Patëllgjan me mish viçi
Përbërësit:
500 gr mish
1 spec
4 qepë
2 karrota
200gr këpurdha të freskëta
erëza të freskëta( majdonoz, basilik, mente)
kripë, piper dhe kimion
2 luge purë të specave
Mënyra e përgatitjes:
Patëllgjani prehet në rriska të holla dhe fërgohet në vaj( nuk duhet ti fërgojmë shume, se nuk mundemi tu mbështjellim), mishi me perimet fërgohet në tigan. Pastaj mbështillen patëllgjanet me mish dhe radhiten në tepsi. Në fund 2 lugë pure të specave i përziejmë me një gotë të madhe me ujë dhe ia hedhim sipër. I lëmë në furrë 200 gradë deri sa të trashet sosa.
Buraniat:
2 qepë
500 gr burania
kripë
pak sheqer
100 ml ujë.
Qepën e prejmë për së gjati dhe e fërgojmë në vaj ulliri deri sa fillon ttë marrë ngjyrë. Shtohen buraniat, kripa dhe sheqeri dhe i lëmë në zjarr mesatar. Kur fillojnë të gatuhen, e rrisim temperaturën dhe i shtojmë ujin dhe i mbulojmë me kapak deri sa të shterret uji.
Pilaf me sharija:
1 gote uji sharija
8 gota të qajit bullgur
vaj
kripë
ujë.
Hedhim vajin në tengjere dhe pasi të jetë ngrohur vaji, shtojmë sharijat. I përzimë deri sa të marrin ngjyrë kafe. Shtojmë bullgurin dhe i përziejmë deri sa të fërgohet bollguri. I shtojmë ujin dhe e lëmë të vloj për 3-4 min. Pastaj e mbulojmë me kapak dhe në zjarrë të ulët e lëmë deri sa të shterret uji.
Sallata:
1 lativia
qepë të reja
domate
një tufë e madhe majdonoz
limon, vaj ulliri dhe kripë.