Vaksinimi kundër pandemisë në Zvicër – A do të ndodh kthesa e pritur

Ministri Alain Berset, javën e kaluar njoftoi se deri në muajin korrik në Zvicër do të arrijnë mbi tetë milion doza vaksinash nga dy prodhuesit Moderna dhe Pfizer. Fushata e vaksinimit, e cila ç’ është e vërteta për një kohë të gjatë nuk ka lëvizur shumë nga vendi, tanimë është duke filluar.

Ministri Berset para disa ditësh në një prononcim publik edhe në mediat sociale ka shkruar me sa vijon: “Nga prilli ne do të marrim shumë më shumë vaksina. Kantonet do të kryejnë vaksinimin sa më shpejt të jetë e mundur – kështu që deri në verë të gjithë ata që dëshirojnë do të vaksinohen. Edhe ofensiva e provave është gjithashtu në proces: pas pushimeve të Pashkëve do të jetë në dispozicion në barnatore vetë-testimi i parë. Vaksinimi dhe testimi janë thelbësore për përmirësimin e situatës.”

Nëse gjithçka shkon mirë, duket se do të fillohet edhe me lehtësimin e parë, për shembull për restorantet, kinematë apo manifestimet sportive. Ende është e paqartë dhe e diskutueshme nëse ata që vaksinohen duhet të përfitojnë nga lehtësimi më shpejt, sesa ata që ende nuk janë vaksinuar.

Kujdes i mëtejmë: Distanca, higjiena e duarve dhe maska –janë rregullat e thjeshta edhe më tej shumë të rëndësishme! Për më shumë informacione në gjuhën shipe kliko këtu!

Më shumë informacione mbi situatën e vaksinimit edhe nëpër Kantone të Zvicrës mund të mësoni duke shtypur butonin këtu!