Çfarë mund te mësojë një shqiptar për një orë në Ferizaj?!

 

Kush ka pasur rast te udhëtojë neper Shqipëri natyrisht do te ngrejë supet me këtë pyetje: E çfarë mund te mësohet për një ore ne një kafe te çfarëdo te çdo qyteti shqiptar? E për Ferizajn kjo pyetje ka shume kuptim po te kihet parasysh se do te takosh Ibrahim Hysenin (Goga) mësuesin veteran te këtij qyteti, qe me 24 gusht te këtij viti mbush plot 81 vjet. (Plotësim i “prointegrës”: Muaj më parë ndërroi jetë veterani Ibrahim Hyseni, ky kronist i shquar i Ferizajt)  

Shkruan: Genc Hoti, nga faqja e tij personale

Miku im nga ky qytet, Rexhep Halilaj (paraardhësit e tij janë te vendosur ne fshatin Halilaj te Fierit) – shkurt Rexha, me kishte thënë disa here te takoja mësuesin e tij te fillores pasi prej tij mund te mësoja shume e shume gjera te paditura për Ferizajn e Kosovën. Rasti u krijua me 19 janar 2014 ku ne kafe Bubba Bar me pronar Valon Koxha, ne ora 10 te mengjesit takova per here te pare mësuesin Ibrahim Hysenin (Goga), për familjen e cilit kisha lexuar se ishte me e vjetra e qytetit dhe themeluese e këtij vendbanimi ne gjysmën e pare te shek. te XIX-te, qe asokohe njihej si ngastër e fshatit Nikadin; – Ferizaj njihet si qyteti me i ri i Kosovës  dhe familja Goga kishte gjashte pjesëtarë te familjes pa shenja varri nga terrori serb(Enver Zhinipotoku, Portrete te anatemuarish, f. 37, Prishtine 2010).

Një babaxhan tipik shqiptar, tepër i thjeshte me një fytyre te rrumbullaket me mustaqe qe te ngjallte një besim dhe dashuri për jetën e çdo shqiptari ne Kosovën e Lire, u prezantua thjeshte si një mësuese i lendeve te shkencave natyrore. E unë, i entuziazmuar nga ajo qe kisha pare një dite me pare ne shpellën e Gadimes, nuk fola asnjë fjale dhe me gjysmë zëri i thashë emrin tim qe ai e kishte mësuar nga Rexha. Fjala e pare e mësues Ibrahim Hysenit ishte stacioni i trenit ne Ferizaj (financuar nga Turqia) për te cilin me tha se ishte ndërtesa me e vjetër e qytetit dhe themelet datoheshin te vitit 1873 (fotografinë e këtij stacioni e kishte vendosur ne kapakun e librit qe kishte shkruar për qytetin e tij, Ferizajn). Duke me treguar librin me tha se ishte një foto e vitit 1920 dhe mungesa e kishës ortodokse ne krah te xhamisë tregonte se objektet e kultit ortodoks ishin ndërtuar pas formimit te Jugosllavisë Mbretërore, d.m.th. pas vitit 1919.

Me pas u hodhëm ne historinë arsimit ne këtë qytet, qe ishte dhe kërkesa e pare e imja. Mësuesi Ibrahim Hyseni pranonte qe shkolla e pare shqipe zyrtarisht ishte hapur me 1941 me iniciativën dhe vendimin e Ministrit te Arsimit ne Qeverinë e Tiranes, Ernest Koliqit dhe si date merret 27 Nëntori 1941 si dita e pare e tremujorit te pare te vitit shkollor 1941-1942 ne shkollën fillore “Ismail Qemali”, qe me vone (1961) ndryshoi emrin ne “Tefik Çanga”, emri i dëshmorit te lëvizjes antifashiste nga Shkodra. Themeluesi i kësaj shkolle konsiderohej mësuesi vendas Shaban Shaqir Vata (1915-1979). Sipas tij mësuesit e pare nga Ferizaj kane qene: Gjina Karasani – Arni dhe Anica Lora. Interesant ishte qe Ministria e Arsimit ne Tirane pat derguar një numër te konsiderueshëm mësuesish për te organizuar procesin mësimor. Mësues Ibrahim Hyseni fliste me shume respekt te thelle për mësuesit nga Shqipëria, te cilët i kishin dhënë mësimet e para mbi Gjuhen Shqipe. Emrat e Petro Papakosta nga Gjirokastra, Ymer Shypheja nga Elbasani, Bashkim Karagjozi nga Gjirokastra, Fadil Idriz Hoxha nga Shkodra (ky mësues ka qene dhe drejtori i parë i kësaj shkolle), Koco Koca nga Gjirokastra, dhe Franc Kurti nga Shkodra ishin jo vetëm mësuesit e tij, por dhe emrat qe ai kishte kërkuar se pari ne Shqipëri kur erdhi pas 1999.

