Çfar kryministri i duhet republikës së Kosovës dhe Shqipërisë?

Isa H. Dërmaku

Thjesht, studim i bazuar vetëm në parimet shkencore.

Ate që e kishte, ka sot dhe, duhert ta ketë Kosova dhe Shqipëria Kryeminstër, duhet të jenë njerëz tepër i dishëm, të pakorruptueshëm, krejtësisht racional, tepër i guximshëm, të pathyeshëm prej asnjë presioni ngado që vjen, dhe si të tillë duhet të jen e të mbesin njerëz i të gjitha vlerave njërozore që njeriun e bëjnë njeri në kuptimin më të mirë të fjalës.

Njërëz të dinitetit dhe absolutisht të pakurruptueshëm.

Ja faktet konkrete që po i japim si një ta quajmë rezymim logjikë e krejtësisht shkencor pra racional:

Natyrisht, për të analizuar një çështje të tillë na duhet të merremi me gjërat konkrete, pra duhet dhënë përgjigjet adekuate për ate se cilat janë ato cilësi që i ka apo do të duhej t’i ketë Kryeministri i Republikës së Kosovës, intencë jetike kjo që ta kemi shtetin plotësisht të lirë, demokratik, të zhvilluar, me drejtësi klasi A, dhe mundësi të barabarta për secilin dhe të gjithë, pra krejtësisht modern me të gjitha vlerat e njëmendëta evropjane, së cilës edhe i përkasim jo vetëm gjeografikisht.

Një Kryeministër, si një lider i një shteti të lirë, demokratik, të zhvilluar dhe modern evropjan duhet të ketë shumë vlera të vërteta që njeriun e bëjnë të jetë njeri në kuptimin më të mirë të fjalës si shënuam edhe më lartë, prandaj ne do të vazhdojm t’i shënojmë disa nga këto vlera, parë nga këndi i sociologjisë, etikës, psikologjisë, politikës së vërtetë, ekonomisë, sigurisë, logjikës dhe filozofisë njerëzore konsiderohen më të rëndësishmet në mesin e të rëndësishmeve për të qenë në gjendje të udhëheq apo të drejtoj, përfaqësojë kombin dhe shtetin me shumë sukses.

Të jemi të kjartë, njeriu pra edhe lider të përsosur sot për sot këtu dhe askund në botë nuk ka dhe as që mund të ketë, por megjithatë duhet përpiqemi maksimalisht kah arritja në intencën e përsosmërisë së dëshirueshme nga secili dhe gjithë njerëzit që priren nga arsyeja humane.

Në vijim po shënojmë se cilat janë disa nga vlerat kryesore në mesin e vlerave të shumta e të rëndësishme që një lider i tillë, pra Kryeministri i Republikës së Kosovës, Shqipërisë, duhet t’i ketë e t’i kultivojë ato vazhdimisht:

Integriteti – një lider duhet të jetë i ndershëm dhe i sinqertë dhe të veprojë në përputhje me parimet e tij dhe të mos ketë ndonjë konflikt interesi.

Vullneti për të mësuar – një lider duhet të jetë i hapur ndaj ideve të reja dhe të jetë gati të mësojë dhe të ndryshojë qëndrimin e tij kur është e nevojshme.

Komunikimi i mirë – një lider duhet të jetë në gjendje të komunikojë qartë dhe efektivisht me qytetarët dhe të ndërtojë një lidhje të fortë me ta.

Lidershipi – një lider duhet të ketë aftësinë për të drejtuar dhe udhëhequr me autoritet ligjor dhe të sigurojë që ekipi të punojë së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta. 

Zbatimi i ligjit – një lider duhet të respektojë dhe të zbatonte ligjin në mënyrë të barabartë dhe të sigurojë që të gjithë qytetarët të kenë të njëjtin akses dhe të drejta. 

Përfaqësimi i diversitetit – një lider duhet të respektojë dhe të përfaqësojë diversitetin në shoqëri dhe të sigurojë që të gjithë qytetarët të kenë të njëjtin akses dhe të drejta, pavarësisht nga kultura, feja, raca apo ngjyra e lëkurës.

