Dëshmori Selami Halim Ismajli

Shkruan Sami ARIFI

Selami Ismajli u lind, më 25 mars 1976 në fshatin Skifteraj (Gjylekar)-Komuna e Vitisë, ai shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmën në qytetin e Vitisë. Selamiu ishte në gjendje jo të mjaftuar ekonomike për të vazhduar studimet. Selami Ismajli u inkuadruar në Zonën e Karadakut, në Brigadën 171 “Kadri Zeka”. Nga sulmi i paramilitarëve dhe personave civil serbë në fshatin Skifteraj, më 15 prill të vitit 1999, plagoset Selamiu, i cili së bashku me kusheririn e tij, Mehmet Ismajlin futen në një dhomë të shtëpisë dhe mbyllën, ku paramiloitarët ia vunë zjarrin shtëpisë dhe kështu djegën trupat e dy kusherinjëve, Selamiut dhe Mehmetit. Ata ishin luftëtarë të lirisë, iu bashkuan radhës së dëshmorëve të përjetësisë.

Dëshmori Selami Ismajli!

Nga Skifteraj Selami Ismajli,
ishte djali shqiponjë mali!
N’Zonën Operative n’Karadak,
armikut n’prita i merr hak!

Ngadal shkja se ka hendek,
vendin tonë e sundojmë vetë!
Shqipet e malit janë shpërnda,
thonë; vendin tonë se lëmë nën shkja!

Trimat ishin si shqiponja,
s’shuhen kurrë n’trojet tona!
I palëkundur n’vendqëndrimin e tij,
ra Selamiu n’përjetësi!

I pavdekshëm është ai,
i bëhen nderime me krenari!