Ritmi i kërmillit në Zvicër përkitazi me barazisë në paga është bërë legjendar. Tani ne do të ushtrojmë presion: Me demonstratë kombëtare «#ENOUGH18» (#BOLLMO18) për barazi në paga dhe kundër diskriminimit, me 22 shtator në ora 13:30 nga Schützenmatte të Bernës. Eja edhe Ti, për trenat falas jemi kujdesur me kohë.
Ka 37 vite që punëdhënësit refuzojnë të zbatojnë barazinë në paga. Edhe në vitin 2018 gratë edhe më tej gati 1/5 më pak se burrat. Megjithatë, diskriminimi ndaj grave është më i gjerë se sa shoqëria dhe politika janë të vetëdijshme.
Gjashtë arsye të mira, për të dalë në rrugë
Seksizmi ekziston në të gjitha nivelet, faktet flasin për gjendjen:
- Gratë fitojnë 20 për qind më pak se burrat. Parlamenti i Zvicrës po diskuton aktualisht revidimin e Ligjit për Barazinë Gjinore. Ne kërkojmë kontrolle të detyrueshme të pagave, rregullimin e pagave të grave dhe gjobave të larta, nëse një kompani dështon të respektojë barazinë në paga!
- Mungesa e njohjes së punës së grave. Shërbimet dhe “punët tjera të grave” meritojnë më shumë pagë, personel të mjaftueshëm, vlerësim dhe njohje. Duhen më shumë para dhe kohë për punët e papaguara në shtëpi e familje dhe përkujdesje për të afërmit. Puna e papaguar duhet të ketë ndikim në sigurimet shoqërore.
- Në pozitat me përgjegjësi gratë janë të nën përfaqësuara. Zvicra së shpejti mund të ketë vetëm një ministre federale. Ne kërkojmë që të dyja gjinitë të përfaqësohen në mënyrë adekuate në të gjitha organet e rëndësishme. Sidomos për shkak se ato vendosin gjithashtu edhe për jetën tonë.
- Trupi i një gruaje nuk është objekt (gjësend). “Trupi im është imi” nuk është një frazë e zbrazët, por duhet të respektohet nga të gjithë! Ne i themi JO çdo lloji të dhunës kundër grave dhe JO për manisë së bukurisë!
- Tatimi gjinor mbi produktet. Si në sallonin e flokëve ose për pastrimin kimik, gratë shpesh, për të njëjtën gjë, paguajnë më shumë. Tek produktet e higjienës mujore të femrave, norma e taksës së shtuar është më e lartë, madje edhe sesa për brisqet e rrojës. Kjo nuk është në rregull! Ne kërkojmë barazi gjinore edhe tek mallrat e konsumit.
- Përpjekje për riparimin e pensionit të pleqërisë në kurriz të grave. Mesatarisht, gratë marrin 37 për qind më pak pension se meshkujt. Në vend që ta përmirësojë këtë çoroditje, politkanët borgjezë ëndërrojnë për rritje të moshës të daljes në pension për gratë! Kjo është e papranueshme!
Orari i udhëtimeve për demonstratën #ENOUGH18 (#BOLLMO18)
Boll më, është tepruar dhe ne do të ngremë zërin: Më 22 shtator do të takohemi në orën 13:30 në Schützenmatte në Bernë. Tubimi do të përmbyllet me muzikë, ushqim dhe intervista zhvillohet, rreth orës 15.00 në sheshin federal (Bundeshaus). Ejani dhe kërkoni të drejtat Tuaja.
Për udhëtimin kthyes do të ketë trena të veçantë pa pagesë
Treni 1: Rorschach – St. Gallen – Winterthur – Zürich – Bern
Në ora | Qyteti | Kthimi në ora |
10.15 | Rorschach | 20.30 |
10.38 | St. Gallen | 20.12 |
10.46 | Gossau SG | 20.05 |
10.51 | Flawil | 20.00 |
11.14 | Wil SG | 19.47 |
11.38 | Winterthur | 19.28 |
12.14 | Zürich HB | 18.44 |
12.36 | Baden | 18.22 |
13.01 | Aarau | 17.48 |
13.12 | Olten | 17.36 |
13.45 | Bern | 17.10 |
Treni 2: Basel – Olten – Bern
Në ora | Qyteti | Kthimi në ora |
12.06 | Basel SBB | 18.35 |
12.16 | Liestal | 18.24 |
12.23 | Sissach | 18.09 |
12.42 | Olten | 17.53 |
13.15 | Bern | 17.26 |
Treni 3: Gjenevë – Lausanne – Fribourg – Bern
Në ora | Qyteti | Kthimi në ora |
11.02 | Gjenevë | 19.24 |
11.19 | Nyon | 19.02 |
11.39 | Morges | 18.46 |
11.59 | Lausanne | 18.28 |
13.01 | Fribourg | 17.38 |
13.34 | Bern | 17.14 |
Marrë nga ueb-faqja e sindikatës Unia të Zvicrës (përshtatur nga O. Osmani, sekretar nacional për mirgacion)