Gjendja aktuale: Këshilli federal e shpall gjendjen në Zvicër si «gjendje te jashtëzakonshme».
Përshtatjet në administratën e qytetit
Deri me 19. Prill 2020 mbesin të mbyllura:
- Dyqane
- Restorante
- Bare
- Ndërmarrjet argëtuse dhe për kohën e lirë si muzetë, biblioteka, kinema, sallat e konzertav dhe teatërve, qendrat sportive, pishina. Në përputhje me rrethanat janë të gjitha institucionet kulturore -dhe sportive të mbyllura.
Dyqane për nevoja te përditshme (dyqane ushqimore. take-aways, furnizues të ushqimeve. zyrat postare, bankat, etj.) si dhe institucionet shëndetsore janë të përjashtura dhe mbesin të hapura.
Përshtatjet e ndryshme të ndërmarrjeve dhe administratave janë të renditura këtu (në gjermanisht).
Shkolla dhe kujdesi
Këshilli Federal dhe zyra e shkollave të kantonit Zürich kanë njoftu të premten me 13.mars 2020, që në të gjitha shkollat mësimi ndalohet nga e hënë, 16.mars 2020. Ky udhëzim vlen për të gjitha shkollat publike dhe private deri të enjten, 30 prill 2020. Në të njëjtën kohë, ju lejohet kantoneve të ofrojnë kujdesi urgjente.
Ju lutemi, që te mbani femijën apo femijët tuaj në shtëpi dhe mos i dërgoni në shkollë. Shkolla do të mbajë kontakt të vazhdushëm me prinderit dhe nxënës dhe do ti informoj se në cillën formë ata mundë të mesojnë nga shtëpia. Në qoftë se keni pyetje ju lutemi kontaktoni mësuesin e femijës tuaj apo drejtoriën përkatse te shkollës.
Ekonomia: Puna dhe financat
Ndërprerja e punës / punë me kohë të shkurtër
Këshilli Federal ka vendosur që në lidhje me koronavirusin, ta bëjë më të lehtë regjistrimin për punë me kohë të shkurtër.Pagesa për punë me kohë të shkurtër tani mund t’u paguhet edhe punonjësve ne kontrata me afat të caktuar dhe për njerëzit që i shërbejnë një organizatë për punë të përkohshme.
Qëlllimi i punës me kohë të shkurtër është ruajtja e vendeve të punës.Zyra për ekonimi dhe punë (AWA) ofron informacione mbi punën me kohë të shkurtër dhe pranon regjistrime paraprake nga kompanitë për punë me kohë të shkurtër.
Zyra për ekonomi dhe punë (AWA): Informacione mbi punën me kohë të shkurtër si rezultat i koronavirusit (gjermanisht, anglisht, italisht).
Personat e vetëpunësuar
Personat e vetëpunësuar, që për shkak të masave zyrtare për të luftuar koronavirusin kanë humbje të fitimeve, kompensohen nëse nuk ekziston kompezimi apo përfitimi nga sigurimi.
Kompensimi nuk do të paguhet automatikisht. Regjistrimi duhet në çdo rast të paraqitet tek zyra përkatëse e kompensimit. Në web-faqen e internetit të SVA Zürich janë të gjitha informacionet si dhe formularët e aplikimit në dispozicion. Për pyetje të mëtejshme, kontaktoni linjën telefonike të SVA: 044 448 89 80.
Ndihma urgjente për të vetëpunësuarit dhe mikro-ndërmarrësit
Informacione të mëtejshme (në gjermanisht): www.stadt-zuerich.ch/ku-nothilfe
Ndihma sociale ekonomike
Përveç kompensimit për të vetëpunësuarit është edhe mundësia e aplikimit për ndihmë ekonomike sociale , që kështu të jesh në gjendje të sigurosh jetesën. Pesë qendrat sociale të qytetit Zürich (Sozialzentren der Stadt Zürich) ofrojnë mbështetje dhe ndihmë.
Masat në taksa
Kantoni Zürich ka zgjatur afatin e zakonshëm për paraqitjen e deklaratës se taksës 2019 për personat privat nga 31.mars deri në 31 maj 2020.
Përgjegjes për taksën shtetërore dhe komunale është zyra e taksave e qytetit Zürich (Steueramt der Stadt Zürich), për taksat federale është zyra kantonale e taksave (Kantonales Steueramt).
Si të mbroheni
Fushta e BAG-së «Si e mbrojmë veten» («So schützen wir uns») ofron infrormacione se si të mbrohesh më mirë. Kushtojini vëmendje rregullave të higjenës dhe sjelljes korrekte.
