Disa personalitete emblematike të çështjes kombëtare

Nga Sami ARIFI

Vrasjet dhe burgosjet e veprimtarëve shqiptarë të Organizatës së LNDSH-së nga OZN-ja dhe UDB-ja jugosllave. Ekzekutimet, burgosjet, arrestimet arbitrare dhe arratisjet e patriotëve shqiptar nga OZN-ja dhe UDB-ja jugosllave (pjesa e katërt)

 Shkruan: Sami ARIFI

 

Fejzullah Zejnullah Saraçi

U lindë në Bivolak (Burim) në vitin 1878, ai ishte luftëtar i vendosur kundër pushtuesve serb që nga vitet 1912-1913 dhe atyre bullgarë gjatë viteve 1915-1918. Fejza në nëntor të vitit 1918-të me çetat e tij mori stacionin e xhandarmërisë në Prelluzhë. Fejzullah Saraçi mori pjesë në Luftën e Drenicës, ai luftoi për mbrojtjen e territoreve etnike shqiptare (1941-1944), gjithashtu gjatë viteve 1945-1946 kishte një grup të armatosur dhe mbate lidhje me grupet tjera të qëndresës shqiptare, sidomos me Organizatën e Gjon Sereçit e Ajet Gërgurit. Në përleshje me forcat e ndjekjes mbi Hoçë, në shtator të vitit 1946 ra në përjetësi djali i tij i vetmi që kishte, Emini. Atdhetari Fejzullah Saraçi mori pjesë në Kongresin e Blinajës. Fejzullahu doli në Gjyq me grupin e Ajet Gërgurit, por pas një kohe të shkurtër ai u lirua. (Dr.Muhamet Shatri, Përpjekjet e Lidhjes së Dytë…, fq, 44).

Hasan Jashanica

U lind në fshatin Bardh të Madh në vitin 1901, ai zhvilloi aktivitet kombëtarë në kuadër të Organizatës së Lëvizjes Nacional Demolratike Shqiptare. Hasani dha kontribut të rëndësishëm nga pozita e korierit, pra bartjen dhe sjelljen e letrave të dërguara nga Ajet Gërguri dhe nga Organizatat tjera të LNDSH-së për Komitetin e LNDSH-së në Shkup dhe anasjelltas. Meqense ky ishte më i vjetri se korrierët tjerë, këtë detyrë e kryente me sukses. Atdhetari Hasan Jashanica për veprimtarinë e tij atdhetare partiotike arrestohe nga syri famëkeqë i OZN-së dhe dënohet 15 vite burg të rëndë.

Isa Obërtica

U lind në fshatin Lismir të Fushë Kosovës në vitin 1912, ai ishte autodidakt, pasi nuk i pati kushtet të shkollohet. Ai së bashku me Ali Berishën dhe Bajram Gërgurin nga Bardhi i Madh, mjaft me sukses e luftonin propagandën që bënin serbët për shpërnguljen e shqiptarëve. Atdhetari Isa Obërtica mori pjesë në luftë për mbrojtjen e kufirit në Prapashticë dhe në Malin e Lisicës, gjithashtu ishte në luftë kundër ushtrisë serbe dhe bullgare. Atdhetari Isa Obërtica ishte aktiv në Organizatën e LNDSH-së, ai shpërndante „Propagandën Balliste“ të hartuar nga Adem Gllavica. Isa mori pjesë në ca tubime, por edhe në Kongresin e Blinajës, ai ndihmonte së bashku me Abdyrrahman Gërgurin mjaft për t’i mbajtur lidhjet e komiteteve me Shtabin e Organizatës Nr.2, të cilin e udhëhiqnin Ajetë Gërguri së bashku me Gjon Sereçin, përderisa edhe shtëpia e tij ishte stacioni i parë i Komitetit Qëndror (KQ) të LNDSH-së në Shkupit. Për veprimtarinë e tij atdhetare, Isa Obërtica, arrestohet nga OZNA dhe dënohet 15 vite burg, por në bazë të një amnistie ai lirohet në vitin 1947.