Emri i fundit u be objekt diskutimi, pasi mësues Ibrahimi Hyseni me tha se ne Ferizaj ndodheshin disa familje te besimit katolik dhe me përmendi pikërisht familjen Kurti dhe ate Serreqi. Familja e pare kishte nxjerre nga gjiri i saj Dom Shtjefen Kurtin (1898-1973), klerikun qe tronditi mbare Evropën ne vitet 80 kur, kjo e fundit, mori vesh se ishte pushkatuar pse pagëzoi një fëmijë. Kur me foli për Dom Shtjefnin ishte i revoltuar dhe interesantja qëndronte ne atë se kur banoret e Ferizajt e kishin marre vesh këtë krim kishin filluat ta shikonin figurën e Enver Hoxhës dhe qeverinë e Tiranës me tjetër sy.

Ne funksion te këtij ndryshimi e pyeta: Po për kolonën me shqiptaret e Kosovës qe kaluan neper Shqipëri dhe qe e lidhin me Masakrën e Tivarit çfarë mund te me thuash? E pashe drejt e ne sy për te kuptuar reagimin pasi me interesonte jashtë mase përgjigjja. Jashtë çdo parashikimi ma ktheu shikimin dhe serbes e serbes me tha: Ata te shkrete i vratë ju dhe ky ka qene një krim i përbindshëm i komunizmit shqiptar ne bashkëpunim me serbet. E kuptova qe mesues Ibrahim Hyseni kete problem e dinte sakte dhe nuk ishte nevoja per sqarime te metejshme. Atehere nderrova teme dhe i thashe qe gjyshja ime nga babai ishte pikerisht nga famija Serreqi ne Shkoder dhe diskutuam mbi lidhjen e mundeshme te tyre nga pikepamja gjenetike.

Ne këtë mënyrë kaluam tek familjet qe kishin populluar qytetin nder vite. Hapi librin qe kishte shkruar per qytetin e tij (Ferizaj 1873-1944, Ferizaj 2013, ribotim) dhe me citoi kujtimet e tij: “Përveç shtëpive te vendasve shqiptare, qe jetonin prej kohesh te familjeve Goga, Qenani e Nazifi, rreth 40 shtëpi ishin serbe, me se shumti te ardhura nga Prizreni, rreth 20 shtëpi vlleh (cincar), qe kishin ardhur nga regjioni i Manastirit, 20 shtëpi shqiptaresh katolik te ardhur nga Prizreni dhe Shkodra, 50 shtëpi romesh, rreth 100 shtëpi te muhaxhirëve boshnjak, te ikur nga Bosnja dhe hercegovina pas pushtimit austro-hungarez, nja 60 shtëpi te muhaxhereve shqiptare te ikur nga Serbia pas vitit 1878 dhe disa shtepi shqiptaresh te shpërngulur ne Ferizaj nga fshatrat e rrethinës” (f. 10).

Pastaj e pyeta për historikun e familjes se tij, Goga. Mësues Ibrahimi pretendonte se familja Goga ishte me origjinë te largët nga viset veriore  te Shqipërisë, nga Malësia e Madh, fshati Muraj. Patronimi Goga është mjaft i përhapur ne atë ane dhe do te thotë gurgdhendës e murator. Aty nga fillimi i shek. XVIII-te disa nga familjet Goga janë shpërngulur nga vendlindja e tyre dhe pasi kaluan një kohe duke kërkuar kushte me te mira për jetese ne viset etnike shqiptare, te cilat gjendeshin nen sundimin turk, dalin ne Rrafshin e Kosovës dhe aty shohin te ardhmen e tyre. Këto familje, gjate rrugëtimit te tyre, një kohe janë ndalur ne fshatin Jezerc dhe pas një qëndrimi te shkurtër aty, kalojnë dhe vendosen ne trevën e sotme te Ferizajt, për te jetuar gjithmonë këtu (f. 18-19).

