“Dardania” e Winterthurit defiloi me një program tejet cilësor festiv

Qindra artëdashës, që ishin tubuar mbrëmë në sallën e madhe të Hotel Töss të Winterthurt për të kremtuar Ditën e Flamurit, mbetëm mëse të entuziazmuar me lojen e bukur të SH.K.A. “Dardania”, shoqëruar me një korreografi e kostumografi mëse mbresëlënëse, falë kryesisë së shoqates me në krye Shefqet Cakollin dhe mbëshetjes së madhe të vet prindërve të kësaj trupe artistike që vitin e ardhshëm shkel në 30 vjetorin e themelimit

Teksti: Rexhep Rifati & fotot: Afrim Nevzadi

Prej vitesh jemi mësuar që çdo paraqitje e SH.K.A. “Dardania” nga Winterthuri të kantonit të Cyrihut, të na befasojë si me sasi ashtu edhe me cilësi. Filluar me grupin e më të vegjëlve, për të vazhduar me atë rriturve si dhe  atë të instrumentistëve me vegla autoktone muzikore. Por këtë vit pati edhe diç më tepër : një korreografi të re me të cilën shkëlqeu, e që ishte një valle muzeçare, fryt i një angazhimi për të siguruar jo vetëm kostume shumë origjinale por edhe një lojë në skenë përplot ritëm e elegancë nga grupi i të rriturve.

Gjithsesi me e reja e kësaj mbrëmjeje ishte një premier, gjegjësisht një “Valle Myzeqare”, nën koreografinë e Gëzim Alimehmetajt, në pregaditjen e asistentëve të valleve të vet ansamblit, duke mos e harruar në asnjë çast as grupin e më të vegjëlve qoftë në valle, këngë apo recitime, por edhe grupin e veteranëve të folklorit, duke veçuar instrumentistët me kavalla, si pjesë e “Dardanisë” që nga ditët e para, e këta janë ikonat: Hamit Shillova dhe Mehmet Sermaxhaj
Por ti kthehemi ecurisë së programit, që filloi me Himnin kombëtar, një fjalë përshëndetëse nga kryetari i “Dardanisë”, Shefqet Cakolli, i cili potencoi se ansambli vitin e ardhshëm shënon 30 vjetorin e themelimit dhe se pas 29 vitesh pret të tërhiqet dhe tua bartë “kryetarllëkun” trashëgimtarëve të ri. Më pastaj me një përshëndetje të pranishmëve iu drejtua në emër të stafit drejtues të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, zonj. Arjeta Gallopeni, e cila krahas urimit për Ditën e Pavarësisë- 28 Nëntorit, pati përshëndetje për vetë organizatorin dhe ansamblin “Dardania” që ka arrit që për tri dekadash ta kultivojë artin muzikor shqiptar në një qytet relativisht të madh zviceran.  Më pastaj me një recitim tejet të fuqishëm doli regjisori dhe aktori nga Tirana LLesh Nikolla, i cili me një ekip nga Radio Televizioni Shqiptar xhirroi rrjedhën e programit. Programin e mbrëmshëm e xhiroi për një emision të veçant edhe RTK-ja.

Moderatoria e këtij programi, Albulena Kqiku, krahas prezentimit të pikave muzikore prezantoj dhe falënderoj edhe grupet dhe shoqatat simotra, si: Shkollën  Shqipe të Vallëzimit  “Shota”, Ansamblin  “Vatra”, Shoqatën  Bashkimi”, Grupin Teatral  “Aktrimi” dhe Shoqatën “ Sharri”, por edhe praninë e subjekteve politike e fetare dhe arsimore si dhe artistë e shkrimëtarë, krijues e sidomos veprimëtar ekonomik, që po e ndihmojnë mbarëvajtjen e organizimeve të tilla kulturore siç ishte edhe ky manifestim i shoqatës “Dardania”.

Më pastaj moderatoria nënvizoi se: “Tani të nderuar të pranishëm do të shfaqim filmin e shkurtër të Mobikini, sjellë nga i ftuari ynë nga Kosova, Lavdim Klaiqi, që në fakt,  sot ka edhe rolin e gazetarit të RTK-ës, e ky është filmi “Vdekja e rrejshme”. Më pastaj programi vazhdoi me një valle të përbashkët duke krijuar vërtetë një atmosferë festive.