Vullneti për të punuar – një lider duhet të ketë një vullnet të vërtetë për të punuar dhe për të bërë ndryshime pozitive në vendin e tij dhe për të ndryshuar për të mirën e qytetarëve.  Për të qenë Lideri ai që i duhet Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë dhe jo vetëm, duhen edhe ca vlera të tjera plotësuese, si domosdoshmëri për të qenë Kryeministri, pra Lider, i vërtetë i vlerave për t’i prirë ekzekutivit të shtetit bashkëkohor modern evropjan.
Ne, po i shtojmë këto cilësi të tjera që janë të rëndësishme për një lider të një shteti të lirë, demokratik, të zhvilluar dhe modern evropjan:

Duhet patur aftësi specifike, pra shkencore, edhe në aspektin arritjes por edhe vlerësimit të arsimit dhe inovacionit – një lider duhet të vlerësojë arsimin dhe inovacionin dhe të investojë në to sa dhe si duhet, pra në kohë me kohën, për të siguruar një shoqëri më të zhvilluar dhe më të kualifikuar, si në shtetet e sotme moderne evropjane, shembull i shkëlqyer për të gjitha segmenetet e jetës, Zvicëra.   

Mbrojtja e të drejtave të njeriut – një lider duhet të mbrojë të drejtat e njeriut dhe të luftojë diskriminimin dhe shkeljen e tyre në mënyra të ndryshme.

Vëmendja të përqendruar ndaj mjedisit dhe zbatimi i politikave të qëndrueshme – një lider, në këtë rast Kryeministër i Republikës Kosovës, Shqipërisë dhe jo vetëm, duhet të ketë vëmendje ndaj mjedisit dhe të promovojë zbatimin e politikave të qëndrueshme dhe të bëjë përpjekje për të ndryshuar klimën në mënyrë pozitive. 

Kjo kërkon punë ligjore dhe tepër të përkushtuar dhe të vendosur.

Vullneti për të bashkëpunuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht – një lider duhet të jetë i gatshëm të bashkëpunojë s’pari me opoziten, shoqërinë civile… dhe gjithësesi me shtete të tjera për të zgjidhur problemet, lokale, rajonale, evropjane pse jo edhe ato globale dhe për të siguruar stabilitet e siguri në rajon dhe në nivel ndërkombëtar, pa i harruar mediat e vërteta, pra ato që nuk merren me shpifje dhe gënjeshtara…

Toleranca ndaj kritikave – një lider, që tashmë është apo do të jetë Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, duhet të jenë i hapur ndaj kritikave dhe të jenë në gjendje të pranojnë dhe të trajtojnë kritikat në mënyrë të ndershme dhe të konstruktive. 

Pa kritikë të njëmendët nuk ka asnjë lloj përparimi të përmasave që kërkojnë shtetet bashkëkohore moderne evropjane.

Secili nga lexuesit e vëmendshëm do të pyeste: 

Po Lira dhe liria e fjalës, po mediat, po lufta kunder korrupcionit dhe të tjerat si keto?

Gjithësei se Po, këto asesi nuk guxojnë të anashkalohen, sepse, Lira është esencialja, pa të cilën nuk mund të ketë asgjë të ndritshme në aspektin e lulëzimit të demokracisë me të gjitha segmenetet që i shkojnë asj. Pastaj aty edhe liroa e fjalës, mediat, lufta kundër korrupsionit…, janë gjithashtu cilësi e shkuar cilësive, pra tejet të rëndësishme për një lider të një shteti të lirë, demokratik, të zhvilluar dhe modern evropjan. Për secilën apo për disa nga to janë dhe duhet të jenë këtu edhe disa shpjegime të vëmenshme për secilën nga këto vlera:

Lira e fjalës – një Kryeministër, gjithësesi fjala është për lider duhet të respektojë lirinë e fjalës dhe aq më shumë praktikisht të promovojë një mjedis të hapur dhe të lirë për debat dhe diskutime të ndryshme.

Mediat – një lider duhet të respektojë lirinë e mediave dhe të promovojë një mjedis të lirë dhe të hapur për mediat për të bërë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Kjo përfshin mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve të drejtave të njeriut, që ndërtojnë një opinion të lirë dhe të paanshëm. Mediat që nuk diskriminojnë askend dhe asnjëherë. 

Mediat apo gazetrarët që lansojnë shpifjen, mashtrimet, diskriminimin gjinor, racor apo fetar, korrupsionin dhe krimin në përgjithësi…, ata nuk duhet konsideruar gazetar apo media të lira, prandaj duhet respektuar kodi etik, ligjor dhe njerëzor.