Kur erdhi puna tek familjet katolike hapi përsëri librin dhe me përmendi familjet katolike qe kishin ardhur qe ne fillimin e lulëzimit të Ferizajt duke qene te profesionit zejtare. Me përmendi emrat e kryefamiljareve te familjeve me te njohura katolike te Ferizajt qe vazhdonin te jetonin ne kete qytet: Anton Kurti – farmacist, Anton Gjoni – bukëpjekës dhe piktor, Bate Kajtazi – nëpunës, David Kurti – teneqepunues, Dede GjiniDede Prenk Palaj, Zym – bukëpjekës, Dedush Ndoi – punëtor, Franc Dedushi – këpucar, Filip Toshi – nëpunës, Gap Gllasniqi – tregtar, Gap Shahini – tregtar, Gjergj KurtiGjergj Serreqi i ati i Gjon Serreqit – profesor, i burgosur politik dhe i dënuar me vdekje si kryetar i organizatës Nacional Demokrate Shqiptare – veprimtar  i çështjes kombëtare. Lista ishte e gjate edhe me 40 kryefamiljare te tjerë.

E ndërpreva dhe i kërkova informacion për familjet serbe dhe malazeze. Sipas tij numri me i madh i familjeve serbe dhe malazeze kane qene tregtare dhe zejtare. Kryesisht ne Ferizaj kane ardhe nga vende te ndryshme te Kosoves dhe nga vise te tjera midis dy luftave boterore duke qene thjeshte kolonizatore. Me permendi rreth 60 emra familjesh, emrat e te cileve i kishte shenuar ne liber (f. 70-71).

Muhabeti i ëmbël me mësues Ibrahimin kaloi përsëri tek shkollat, tema e se ciles i pelqente me teper jo se ishte vete mësues, por postulati i tij ishte: thelbin e zhvillimit te nje popullate e përben arsimimi, kjo është pasoja direkte dhe me e rëndësishme e te qenurit shqiptarit edhe pse jetonin nen sundimin politik turk, e me vone nen sundimin kriminal serb dhe këtu qëndronte sekreti pse jemi shqiptare. Por qyteti i Ferizajt kishte pasur shkolla fetare prej kohesh ku mësohej gjuhe shqipe prej hoxhallarëve. Prej vitit 1912 ne Ferizaj ka ekzistuar nje shkolle fillore katerklaseshe, ku mësimi behej ne gjuhen serbe.

Ndërtesa e pare shkollore është ndërtuar ne vitin 1923. Ne këtë ndërtesë prej vitit 1945 deri ne vitin 2010, plot 65 vjet, ka funksionuar shkolla fillore “Ismail Qemali” – “Tefik Çanga”. Gjate viteve 1924-1928 ne Ferizaj ka ekzistuar gjimnazi i ulet privat, ne te cilin mësimet mbaheshin ne gjuhen serbe. Me vone është hapur edhe shkolla e mesme qe quhej shkolla qytetare (gradjanska shkolla). Shkollimi i fëmijëve shqiptare ne gjuhen serbe dhe shkollat fetare kane vazhduar deri ne vitin 1941, kur fillojnë dhe hapen shkollat e para ne gjuhen shqipe.

Hapi librin dhe me tregoi publikimin e disa dokumenteve te vjetra shkollore ku dallohej stema: “Mbretnija Shqiptare”; dokumenti kishte datën 1943. E pashe ne sy dhe i thashë: si ka mundësi, a nuk kemi qene te pushtuar nga Italia fashiste? Qeshi: Nuk e di, shihe vete! Mbeta i habitur. Tani po e merrja vesh se i ashtuquajturi pushtim fashist paska qene konsolidimi u Mbreterise Shqiptare, por se nen ke mbret ne dokumente nuk thuhej. Formalizmi qëndronte ne mungesën e emrit te mbretit apo ne pranimin e mbretërisë shqiptare? A nuk është kjo një pike e erret ne historinë e messhekullit te XX-te? Çfarë fsheh politika për ato vite ku dhe fillon realisht lëvizja komuniste e Enver Hoxhës?

