“Dhimbja e të jetuarit, që duhet të jetosh mirë, ia vlen të jetosh”  

OPINION. Me valën e dytë të Covid-19, shoqëria në tërësi po përjeton vështirësitë e të jetuarit, shkruan sot kolumnisti i gazetës Le Temps, David Hiler. Përmes fjalëve të këngëtares Barbara, ai vizaton konturet e sëmundjeve bashkëkohore.

Përkthimi dhe përshtatja: Mirishahe Limani Hiler

« Le Mal de vivre » (dhembja e të jetuarit) është për mendimin tim një nga këngët më të bukura të Barbara-s; ajo rrëfen me poezi të pafund episodet e depresionit nga të cilat ka vuajtur gjithë jetën e saj, duke treguar mbylljen, vetminë që ato sjellin: “Ata mund të duan të na kuptojnë / Ata që na vijnë me duar të zhveshura / Ne nuk duam t’i dëgjojmë më / Ne nuk mundemi, nuk mund të durojmë më ”. Ajo gjithashtu evokon rezultatin fatal që pret të gjithë ata që, si ajo, vuajnë nga kjo sëmundje e dëmshme: “Dhe të gjithë vetëm në heshtje / Të një nate që nuk mbaron kurrë / Papritmas mendojmë për këtë /

Me valën e dytë të Covid-19, është shoqëria në tërësi ajo që po përjeton vështirësitë e të jetuarit.

Një studim i kohëve të fundit tregon se në Francë përqindja e të rriturve që vuajnë nga depresioni ose ankthi është dyfishuar: sot ajo ka arritur 20% të popullsisë, e cila është thjesht një përqindje shumë e madhe!

Dhe pa paralajmërim kjo ndodh

Frika nga sëmundja ka gjasa të jetë shkaku kryesor i kësaj vuajtje psikologjike. Kjo frikë, e cila është shumë e përhapur sipas sondazheve të opinioneve, është krejtësisht racionale dhe shumë e dobishme; na shtyn të mbrohemi sa më shumë; i ka shtyrë autoritetet të marrin, me shkallë të ndryshme të kthjelltësisë dhe shpejtësisë, vendimet e duhura për të shmangur stërngopjen e sistemit shëndetësor me pasoja dramatike. Sidoqoftë, këto masa shëndetësore, sa thelbësore janë, çojnë një pjesë të popullsisë drejt dëshpërimit ose – çfarë është më pak serioze – në një gjendje të nervozizmës.

 Të moshuarit që përballen me valën e dytë

Në vendbanimet për të moshuarit, izolimi – në vendin tonë,( Zvicër), një masë e fundit – mund të çojë ata në banorë të privuar nga lidhja me familjen e tyre, depresion të thellë ose përkeqësim të çrregullimeve njohëse. Personat e moshuar që jetojnë vetëm në shtëpi privohen gjithashtu nga kontakti i drejtpërdrejtë me familjen ose të afërmit e tyre.

Ata nuk mund të “shohin dot më botën” duke shkuar të paktën në bistron lokale afër shtëpisë ku jetojnë.

Për disa, kjo vetmi, si të thuash e rënduar, është me të vërtetë e padurueshme. Ajo godet gjithashtu të rinjtë që vuajnë nga sëmundje kronike dhe në përgjithësi të gjithë ata që ishin tashmë të izoluar para pandemisë.

Për të tjerët, së fundmi, janë efektet ekonomike të masave shëndetësore që janë burimi i një ankthi të thellë ose dëshpërimi. Ne mendojmë për të gjithë ata njerëz të vetëpunësuar, pronarë restorantesh dhe biznese të vogla që investuan shumë para dhe energji në një biznes të vogël që ishte jetesa e tyre dhe mbi të gjitha arsyeja e tyre për të jetuar.

Ky ekuilibër i brishtë

Përtej këtyre rasteve të veçanta dramatike, është e gjithë popullata që përjeton një tension midis dy kërkesave themelore të shoqërive tona perëndimore: sigurisë dhe lirisë.

Ne ishim me fat që jetonim në një shoqëri që na lejoi të gëzojmë një nivel të lartë sigurie në të gjitha fushat me pothuajse respekt absolut për liritë tona themelore. Ne ishim të mbrojtur nga shteti ynë, kishim receta të panumërta, sigurimet tona shoqërore dhe sistemi ynë i ndihmës.

Ne ishim të lirë të shpreheshim, të shkonim ku të donim, të takonim kë të donim dhe në përgjithësi të bënim jetën tonë siç dëshironim. Ky ekuilibër i brishtë është vënë përkohësisht në pikëpyetje.

Individualisht, ne jemi vazhdimisht të detyruar të arbitrojmë midis nevojës sonë për siguri dhe aspiratës sonë për liri. Kolektivisht, ne duhet të pranojmë standarde të reja.

Papritmas, disa vuajnë nga detyrimi për të ndërmarrë rreziqe që i konsiderojnë të ekzagjeruara në mjedisin e tyre profesional; të tjerët, përkundrazi, jetojnë me kufizimet në qasjen në aktivitete të ndryshme në kohën e lirë dhe kënaqësitë e jetës.

Prandaj, ne të gjithë jemi të shqetësuar, të frustruar ose fajtorë në një mënyrë apo në një tjetër. Nëse të gjithë kësaj i shtohet vetmia, atëherë mund të lindin shqetësime psikologjike.

Sigurisht, ne kemi filluar të shohim fundin e tunelit, për këtë verë pa dyshim. Por gjashtë apo nëntë muaj për tu përmbajtur në këto kushte është një kohë e gjatë, apo jo?