Cak i vizitave të mija në shoqërim me profesor Michele Greco, më 23 Gusht 2021, ishin tri ngulimet arbëreshe në provincën e Krotonës: Carfizzi (arbërisht: Karfici); San Nicola dell’Alto (arbërisht: Shën Kolli) dhe Pallagorio ( arbëresht: Puhëriu).- Por kësaj radhe do të ndalemi te Carfizzi apo Karfici, i cili edhe sot prej më tepër se pesë shekujsh frymon shqip si në rrugë, familje apo në kishë, muze e bashkësi dhe patëm rastin nga afër të shijojmë mikpritjen tradicionale, një dhunti kjo nga toka e të parëve.
Nga Rexhep Rifati me foto autoriale
Se sa peshon mikpritja në mesin e vëllezërve arbëresh, këtë më së miri e kam përjetuar gjatë vizitës së fundit në qytezën arbëreshe Carfizzi apo arbërisht: Karfici, kur njeriu i parë që takuam në rrugë jo vetëm që na shoqëroi e na ftoi edhe në ndej në shtëpinë e tij. Ku e ëma e tij 75 vjeçare nga përgatiti edhe një drekë të shpejtë me ushqime e perime, por edhe na shoqëroi edhe gjatë vizitës në dy katundet tjera arbëreshe, të krahinës së Krotenës në: Shën Kolli dhe në Puhëriu Ishte ky agronomi i bujqësisë Amodeo Andrea, i cili na mundësoi një vizitë shumë të detajuar në Karfici, duke filluar nga Bashkia, muzeu etnografik, muzeu i shkrimtarit Karmine Abate (Carmine Abbate), autor i shumë veprave, disa nga të cilat janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, si dhe në shtëpi që kanë histori apo edhe në pjesën e vjetër të qytezës ku edhe më tej janë bedenat shekullore të arbëreshëve të parë në këtë vend.
Pritje të ngrohtë patëm edhe nga vet kryetari e nënkryetari i kësaj bashkësie, madje ky i fundit na shoqëroi edhe gjatë vizitës në muzeun që i ka ngrit Bashkësia e qytetit, për së gjallë shkrimtarit të njohur Karmine Abate. Shembulli i një Bashkësie arbëreshe që ti ngrit muze një shkrimtari të vet do të ishte me interes të merret si shembull edhe në vet trojet tona etnike.
Ajo që më la përshtypje në paradhomën mes zyrës së kryetarit të Bashkësisë dhe muzeut ishte një mesazh me shumë përmbajtje: “BASHKË JEMI MË SHUMË!” , ndërsa në hyrje të këtij ngulimi gjemë tabelën e vendosur nga bashkësia e qytetit në dy gjuhë, ku në shqipet shkruan: Mirësevini te HORA, ku gjeni mikpritjen tonë të madhe dhe kulturën tonë të bukur”.
Dhe vërtetë këtë kulturë e hasëm pos në dy muzetë ku kostumeve kombëtare dhe librave , ku traditës dhe artit e letërsisë i kushtohet një trajtim i veçantë. Me një fjalë këtu ruhen shumë mirë edhe gjuha e edhe traditat.
Përndryshe sa i përket pozitës gjeografike të Karficit, ai ndodhet në një kodër të bukur, duku 450 metra mbi nivelin e detit . Në veçanti inspiron pesa e vjetër e qytetit, ndërsa që ky vendbanim tash numëron rreth 1500 banorë. Edhe gjatë vizitës sonë pamë se si në shesh dhe për rreth bashkësisë, arbëreshet e këtushëm kryesisht të moshuar, gjejnë çlodhje e pushim duke bashkëbiseduar në grupe.
Përndryshe gjatë vizitës sonë në këtë ngulim mezi i përballova temperaturave të larta prej mbi 35 gradësh celsius!