E pyeta për praninë e dy institucioneve fetare pranë njera-tjeteres ne te njëjtin oborr: Xhamisë se Madhe dhe Kishës Ortodokse. Ishte një teme mjaft interesante dhe mësues Ibrahimi fliste me mjaft kompetence. E filloi historinë e tyre me xhamitë ku Ferizaj kishte pasur dy xhami, te cilat gjenden edhe sot. Xhamia e Vogël është ndërtuar e para dhe thuhet se është e ndërtuar nga familja e Ibrahim Boshnjakut me prejardhje prej Bihaqit te Bosnjës, ndërsa Xhamia e Madhe është ndërtuar pas betejës se Slivoves (1881). Pra te dy xhamitë janë ndërtuar ne kohen e Turqisë, para viti 1912. Xhamia e Madhe ne vitin 1941 ushte rrënuar nga bombardimet e avionëve te Gjermanisë Naziste e për rrjedhoje me 1943 pak me larg prej hekurudhe ku ishte xhamia e pare, ndërtohet xhamia e sotme. Ne këto dy xhami detyrën e imamit e kane kryer haxhi Ahmet Pllana, hafez Jusuf Ramadani, hafes Halim Carkaxhiu, mulla Syle Idrizi. Me i përmenduri midis tyre ishte Haxhi Pllana qe te moshuarit e kujtojnë si hoxhe te madh ne aspektin e diturisë dhe njohjes se problemeve, tërheqës ne ligjërata fetare ne xhami e gjetke po dhe mjaft korrekt dhe nganjëherë edhe i ashpër. I përkiste atyre personaliteteve fetare qe dha një kontribut te madh për ndalimin e emigrimeve dhe te shpërnguljes se shume qytetareve dhe fshatareve për ne Turqi.

Ferizaj ne këtë periudhe i ka pasur dy kisha: Kishën Katolike dhe Kishën Ortodokse Serbe. Kisha e sotme Katolike është e ndërtuar ne vitin 1926, por ajo ka pas ekzistuar edhe me përpara pasi ne këtë kishë gjenden dokumente, ne te cilat shihet se qe nga viti 1889 ne këtë objekt kulti kryheshin pagëzime dhe regjistrime te fëmijëve te porsalindur. Fillimisht priftërinjtë vinin nga Sllovenia e pastaj nga Shkupi e Prizreni. Ne mungese te lokaleve ritet fetare dhe aktivitetet e tjera arsimore dhe kulturore  zhvilloheshin ne shtepi private te besimtareve katolike. Priftërinjtë e zellshëm katolike angazhuan rininë  jo vetëm katolike ne proceset sportive. Prifti i pare i Ferizajt ka qene Don Bartalomeo Fratelli dhe Don Tadej Ivani si ndihmës i tij. Pastaj erdhën Nikolle Mazreku dhe Don Luigj Kurti. Mësues Ibrahimi ju rikthye edhe një here figurës se Don Shtjefen Kurtit, i cili ishte bere prift me 13.05.1921 dhe kishte qene, sipas studiuesit francez Didier Rance, rrefystar i Nene Terezes. Se bashku me dy priftërinj te tjerë, qe shërbenin ne fshatrat përreth Gjakovës, Don Luigj Gashi dhe Don Gjon Bisaku, mblodhën fakte dhe dokumente qe do te përbenin denoncimin kundër Serbisë ne materialin historik Momeie ne gjuhen frënge, te cilën me 05.05.1930 do t’ja paraqisnin sekretarit te Përgjithshëm te Lidhjes se Kombeve (sot OKB) me seli ne Gjeneve z. Erik Drymond. E mbylli panoramën mbi Kishat Katolike me figurën e Don Shtjefen Kurtit “ferizajasi ynë nxënësi i shkëlqyer i shkollës sonë qe shpëtoi nga serbet, por jo edhe nga shqiptaret”.

Për Kishën ortodokse serbe foli mjaft shkurt: ishte ndërtuar ne vitin 1928-1931 ne oborrin e Xhamisë se Madhe dhe vetëm kaq. E kuptova qe ishte i mbushur me një urrejtje ta pakufishme për një regjim qe i kishte torturuar shqiptaret për afro një shekull ne mënyrën me tejskajshme.