Lufta kundër korrupsionit – një lider duhet të ketë një qasje të vendosur për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar transparencën dhe llogaridhënien në qeverisjen e shtetit. Kjo përfshin krijimin e mekanizmave të nevojshëm për të luftuar korrupsionin dhe përgjegjësinë e drejtësisë për të ndjekur dhe dënuar korrupsionin.

Pavarësia e gjyqësisë – një lider, që tashmë është apo do të jetë Kryminister, duhet të respektojë me vendosmëri e guxim pavarësinë e gjyqësisë dhe të sigurojë që të gjithë të kenë një proces të drejtë dhe të ndershëm në sistemin gjyqësor. Kjo përfshin edhe mbrojtjen e pavarësisë së prokurorisë dhe gjykatave. Imponimet autoritare, familjarizmat…, apo shantazheve e kërcnimeve eventuale ndaj tyre dhe jo vetëm duhet luftohet pa vonesa me fuqinë ligjeve pozitive në fuqi. 

Por, në drejtësi nuk duhet punojnë ata e ato që i kanë shëbyer besnikërisht armikut, pra Serbojugosllavisë, duke dënuar e maltretuar mizorisht njerëzit që e donin çlimrin nga robëria dhe fitoren e Lirisë. 

Kriminelët e të gjitha ngjyrave në asnjë vend të botës nuk duhet lejuar ta ndojnë drejtësinë. 

Prioritet në mesin e prioritetve të tjera duhet konsideruar krejtësisht dhe seriozisht zhvillimin ekonomik dhe promovimi i biznesit – një Kryeminister duhet të ketë një qasje të vendosur për të promovuar zhvillimin ekonomik, tregun e lirë… dhe të krijojë një mjedis të shumë favorshëm për biznesin dhe investimet. Kjo përfshin krijimin e politikave dhe strategjive të nevojshme për të rritur produktivitetin dhe të krijojë vende të reja pune. Aty ku ka zhvillim ekonomik ka punësime, pra aty ka edhe përparime që është apo që i shkon nivelit që e fuqizon shtetin modern e demokratik në Evropë, pse jo edhe në Republikën e Kosovës e të Shqipërisë si shtete evropjane.

Edukimi, arsimimi dhe shëndetësia – një lider duhet të vlerësojë rëndësinë e edukimit, arsimimit dhe shëndetësisë dhe të investojë në to për të siguruar një shoqëri më të shëndetshme dhe më të kualifikuar. Kjo përfshin krijimin e politikave dhe strategjive të nevojshme për të rritur nivelin e edukimit, arsimimit dhe për të siguruar një sistem shëndetësor, social të fuqishëm dhe të aksesueshëm për të gjithë.

Siguria dhe mbrojtja e shtetasve – një lider duhet të ketë një qasje të vendosur për të siguruar sigurinë e shtetasve dhe për të mbrojtur ata nga kërcënimet e ndryshme. Kjo përfshin krijimin e mekanizmave të nevojshëm për të luftuar krimin dhe terrorizmin dhe për të mbrojtur shtetasit nga kërcënimi i jashtëm dhe brenda vendit.

Pa siguri të nivelit të lartë e modern dhe shumë cilësor, të gjitha ato që shënuam më lartë do të çalojnin, pra nuk do të funksiononin as për së afërmi në plotësimin e kërkesave vitale për të qenë shtet modern, demokratik edhe të lirë evropjan.

Këto nuk janë utopi, nuk janë vetëm dëshira të parealizueshme, pra këto janë cilësitë konkrete që domosdoshmërisht i duhet t’i ketë një Lider pra Kryeministër i Kosovës, Shqipërisë…, që të arrimë në nivelin e duhur, apo, arritjen aty ku është sot Evropa. Vlera këto që janë imediate, që Kryeministri Kosovës, Shqipërisë, si lider brilant, duhet t’i plotësojn në pjesën dërmuese të këtyre kritereve më shumë dhe më mirë se të gjithë dhe liderët tjerë në rajon dhe jo vetëm.

Kryeministrat shqiptar, po i realizuan këto cilësi, do jenë modeli për liritë dhe demokracitë sikurse edhe në BE-së dhe jo vetëm. Pra, si të tillë do të jenë Kryeministëra të kompletuar me të gjitha vlerat e mundshme njerëzore.