Islam Domaneku

U lind në fshatin Grackë në afërsi të Lypjanit vitin 1905, ai ishte komandant i vullnetarëve në vijën e frontit të Kosovës Lindore, ishte veprimtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Ishte veprimtar i organizatës së LNDSH-së, gjthashtu edhe pjesëmarrës i Kongresit të Blinajës, ishte edhe pjesëmarrës i luftërave që u zhvilluan në Libushë më 8 shtator të vitit 1946. Islam Domaneku u zu tradhtisht nga UDB-ja dhe u vra (ra në përjetësi) në Blinajë. (Dr. Muhamet Shatri, Përpjekjet e Lidhjes…, fq.39)

Ismail Sllamniku

U lind në fshatin Vragoli (Livragonë) në vitin 1923 të Fushë Kosovës, ai pas formimit të Divizionit SS „Skënderbeg“ gjatë luftës i kreu ushtrimet stërvitore në këtë Batalion dhe mori pjesë në luftë kundër partizanëve në Mal të Zi. Ismaili një kohë qëndroi në Gjermani dhe pas kthimit në gusht të vitit 1945 futët në radhët e Organizatës së LNDSH-së përmes Ajet Gërgurit, Azem Jashanicës e Abdyrrahman Gërgurit, ai mori pjesë edhe në Kongresin e Pestë në Blinajë në vitin 1946, ai u kap nga UDB-ja dhe u dënua në Gjyqin Ushtarak në Prishtinë me 8-të vite burg të rëndë.

Izet Murat Gjoshi

U lind në fshatin Sankofc më 1906-Komuna e Drenasit, ai mori pjesë në luftën për mbrojtjen e vijës kufitare me Serbinë bashkë me Gjel Metushin, Avdullah Pirrakun, Selim, Ali e Isuf Likën, të cilët mbetën dëshmorë në Bujanoc, Prapashticë e të tjera. Në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945, kryetar i Këshillit të fshatit ishte Izet Murat Gjoshi, por pas marsit të vitit 1945, përmes Arif Shalës u bashkua me Ajet Gërgurin dhe me pjesëtarë të tjerë të organizatës Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-së), të cilët luftonin me armë në dorë kundër pushtuesëve jugosllav. Ajeti ishte strehuar për pesë muaj në shtëpinë e Izet Murat Shalës në Sankofc. Atdhetari Izet Murati ra dëshmor kundër forcave jugosllave më 31 dhjetor të vitit 1946. Lavdi e përjetshme dëshmorit Izet Murati dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë e atdheut.

Jetullah Muharrem Rezalla (Zabeli)

Atdhetari Jetullah Muharrem Rezalla u lind në janar të vitit 1903 në Rezall, ai në moshën 20 vjeçare ishte dërguar në shërbim ushtarak në Lublanë, atje mësoi shkrim lexim, edhe atë në gjuhën shqipe. Jetullahu aty ku e kërkonte çështja kombëtare ai gjendej si vullnetar, atë në vitin 1941 e emrojnë nënkryetar në Skënderaj. Atdhetari Jetullah Rezalla ishte në mesin e luftëtarëve të Komandantit Shaban Palluzhës së bashku me djalin e tij, Mehmetin. Jetullahu me veprimtarët e tij kishte pozitat në maje të Qyqavicës, ku vriste me qindëra partizanë, ai ishte pjesëmarrës i Kongresit të Katërt të LNDSH-së në maj të vitit 1944 në Kosmaç, si edhe në Kongresin e Pestë të Blinajës. Jetullah Rezalla ishte një trim i shkëlqyer thoshte Hilmi Zariqi, ai është luftëtar i përkushtuar i Drenicës. Atdhetari Jetullah Rezalla duke ndodhur nën rrethimin e OZN-së, e duke mos dashur që t’i rrezikoj banorët dhe familjen e vetë, ai dorëzohet, më 3 shkurt të vitit 1947, të cilin e dënojnë me 11 vite burgë, të cilin e vuan në Nish.