Pashe oren, kishte kaluar pa u ndjere afro nje ore kur befas me drejtoi pyetjen: a e dini se cfare eshte bifurkacioni? Ngrita supet edhe pse para dy vjetësh kisha qene tek lokali ne kompleksin turistik te bifurkacionit, por qe tani nuk me kujtohej as si emër. Mësues Ibrahimi filloi shpjegimin: është i vetmi lume ne Evrope (ekziston edhe nje ne Amerike Jugore ne lumin Kisikjare) qe buron ne nje pike dhe derdhet ne dy pika te ndryshme. Behet fjale për lumin Neredime  afër mullirit te Nikes, i cili ndahet ne dy pjese. Njëra pjese e ujit qe rrjedh ne veri-lindje, derdhet ne moçalin e Sazlisë e prej aty derdhet ne Sitnicë, Sitnica derdhet ne Ibër, Ibri ne Moravën Perëndimore, Morava derdhet ne Danub, kurse Danubi derdhet ne Detin e Zi. Ndërsa pjesa e dyte e ujit qe rrjedh ne drejtim te jugut shkon ne Kaçanik, ku lumi i Neredimes derdhet ne Lepenc, Lepenci derdhet ne Vardar, kurse Vardari derdhet ne Detin Egje. Por gjeografët pretendojnë se bifurkacioni i lumit te Neredimes është artificial dhe se është krijuar me ndarjen e ujit te lumit për tu shfrytëzuar për bluarjen e drithit ne mullirin e Nikes. Nuk dihet viti, por ky bifurkacion ka ekzistuar qe nga mesjeta, para themelimit te Ferizajt dhe mullinjtë para vitit 1873.

Skema ne faqen 188 (fig. 1) është e ndërtuar nga unë ashtu siç ma ka marre mendja dhe nuk përputhet me gjendjen topogjeografike, por te paktën krijon një ide se çfarë është bifurkacioni dhe si paraqitet ai për rastin konkret. Kur erdha ne Tirane dhe kontrollova ne internet procesin ne fjale, pashe qe mësuesi Ibrahim Hyseni kishte bere një pune jashtëzakonisht te pëlqyeshme edhe pse ishte ne moshe te thyer. A nuk tregon ky rast se çdo mësues shqiptar, kudo qofte ai, ka se çfarë t’i tregoje brezave pasardhës për punën dhe jetën e tij?

Erdhi Rexha dhe m’u drejtua: “- kaloi ora 11, a do te nisesh për Shqipëri?” Ja bëra me dore dhe u ngrita, por mësues Ibrahimi nuk me la. Me tregoi librin dhe shkroi ne faqen e dyte: I dhurohet mikut te nderuar z. Genc Hoti. Me respekt Autori, firma Ferizaj, 19.01.2014. Pasi ma dha ne dore me tha: – Çka biseduam i ke te gjitha këtu. E përcolla mësues Ibrahimin Hysenin deri tek sheshi qendror ku ndodhej busti i dëshmorit te UÇK kushtuar 27 Nëntorit 1968 ditën kur filluan demonstratat për vetëvendosje ne viset shqiptare nen pushtimin  jugosllav, për Kosovën Republikë, për Universitet dhe për Flamurin Kombëtar, inauguruar me 27 Nëntor 2008 (atë dite, 2012,  kur është vendosur busti dhe erdhën udhëheqësit e Shtetit te Kosovës, kam qene pikërisht këtu dhe kam bere disa fotografi).

Kishte kaluar plot një ore dhe ne atë ore kisha mësuar gjitheshka qe ishte shprehur ne një libër për te cilin autori kishte punuar muaj te tere. Ja perse shqiptaret kane rast te mësojnë mbi Ferizajn vetëm për një ore atë qe historia ka bere për 140 vjet.

(Shkëputa këtë shkrim të autorit, Genc Hoti, nga fakti se ai jep një përshkrim shumë të thuktë e përmbajtjesor për qytetin e Ferizaj, përmes një kroniku e mësuesi veteran, siç ishte Ibrahim Hyseni, që ditë më parë është ndarë nga mesi ynë, por që i ka lënë qytetit të tij një monografi apo thënë shkurt një histori të rrallë. Me këtë rast edhe autorin e këtij teksti e edhe veteranin Ibrahim Hyseni do mbajtur mend për një takim por edhe një shkri, që rrallë i hasim në mediat tona. Ndërsa pos një foto të autorit , nga arkivi im shkëputa edhe dy-tri foto të hershme të qytetit dhe një të vonë që kam shkrep bashkë me dy foto me Ibrahim Hysenin në rrugëtim për në Korçë e Pogradec). )