Sikurse ajri që i duhet njeriut për të jetuar, ashtu edhe Liderit, i duhen cilësitë që i cekëm për të qenë Lider i vërtetë, pra për të qenë Kryeministëra, pra Pris Elitar i shtetit, Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe jo vetëm.

Kosova, Shqipëria dhe asnjë vend tjetër në botë, nuk ka mundësi ta zhdukë kancerin e shoqërisë pra korrupsionin, pa e pasur një Kryeministër Brilant me të gjitha cilësit njerëszore siç është sot Lideri në Zvicër. Pra, Kryeministër Lider. Kryeministër i Lirisë dhe Demokracisë me siguri e progrese të njëmendëta, pra të vërteta.

Për të gjitha këto, si një rezymim logjikë, si përmbledhje me përmbajtje krejtësisht cilësore, që lideri, pra jo vetëm Kryministrat, i kanë dhe duhet t’i kenë:

Aftësitë cilësore për të kuptuar, mësuar, përballje me sfidat në mënërë efikase, kjo ka apo duhet të ketë aty brenda edhe aftësianë për t’i kupuar e ndjerë me mirëkutim njerëzorë emocionet njerëzëve. Këto asesi nuk mund të bëhen pa atë bazën etike pra morale të pastër si loti i fëmive, ndershmëri kjo me zell cilësor dhe të qëndrueshme për të vënë edhe ekuilibrin apo barazinë për secilin dhe gjithë pa përjashtim. Aftësi për të qenë tolerantë, këtu edhe duhet pranuar gabimin nëse eventualisht është bërë ndaj veti apo të tjerëve. Ky nuk është vetëm respekt për tjertë, se me te së pari respekton veten. Kështu krijohet jo vetëm admirimi, por edhe jep vullneti që të imitojnë zellshëm deri në nivelin maksimal të kujdesit me shumë vendosmëri dhe përkushtim. Asnjë ambicie personale nuk guxon të shkelë në ndjenjat e dashurisë as familjare e as shoqërore, këto duhet konsideruar si të shenjta, ashtu si edhe tjerat që kanë vlera njerëzore. Lideri i vetëdishëm kurrë nuk e lë shëndetësinë dhe sigurinë në duart e të korrptuarve, sepse pa solidaritet njerëzor dhe pa sigurinë dhe shëndetin as që mund të ketë mirëqenje as familjare, as shoqërore, pra as njerëzor. Vendosmëria kurrë nuk duhet konsideruar kryelartësi, përkundrazi ajo është dhe duhet të jetë modesti në korrnizat e zellit të etikës njerëzore. Kjo s’do të thotë kurrë që lideri apo kryetarit, kryemistrit s’duhet të kritikohen për parregullësitë eventuale, përkundrazi ata e kanë për detyrë jo vetëm t’i kritikojnë por edhe ligjërisht përmes drejtësisë të sanksionohen efektivisht në varësi nga pesha fait që kanë bërë.

Po ashtu lideri i vërtetë e me kulturë* nuk guxon ta konsideron veten profet, pra të pa kritikueshëm dhe të pa gabime, pra ai/ajo kanë përdtyrë ato t’i marin seriozisht dhe t’i evitojnë me kohë gabimet eventuale.

Po ashtu edhe liderët (të përgjegjëshmit dhe të ndërgjegjëshmit) janë dhe duhet të jenë të çasshëm për drejtësinë dhe të japi llogari çdo çast që ajo, pra drejtësi e vërtë ligjore, kërkon ate.   
Drejtësia dhe siguria e kapur nga korrupsioni dhe krimet tjera janë supër krim, krim mbi të gjitha krimet. Liderët mbi të gjitha dhe parasëgjithash duhet të jenë Njerëz.   
________________
* Kultura si cilësi më e lartë njerëzore.
 Kultura është një nga cilësitë themelore njerëzore dhe përcaktohet nga mënyra si një grup njerëzish jetojnë dhe zhvillohen. Ajo përfshin vlerat, besimet, normat, zakonet, traditat, gjuhën, artin dhe shkencën. Kultura ndikon në perceptimet, sjelljet dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, dhe është një aspekt themelor i identitetit njerëzor dhe diversitetit kulturor.

(Punimi bazohet kryesisht në parimet politikës, në ato sociologjike, filozofike, logjike, psikologjike, etike, morale dhe ato të jetës praktike dhe tradicionale, por edhe nga mediat elektronike, encikolopeditë shkencore gjermanisht dhe shqip, dhe jo vetëm. Ihd)