CILAT JANË NË ZVICËR MOSHAT E PREKURA ME COVID19

Në Zvicër sot më 11 nëntor sipas Zyrës federale të shëndetit publik gjendja momentale e rasteve të reja me Covid19 vazhdon të jetë shqetësuese.

Për ju, po sjellim më poshtë të dhëna zyrtare nga Zyra federale, publikuar sot të cilat shpjegojnë numrin e të infektuarve sipas gjinisë dhe sipas moshës.

Gjithsej të infektuar deri më sot janë 118,106 meshkuj, gjegjësisht 48,7% dhe 124 316 raste të gjinisë femërore, gjegjësisht 51.3%.

Cila është mosha e të infektuarve me Covid19?

Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat e Zyrës federale të shëndetit publik në Zvicer, mësojmë se të gjitha moshat mund të preken me Covid19 por siq është e njohur deri më tani, shtojmë se, moshat që vuajnë më së shumti janë mosha e shtyer dhe të gjithë personat që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike apo sëmundje tjetër.

Në tabelë e keni klasifikimin sipas moshës ( classe d’âge) e cila është si vijon:

 prej 0 deri 9 vjeç numërohen deri më sot 1 883 raste;

nga 10 e deri më 19 vjeç janë 18’948 raste

nga 20 deri më 29 vjeç janë 45’479 raste

nga 30 deri më 39 vjeç janë 41’901 raste

nga 40 deri më 49 vjeç janë 39’202 raste

🧑🏻‍🦳nga 50 deri në 59 vjeç janë 41’202 raste

🧑‍🦳 nga 60 deri në 69 vjeç janë 23’258 raste

nga 70 deri në 79 vjeç janë 15’405 raste dhe mbi moshën 80 vjeçare janë 15’144 raste.

Përgatitur nga MLH