Delegacioni i deputetëve të Kosovës takon afaristët shqiptarë në Cyrih

 

Mbrëmë në lokalet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih për vizitë ishte një i delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës i përbërë nga 5 deputet të partive të ndryshme parlamentare, i kryesuar nga kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë- Zvicër, deputetja Jeta Statovci. Delegacioni me këtë rast ka zhvilluar takime me homologët zviceran në kuadër të Konfederatës së shtetit helvetik.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Takimin e mbrëmshëm ku merrnin pjesë kryesisht afaristë shqiptarë, por edhe boshnjakë nga kantoni i Cyrihut si dhe përfaqësueses të LAPSH “Naim Frashëri” e të shoqatave e shpalli të hapur Udhëheqësi i Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati, E pranishme në këtë takim ishte edhe Valbona Fazliu-Rrecaj, Ministre-Këshilltare në Ambasadën e Kosovës në Bernë e cila edhe përshëndeti të pranishmit.

Udhëheqësja e këtij delegacioni parlamentar, Jeta Statovci, përmendi se zyrtarisht mbi 200 mijë qytetarë nga Kosova jetojnë në Zvicër dhe se ky është një potencial tejet i madh që përfaqëson në mënyrën më dinjitoze edhe vet Kosovën në Zvicër. Aq më parë që kjo mërgatë sot ka rekrutuar e ngrit një kuadër shumë profesionistë në të gjitha fushat e ekonomisë dhe biznesit, si dhe të shëndetësisë e arsimit e deri te sportistët elitarë.

Zonja Statovci ofroi edhe ca të dhëna shumë interesante, si ajo se Kosova më shumë eksporton se importon nga Zvicra shkëmbimi tregtar midis dy shteteve është rritur shërbimi tregtar, duke nënvizuar se në tërë këtë bashkëpunimit ka dhe duhet të ket dorë mërgata jonë e madhe në këtë shtet mik, duke potencuar gjithashtu se shqiptarët në Zvicër por edhe në vet Kosovën kanë bërë që sot ne të jemi shteti i katërt pas gjermanes Austrisë e Zvicrës si vendi gjermanofolës

Para se të merrni pjesë të pranishmit në bashkëbisedim me fjalë të shkurtra të pranishmëve iu drejtuan edhe deputetet Palë Lekaj, Valentina Bunjaku, Time Kadrijaj dhe Enis Kervan. Edhe pjesëmarrësit nga ky takim nga radhët e mërgimtarëve shtruan pyetje të ndryshme me mjaft interes. Sidomos ato që ndërlidhen me ligjin për zgjedhje, që mërgimtarëve tu mundësohet votimi përmes përfaqësive të

ndryshme konsullore- diplomatike, apo që të shikohet mundësia e aftësimit të kuadrove për profesione deficitare, si dhe që të jepen lehtësi më të mëdha për mërgimtarët tanë që investojnë në Kosovë, aq më parë, që siç u tha se në Zvicër veprojnë rreth 6 mijë biznese me pronarë shqiptarë. Gjithashtu u shtrua nevoja që të ndihmohet në mënyrë sa më të organizuar e institucionale edhe mësimi plotësues shqip.

Në fund të këtij takimi u dha edhe një apero, ndërsa që udhëheqëses së këtij delegacioni zonjës Jeta Statovci i dhurova librin tim mbi shtegtimet në trojet shqiptare.