Dëshmori Remzi Danush Xhaferi
Nga Sami ARIFI
Remzi D. Xhaferi u lind, më 03/ 03/ 1963, në fshatin Tanushë (Tanishec)-Komuna e Shkupit, ai jetoi në Haraçinë. Remziu shkollën fillore e kreu në Haraqinë, ai ishte aktiv gjatë luftës në Zonën Operative të Dukagjinit. “Dëshmorët nga Maqedonia të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës-morën pjesë shumë personalitete dhe luftëtar për çlirimin e Kosovës, ndër ta ishin edhe dhjetë dëshmorë të cilët kaluan në përjetësi, ata janë: Ismet Jashari-Kunanovë, Beqir Limani-Kërçovë, Safet Ajeti-Kumanovë, Ismet Mustafa-Kumanovë, Aliriza-Selmani-Tetovë, Mujdin Aliu-Tetovë, Remzi Xhaferi-Shkup, Shabi Kajolli-Shkup, Tahir Osmani-Shkup dhe Zekir Dardhishta-Shkup”.
Remziu ra në përjetësi, më 04/ 06/ 1999, në luftën e Kosharës. Remziu iu bashkua radhës së dëshmorëve në përjetësi, ai mbetet përgjithmonë në kujtesën e popullit shqiptar.
Dëshmori Remzi D. Xhaferi!
N’moshë burrërie shumë i pjekur,
i vendosur shkjaun për ta hequr!
Remzi Xhaferi i lindur n’Tanushë ky shkupian,
i gatshën për t’mbrojtur vatan!
N’Zonën Operative t’Dukagjinit,
si bën vërr çerpiku i syrit!
Vullnetarë nga gjithë shqiptaria,
ia bëjnë luksh shkjaut nga Serbia!
Luftoi trimi pa ndërpre,
dëshmor n’Koshare bie për atdhe!
N’amshim ai e n’përjetësi,
veç atdheu mos mbes nën shkij!
Nderi i kombit dhe i shqiptarisë;
shkupiani i lindur n’Tanushë;
mbetet burrë dhe trim i lavdisë!




















