Tropojës” dhe të “Shotës” fituan admirimin e publikut që i priti me duartrokitje vallëzuesit e vegjël entuziast e të talentuar.
Ndërsa, nxënësit nga pika shkollore e Rorschach-ut u paraqitën në skenë me dramën „Qetësi“, kurse ata të Flumsit, të Rapperswil- Jonës dhe të Uznachit me recitime dhe këngë. Programi i pasur i kësaj mbrëmje vazhdoi me nxënësit e shkollës shqipe të Uznach-it, me poezi e recitime
Gjithashtu me disa poezi u paraqitën në vazhdim të programit edhe nxënësit nga pika shkollore e St.Gallen-it, si dhe nxënësit nga pika shkollore Wittenbach, Gossau dhe Wil , me disa poezi dhe një këngë.
Programin e konceptuar nga Këshilli Organizativ i këtij manifestimi, tashmë tradicional, i realizuar me shumë sukses nga nxënësit dhe arsimtarët e këtyre dy kantoneve, u përmbyllë me një valle të përbashkët të pjesëmarrësve në manifestim.