„Dhoma muze Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe varri në Lugano

 

Në vazhdën e serialit tim për 100 ditë 100 kaptina nga shtegtimet e mija trojeve shqiptare, sot përzgjodha shtëpinë muse “Aleksandër Moisiu në Durrës.

Kjo shtëpi me çardak e gjysmës së dytë të shekullit 19-të e cila në vitet e `30-ta të shekullit 20 ishte seli e Konsullatës angleze, pas restaurimit dy dhoma me emërtimin “Dhoma muze Aleksandër Moisiu” i janë kushtuar aktorit tonë me famë botërore, Aleksandër Moisiut. Pasi që aktori ynë i madh në këtë qytet kreu shkollën fillore dhe për këtë në vitin 1928 shkroi kujtimet e tij në formë skice me titull “Ëndërr fëmijërie”. Këto pak të dhëna figurojnë në një tabelë varur ne hyrje.

Gjatë vizitës , foto-objektivi u i përqendrua tek skulpturat kushtuar Moisiut nga autorë vendas e të huaj. Me këtë rast po jap edhe një foto nga vizita te varri i Aleksandër Moisiut në Lugano të Zvicrës.