Nëse keni simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje, kollitje dhe temperatur/ethe, kontaktoni mjekun ose mjeken tuaj me telefon (!) ose telefonin në kantonin Zürich telfoni i mjekëve“ Ärztefon* (telefon 0800 33 66 55, në dispozicion 24 orë). Në çdo rast, ështe e rëndësishme të shmangni vizitat në urgjencë -spital ose në zyrën e mjekut vetë!
Zyra Federale e shëndetit: Kështu mbrohemi
Numrat e rëndësishëm të telefonit
- Linja e informimit e popullsisë
- Telefoni mjekësor
- Infodona – qëndra e këshillimit për ëmigrant
- Përkrahja për integrim qyteti Zürich
- MIRSAH – qendra e këshillimit për ligjin e migracionit dhe integrimit
- Pika Sans-Papiers në Zürich (Sans-Papiers Anlaufstelle Zürich SPAZ)
- Numri për të moshuarit
- BIF Qendra e këshillimit për gratë
- Pika e kontaktit për racizmin në Zürich (Zürcher Anlaufstelle Rassim…
- Linja telefonike për organizatorët dhe komunitetet
- Shkëmbimi telefonik -apo video telefon për të shurdhërit
Linja e informimit e popullsisë
Zyra federale për shëndetësi, telefon +41 58 463 00 00 (në dispozicion 24 orë në ditë)
Telefoni mjekësor
Pyetje mjekësore në lidhje me virusin korona, telefon 0800 33 66 55 (në dispozicion 24 orë në ditë)
Infodona – qëndra e këshillimit për ëmigrant
Gjermanisht dhe gjuhët vijuese: shqip, arabisht, anglisht, frëngjisht, italisht, krotaisht, portugalisht, serbisht, spanjisht, tamilisht, turqisht, sllovake, rusisht, kurde (sorani), turkmen (irak.)
Këshillimi përmes telefonit +41 44 412 84 00 ( e hënë deri të premte,, 09.00–12.00, 13.30–18.00) ose përmes formularit të kontaktit (Kontaktformular).
Përkrahja për integrim qyteti Zürich
Këshillim përmes telefonit +41 44 412 37 37, apo E-mail ose përmes formularit të kontaktit.
MIRSAH – qendra e këshillimit për ligjin e migracionit dhe integrimit
Telefoni +41 44 291 00 15 (e hënë deri të premte 09.00–17.00), mirsah@sah-zh.ch
Pika Sans-Papiers në Zürich (Sans-Papiers Anlaufstelle Zürich SPAZ)
SPAZ deri në njoftimin e mëtejshëm do të kryejë vetëm kosulata telefonike, +41 43 960 87 77 (e hënë deri të enjte,10.00–12.00 ora / 14.00–16.00 ora).
Faqja e internetit: https://sans-papiers-zuerich.ch/news/coronavirus/
Numri për të moshuarit
Mbështetje në nevoj të gjerave ushqimore apo barnave, telefon +41 44 412 00 66 (e hënë deri të premte, 09.00–17.00)
Faqja e internetit: Züri60plus.ch
Keni nevojë për një këshillim telefonik në gjuhën shqipe? Atëherë telefononi ju në: 044 412 84 00 nga e hëna deri të premten, 9 deri në orën 12 dhe 13.30 deri në orën 17:00.
BIF Qendra e këshillimit për gratë
kundër dhunës në martesë dhe partneritet, në gjuhë të ndryshme, telefon +41 44 278 99 99, info@bif.ch
(Njoftoni policinë në raste urgjente, tel. 117)
Faqja e internetit: https://www.bif-frauenberatung.ch/
Pika e kontaktit për racizmin në Zürich (Zürcher Anlaufstelle Rassimus ZüRAS)
Këshillim në rast diskriminimi racor, telefon +41 44 415 62 26 (e hënë deri të enjte, 09.30 – 11.30 ora), info@zueras.ch
Faqja e internetit: https://www.zueras.ch/
Linja telefonike për organizatorët dhe komunitetet
Organizimi i ngjarjeve, telefon 0800 044 117 (07.00–23.00 ora)
Shkëmbimi telefonik -apo video telefon për të shurdhërit
Shkëmbimi -video, telefon 055 511 00 11 (Mo–Fr 8–21; Sa–So 10–17)
Më shumë informacione në Procom.
(Më gjerësisht në ueb faqen: https://www.stadt-zuerich.ch/gud/de/index/gesundheitsversorgung/public-health/coronavirus-sars-cov-2/otherlanguages/sq.html )



















